Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
|
Pėrkthyesi Skėnder Luarasi dhe kėndvėshtrimi i studjuesit Agron Tufa.
Petro Luarasi
Pėrkthyesi Skėnder Luarasi dhe kėndvėshtrimi i studjuesit Agron Tufa.
Nė median Start lexova shkrimin Pėrkthimi nė Shqipėri: zanafilla e dy paradigmave tė pėrkthimit tė zotit Agron Tufa, shkrimtar, studjues e pedagog i letėrsisė sė huaj nė UT.
Ndėr tė tjera ai shkruan: Pėrgjatė gjysmės sė dytė tė shekullit XX, duke pasur parasysh edhe llojin e letėrsisė qė, ideologjikisht, lejohej tė pėrkthehej dhe vetėm tradita e realizmit, dolėn njė gjeneratė e ndritshme pėrkthyesish qė sollėn nė toskėrisht e nė gjuhėn letrare tė pas vitit 1972 kryeveprat e shkrimtarėve realistė. Kėshtu kemi pėrkthimet e Petro Zhejit, Skėnder Luarasit, Misto Treskės (Tė mjerėt e Hygoit), Bujar Dokos dhe Klio Evangjelit (romanet e Dikensit), Vedat Kokonės nga frėngjishtja dhe rusishtja, Lili Bares - vetėm nga rusishtja, Pavli Qeskut, Pirro Mishės, Viktor Kalemit, Jorgo Bllacit, Ismail Kadaresė, Dritėro Agollit, Dhori Qiriazit etj. 1. (Start, 11.2. 2014. gazetastart.com/index.php?p=hg&hid=19697)
Nuk diskutoj pikėpamjet, kriteret vlerėsuese dhe njohuritė e tij mbi historinė e pėrkthimit dhe pėrkthyesve nė Shqipėri, si : Mithat Frashėri, Vangjel Korēa, Tajar Zavalani, por ndalem vetėm tek kėndvėshtrimi i pedagogut e studjuesit A.Tufa mbi vendin qė zė Skėnder Luarasi (1900-1982) nė lėmin e pėrkthimit shqip
Ndryshe nga sa shkruan A.Tufa, Skėnder Luarasi i pėrket pėrkthyesve tė viteve 20-tė sepse provohet qė nė vitin 1919 ka pėrkthyer nė SHBA tė paktėn tri vepra: Jul Cesarine Tregtarin e Venedikut tė Shekspirit dhe Skėnderbeun
e T.Uinkop-it. 2. (P. Luarasi, Skėnder Luarasi nė tempullin shekspirian, http://gazetadielli.com/skender-luar...n-shekspirian/ )
Deri nė vitin 1936 Skėnder Luarasi pėrktheu tė paktėn edhe 6 vepra tė tjera: Enoh Arden-Tenison (1933), Sakuntala-Kalidasa (1933), Vilhelm Teli-Shiler(1934), Novela-Oscar Uajld (1934), Prometeu i lidhur- P.Shelli) dhe Lirika - Li Taj Pe. Dy pėrkthimet e fundit kanė humbur ).3 (P.Luarasi. Vepra tė botuara tė pėrkthyera nga Skėnder Luarasi http://www.dardania.biz/vb/upload/sh...t=32729&page=2)
Nė shtypin e viteve 30-tė shkruhej: Kemi edhe pėrkthyesa qė janė punėtorė, tė aftė, tė zellshėm,tė cilėt na kanė falur pėrkthime kryeveprash tė vėshtira. Nė krye tė tyre qėndron Skėnder Luarasi me Sakuntalėn e Kalidasės, Vilhelm Tell-in e Schillerit dhe Novelat e Oscar Wilde
4. ( Vilhelm Teli, Illyria, 15 korrik 1934, f.3.)
Ethem Haxhiademi vlerėsonte se me njė vepėr tė tillė (Vilhelm Teli i Shilerit) dhe tė tjera si kėto duhet tė pasurohet pa vonesė lėmi i vogėl i literaturės sonė. Zoti Skėnder Luarasi i cili ka ditur kaq bukur tė pėrkthejė me gjithė hollėsirat e saj kėtė kryevepėr e cila e mėson rininė tė dojė dhe tė mbrojė lirinė, letrarėt e pakėt shqiptarė duhet ta pėrgėzojnė dhe ta urojnė nxehtėsisht.Nga pjesa ime pėrkthimin e Luarasit dua ta quaj njė nga pėrkthimet mė tė goditura qė janė ba deri sot nė Shqipėri.5. (Ethem Haxhiademi, Vilhelm Teli i Shilerit, Demokratia, 23.9. 1934, f.3.)
Gazeta Besa dhe gazeta austriake Salzburger FolksBlat njoftonin se Akademia Gjermane e Munchen-it i dha Skėnder Luarasti medaljen e argjendtė pėr pėrkthimin e veprės Wilhelm Tell.
Informohemi se Akademia Gjermane e Munchen-it i konferoi shkrimtarit shqiptar prof.Skėnder Luarasi medaljen e argjendtė tAkademisė Gjermane pėr pėrkthimin e tij tė veprės Wilhelm Telltė Friedrich Schiller-it. 6. (Besa. Ēquajtja e njė letrari shqiptar, 27.3.1935)
Akademia Gjermane nė Mynih shkrimtarit shqiptar Skėnder Luarasi pėr pėrkthimin e Vilhelm Telit tė Shilerit, i ka dhėnė Medaljen e Argjendtė tė Akademisė Gjermane. Luarasi ka qėnė nxėnės nė Gjimnazin e Fraishtadt-it nė tė cilin nė 1926 ka mbaruar maturėn. 7. (Gazeta Salzburge Folks Blat,12.4.1935)
Haki Stėrmilli shkruante nė librin Burgu:
7 Shkurt 1933 Sot, nė kohė tė zamrės merdh me postė Sakuntala, dramė pesė aktesh, vepėr e poetit Hindian Kalidasa qė ka jetue njimij e pesėqind vjet mė par[. Vepra ash pėrkthye nga gjermanishtja nė gjuhėn tonė prej Profesor Z.Skėnder Luarasit dhe ai ma ka ēue si nji kanisqė qė i dėrgon i shėndoshi tė sėmurit, me nji shėnim miqėsuer. Me nji herė u vuena me e shijue Sakuntalėn, Mbretneshėn e Bukuris, tė Pastėrtis, tė Pafajsis dhe tė Hirėsis sė Hindit dhe se lėshova nga duert deri sa u kėnaqa dhe u ngopa me tė deri sa e mbarova. Pėrkthimi asht i pėrsosun, pjella e njė mjeshtrije tė holle[ qė i zotnon tė dy gjuhėt dhe aq i lehtė e i rrjedhshėm sa i duket njeriut se asht tue lexue nji vepėr origjinale e jo nji pėrkthim. Vepra vetė, Sakuntala, asht nji mrekulli e pashoqe nga ato qė ngjajnė nė Hindin misterioz. Qysh nė hov tė parė u rrėmbye shpirti i em dhe fluturoi mbi horizontin e Veriut plot magji e bukuri. Shpirti i em i unshėm, mbasi brodhi nji kohė ndėr lulishtet e Parrizit Hindian, u end rreth Sakuntalės si nji flutur rrotull qiririt, por kur u shue ajo dritė lumnie si prej nji murranit t'egėr rashė e u mbyta nė Ganges, nė lumin e lotve tė derdhun prej dėshpėrimit. Po. U fundosa nė thellėsinat e kėtij lumi dhe vdiqa, por dora e Perėndis sė Brahmės qė pat mėshirė pėr mue mė shpėtoi, mė ringjalli dhe mė lumnoi tue mė ribashkue me Sakuntalėn. Qė tė mos zgjatem po e shkurtoj: Nė vazhdim tė leximit tė veprės zemra e eme shpesh here u rrėmbye nga rryma e dashunis sė flaktė qė dikohet herė mbas here, u pezmatue e u kėnaq simbas rasės dhe shumė herė mbeta i shtangur ase me shpirt pezull. Me nji fjalė derdha lot dėshpėrimi e gėzimi dhe shkaktarja e kėsaj gjendjeje qe Sakuntala. 7. (Haki Stėrmilli, Burgu, f.245-246)
Kėto janė disa referenca mbi disa nga vlerat e Skėnder Luarasit si shqipėrues dhe periudhėn kur ka nisur kėtė veprimtari.
Shpresojmė se ky shkrim do tė zgjojė kureshtjen dhe pėrgjegjshmėrinė intelektuale mbi veprimtarinė e personaliteteve tė rangut tė Skėnder Luarasit edhe tek pedagogė e studjues tė tjerė qė shkruajnė tekste e hartojnė programe akademike pasi nuk hasen shumė tė tillė. Pėr kėtė temė njė panoramė mė tė gjerė jep studimi Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare (P. Luarasi: Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare http://www.dardania.biz/vb/upload/sh...ad.php?t=32729)
Petro S. Luarasi
|