Tema: Lajme
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-10-03, 00:51   #17
doni
 
Anėtarėsuar: 02-10-03
Vendndodhja: Klina
Postime: 59
doni e ka pezulluar reputacionin
Gabim Fjala e Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova

Me rastin e vrasjes sė Ukė Bytyēit, kryetar i Asamblesė komunale dhe kryetar i degės sė LDK-sė nė Suharekė, sot nė Prishtinė, nėn drejtimin e Ibrahim Rugovės, President i Kosovės dhe kryetar i LDK-sė, u mbajt njė mbledhje pėrkujtimore e Kryesisė dhe Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė. Merrnin pjesė anėtarėt e organit mė tė lartė tė LDK-sė, familja e tė ndjerit Ukė Bytyēi, si dhe kryetari i Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci dhe kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi.

Pasi me njė minutė heshtje u nderua figura e Ukė Bytyēit, nė kėtė mbledhje pėrkujtimore foli Presidenti Rugova, i cili nė fillim tha:

"Jemi tubuar sot nė kėtė mbledhje pėrkujtimore pėr njė dhembje tė madhe e tė thellė, pėr t’i bėrė nderimin Ukė Bytyēit, qė dje nė mesditė ia shuan jetėn vrasėsit e lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės".

"Jemi tubuar sot pėr t'i bėrė nderimin kryetarit tė Komunės sė Therandės, mikut tonė, aktivistit dhe punėtorit tė shtetit tė Kosovės dhe bashkėpunėtorit tim shumėvjeēar, Ukė Bytyēit", theksoi Presidenti Rugova.

"Kriminelėt e vranė pa u mbushur njėzet e katėr orė pas pėrfundimit me sukses tė zgjedhjeve tė dyta lokale tė Kosovės sė lirė, tė cilat ia zbardhėn fytyrėn Kosovės. Por, dje nė mesditė vrasėsit mizorė, duke vrarė Ukė Bytyēin, deshėn t'ia nxijnė fytyrėn Kosovės. Vrasja e Ukė Bytyēit ėshtė akt terrori kundėr pavarėsisė, lirisė dhe demokracisė sė Kosovės, ėshtė kundėr ardhmėrisė sė fėmijėve tanė dhe fėmijėve tė tyre".

Nė vazhdim Presidenti Rugova pėrkujtoi se Ukė Bytyēi ishte njėri ndėr themeluesit dhe kryetar shumėvjeēar - prej themelimit - tė Degės sė LDK-sė nė Therandė, Suharekė. Ishte anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm prej Kuvendit tė Parė tė LDK-sė, deputet i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės nė dy mandate, mė 1992 dhe 1998-2000. Mė 1993 u dėnua me burg trevjeēar nga pushtuesi i Kosovės, si pjesėtar i Ministrisė sė Mbrojtjes tė Kosovės. Gjatė luftės u bė ushtar i lirisė dhe udhėheqės i forcave lokale nė rrethinėn e Therandės pėr tė mbrojtur shtetin e Kosovės.

"Pas luftės Ukė Bytyēi iu kthye punės politike dhe jetės normale. Menjėherė filloi punėn e tij nė rindėrtimin e Therandės, nė aktivizimin e ekonomisė sė Therandės. Nė zgjedhjet e para lokale, para dy vitesh, u zgjodh kryetar i Komunės sė Therandės. Pėr dy vjet Ukė Bytyēi bėri shumė punė nė forcimin politik, administrativ e ekonomik tė Therandės. Kėshtu, sot, Theranda ėshtė njėra ndėr qendrat mė tė fuqishme ekonomike e kulturore tė Kosovės", tha nė vazhdim Presidenti Rugova dhe vazhdoi:

"Pėr 13 vjet tė veprimit tė Tij nė LDK dhe nė institucionet shtetėrore, Ukė Bytyēi punoi pa u ndalur, me energji tė pashoqe, pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės".

"Nė rrugė tė fshatit Leshan tė Therandės, u vra dje, nga kriminelėt, kur shkonte t'i falėnderonte qytetarėt qė votuan pėr tė dhe LDK-nė pėr komunėn e Therandės dhe pėr Kosovėn.

Vrasja e Ukė Bytyēit ka prapavijė politike, pėr fat tė keq, dhe vjen pas vrasjes sė aktivistėve tanė tė dashur pas luftės, Haki Ymeri, Shaban Manaj, Xhemail Mustafa, Ismet Rraci, kryetar i komunės sė Klinės, dhe deputetit tė Kuvendit tė Kosovės, Smajl Hajdaraj", tha zoti Rugova dhe theksoi:

"Do t'i marrim tė gjitha masat, sė bashku me UNMIK-un dhe KFOR-in, qė vrasėsit e Ukė Bytyēit t'i nxjerrim para drejtėsisė dhe tė marrin dėnimin e merituar. Ne duhet t'i izolojmė kriminelėt vrasės, si shtet, si shoqėri. Kėrkojmė nga disa parti politike t'i qetėsojnė anėtarėsitė e tyre dhe t'i mėsojnė me jetėn demokratike tė Kosovės", tha zoti Rugova.

"Ne sot kemi dhembje tė madhe. Dhembje tė madhe ka e gjithė Kosova pėr vrasjen kriminale tė birit tė saj, Ukė Bytyēit. Nė kėtė dhembje tė madhe ne kemi edhe ndjenjėn e krenarisė pėr Ukė Bytyēin, si njeri dhe mik tonin dhe pėr veprėn e Tij madhėshtore pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

Ukė Bytyēi do tė mbetet si njėri ndėr trimat mė tė mėdhenj nė historinė mė tė re tė Kosovės, si burrė i guximshėm, energjik e i menēur, qė veproi pėr vendin e vet pa u ndalur kurrė".

"Kėto ditė, pėr dy javė rresht, gjatė fushatės parazgjedhore ishim sė bashku me Ukė Bytyēin. Ai mė 15 tetor 2002, siē e bėri edhe vjet dhe parvjet, kishte organizuar njė tubim madhėshtor me qytetarėt e Therandės pėr Presidentin e Kosovės dhe LDK-nė e qytetit, ku shprehej dashuria dhe pėrkrahja pėr birin e tyre, Ukė Bytyēin. Tė premtėn e pashė nė njė takim me kryetarėt e degėve tė LDK-sė dhe bėmė njė shaka. I thashė se Theranda do tė mbetet emėrtim i Suharekės, edhe pse dy ditė mė parė e kisha pėrmendur si emėr tė lashtė shqiptar nė Prizren. M’u pėrgjigj me buzėqeshje: e kemi rregulluar kėtė me Prizrenin. Pastaj kėrkoi njė vizitė gjatė javės me afaristėt e Therandės nė Rezidencė. U pajtuam".

"I tillė ishte Ukė Bytyēi, gjithmonė i gjallė, energjik, punėtor e i urtė", nėnvizoi Presidenti Rugova.

"Sot i pėrkujtojmė edhe dy shoqėruesit e tij, qė dje u vranė bashkė me Ukė Bytyēin, Bajram dhe Bafti Bytyēin.

I qoftė i lehtė dheu i Kosovės!", tha nė fund tė fjalės sė tij Presidenti i Kosovės dhe lider i LDK-sė, Ibrahim Rugova, nė mbledhjen e sotme pėrkujtimore kushtuar Ukė Bytyēit.
__________________
Doni
doni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė