Gega ia dhuron FAK-ut 10 mijė euro tė viteve tė burgut
Prishtinė, 06.03.2014
Pas vendimit tė Qeverisė sė Kosovės pėr shndėrrimin e FSK-sė nė Forca tė Armatosura tė Kosovės (FAK), ish i burgosuri politik, Hysen Gega, ka vendosur qė njė pjesė tė parave qė i takojnė atij pėr vitet e dėnimit tė kryera nė burgjet e ish-Jugosllavisė, tia dhurojė Forcave tė Armatosura tė Kosovės (FAK).
Nė njė bisedė pėr Epokėn e re, ai ka bėrė me dije se me njė shumė prej 10 mijė eurosh dėshiron ta ndihmojė ndėrtimin e Forcės sė Armatosur tė Kosovės.
Gega, i cili ka mbajtur rreth 12 vjet burgim, i ka thėnė Tribunės se Me dėshirėn mė tė madhe kam vendosur qė 10 mijė euro prej atyre mjeteve qė mė takojnė ti jap pėr ushtrinė tonė, pėr Forcat e Armatosura tė Kosovės.
Gega ka treguar se gjatė vuajtjes sė dėnimit kurrė nuk ka besuar se do ti kompensoheshin ditėt e kaluar nė burgje.