Fjalime, kremtime dhe urime pėr 101 vjetorin e Ditės sė Pavarėsisė
Nė 101 vjetorin e Ditės sė Pavarėsisė do tė jenė sė bashku krerėt e shtetit presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.
Sot nė orėn 11:00 nisin nė Vlorė festimet pėr 28 Nėntorin dhe tre krerėt e shtetit do tė marrin pjesė nė ceremoninė e ngritjes sė Flamurit dhe mė pas nė vendosjen e kurorave me lule te varri i Ismail Qemalit.
Aktivitetet do tė vijojnė nė teatrin Petro Marko ku kryeministri Rama do tė ketė dhe njė prononcim pėr mediet.
Nė orėn 12.00 nė teatrin Petro Marko do tė bėhet prezantimi i projektit Lungo Mare si dhe do tė shpallet konkursi ndėrkombėtar pėr projektin e vijės bregdetare tė qytetit tė Vlorės.
Nė orėn 19.00 kreu i qeverisė do tė marrė pjesė nė pritjen e presidentit tė Republikės.
Aktivitetet janė paraprirė nga mesazhe tė shumta urimi. Me rastin e 101-vjetorit tė Pavarėsisė, Presidenti Nishani ka marrė mesazhe urimi nga presidenti i SHBA Barack Obama,. nga presidenti i Gjermanisė, Joachim Gauck, ai austriak, Heinz Fischer, i Izraelit, Shimon Peres, nga presidenti i Zvicrės, Ueli Maurer dhe presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga. Ndėrkohė kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi ka uruar homologun shqiptar, Edi Rama pėr festėn e 28 Nėntorit.