Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-14, 13:33   #787
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Prizren, arrestohet “polici” qė shantazhonte femrat nė “Facebook”



09.01.2014

Pėrmes prezantimit tė “rremė” si shef policor i stacionit nė Prizren, shantazhoi duke shfrytėzuar seksualisht disa femra, ndėrsa ra nė kurthin e policisė pėrderisa pėrmes rrjetit social “Facebook” kėrcėnoi njėrėn nga viktimat, tė cilėn e kishte “friends”, por i kėrkoi para pėr ta lėnė tė qetė nga policia, me arsyetimin se kishte informacione qė viktima do tė arrestohej pėr shkak tė ndėrlidhjes nė vepra tė kundėrligjshme.

Rastin e konfirmoi zyrtari pėr media pranė policisė nė Prizren, Hazir Berisha, i cili tha se mėngjesin e sotėm nė Qendrėn e Drejtorisė rajonale tė policisė, njė viktimė 20 vjeēare ka njoftuar pėr kėrcėnimin e saj pėrmes rrjetit social nga i dyshuari.

Drejtori i policisė nė Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha pėr “Zėrin” se ekziston dyshimi se ky person pėrmes shantazhit t’i ketė shfrytėzuar seksualisht disa viktima, tė cilat madje i kishte detyruar qė edhe t’ia paguanin motelet, pas kryerjes sė veprės.

“Duke u prezantuar si shef policie nė Prizren, i dyshuari i kėrcėnonte viktimat femra duke u thėnė se kishte informacione se ato po merreshin me vepra tė kundėrligjshme, pėrfshirė drogėn, armėt dhe veprat tjera, ndėrsa pėr t’i heshtur rastet dyshohet t’i ketė kushtėzuar”, tha ai, raporton “Zėri”.
Sipas nėnkolonelit Krasniqi, i dyshuari sė fundmi ishte paraqitur si udhėheqės civil i njėsisė speciale tė policisė nė Prizren, ndėrsa atij i janė gjetur edhe foto tė cilat mendohet tė jenė tė viktimave, numri i tė cilave dyshohet tė jetė mbi dhjetė.

Viktima, qė zbuloi kėtė tė dyshuar, ka deklaruar nė polici se me tė dyshuarin, qė ishte prezantuar me emrin Bardh Kastrati, ishte njohur pėrmes “Facebookut” muaj mė parė.

Vajza, qė lajmėroi policinė, ishte kėrcėnuar pėrmes “Facebook-ut” dhe telefonit, ndėrsa i dyshuari i ka kėrkuar njė shumė tė hollash nė mėnyrė qė ta linte tė qetė, ndryshe ai do ta arrestonte nė cilėsinė e policit.

Zėdhėnėsi Berisha, me arsyetim tė ruajtjes sė hetimeve, nuk bėri tė ditur identitetin e viktimės e as tė personit tė dyshimtė, qė tashmė ndodhet nė duart e policisė.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari ėshtė arrestuar nė momentin kur viktima kishte caktuar njė takim me tė dyshuarin, pėr t’ia dorėzuar atij shumėn e parave tė kėrkuara, ndėrsa policia kishte intervenuar menjėherė posa ai mori njė shumė tė vogėl tė parave nga viktima.
Hetuesit policorė bėnė arrestimin e tė dyshuarit nė vepėr, pas njė plani operativ tė pėrgatitur paraprakisht.

Jozyrtarisht nga burime policore, “Zėri” ka arritur t’i sigurojė inicialet e personit tė dyshuar, M.K nga fshati Radostė e Rahovecit, ndėrsa viktima ėshtė nga njė fshat i Gjakovės.

Kryeprokurori i Prokurorisė Themelore tė Prizrenit, Sylė Hoxha, tha se ndaj tė dyshuarit tashmė janė hapur hetimet dhe pritet caktimi i paraburgimit, ndėrkohė qė po zhvillohen hetime tė tjera pėr zbardhjen e kėtij rasti.

Kjo ndėrkaq nuk ėshtė hera e parė qė policia rajonale nė Prizren arreston persona pėr shkak tė shantazhit, por kryesisht pėrmes telefonit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė