Tema: Lajme
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-10-03, 16:54   #28
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidenti Rugova tha se nuk vėren ndryshime nė politikėn e tashme tė Beogradit ndaj Kosovės



Vjenė, 14 tetor - Pas mbylljes sė punimeve nė seancė plenare delegacioni i Kosovės ka mbajtur njė konferencė tė veēantė me gazetarė nė tė cilėn u tha se ky delegacion shpreh vullnetin e Kosovės pėr marrėdhėnie tė mira me tė gjithė fqinjėt dhe ėshtė pėr bisedime.

Presidenti Rugova takimin e Vjenės e konsideron si njė sukses nė planin administrativ dhe shtoi se mbetet tė punohet nė planin e komunikimit tė shumicės me pakicat dhe nė planin e pajtimit. Kėto janė procese tė cilat tashmė kanė filluar, tha ai.

Presidenti Rugova tha se vendosja e marrėdhėnieve tė fqinjėsisė sė mirė me tė gjithė fqinjėt ėshtė njė politikė kombėtare e Kosovės. Ndėrkaq, njohja formale e pavarėsisė sė Kosovės do ta stabilizonte rajonin dhe Evropnė Juglinodre, tha ai.

"Unė edhe njėherė theksoj se njohja mė e shpejtė formale e pavarėsisė sė Kosovės, nga SHBA-tė, nga BE dhe formalizimi nga OKB-ja, do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės, do t'i ndėrprente kalkulimet rreth Kosovės, tė cilat pėrsėri kanė filluar tė pėrsėriten", nėnvizoi Presidenti Rugova. "Pas intervenimit tė NATO-s, bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė njė epokė e re pėr Kosovėn, qė duhet ta pranojnė tė gjithė fqinjėt tanė dhe qė duhet tė njihet", theksoi Rugova.

Presidenti Rugova tha se nuk vėren ndryshime nė politikėn e Beogradit ndaj Kosovės. "Nuk shoh ndryshime ndaj Kosovės, pra tė regjimit tė mėparshėm dhe qeverisė sė tashme tė Serbisė. Unė dėshiroj qė ata ta kuptojnė se kanė ndodhur ndryshime dhe sa mė herė ta kuptojnė aq mė mė mirė ėshtė pėr tė dy vendet, pėr vendet fqinje nė rajon, pėr kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės", nėnvizoi Presidenti Rugova, i cili nė vazhdim foli pėr objektivat e institucioneve tė Kosovės dhe tė zhvillimit ekonomik.

Kryeparlamentari Daci theksoi se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė proces i pakthyeshėm. "Pavarėsia e Kosovės ėshtė proces i padiskutueshėm, proces i pakthyeshėm. Them me pėrgjegjėsi tė madhe se Kosova dhe kosovarėt janė tė pėrgatitur tė paguajnė ēdo ēmim dhe ne e vlerėsojmė demokratik pėr kėtė rrugė", tha Daci.

Daci theksoi se Kosova ėshtė njė storje e veēantė e suksesit tė tėrė bashkėsisė ndėrkombėtare. Poashtu Daci tha se pavarėsia e Kosovės nuk ka alternativė dhe sa mė parė ta kuptojė Serbia dhe bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė mė mirė, pra qė Serbia tė mos e mbajė peng Kosovėn tė mos integrohet nė Evropė. "Por edhe Kosova i ka tė zhvilluara tė gjitha kapacitetet e nevojshme fizike, politike, psikologjike dhe financiare dhe tė njėjtėn gjė t'ia bėjė Serbisė dhe tė jemi peng dhe ta dėmtojmė popullin tonė nė Kosovės dhe popullin nė fqinjėsi. Dmth. tė dy vendet tona tė paguajnė njė ēmim tė njė politike krejtsisht iracionale", tha Daci

Rugova dhe Daci konfirmuan pėrcaktimin e Kosovės pėr dialog dhe pėr njė zgjidhje tė interesit tė pėrbashkėt.

Ndryshe nė Holkeri tha se nė tė ardhmen temat pėr dialog mbeten po ato qė ishin caktuar nė takimin e Selanikut: tė zhdukurit, kthimi, energjetika dhe telekomunikacioni.

Holkeri tha se nė nėntor tė kėtij viti tė vazhdohet me punėn e katėr grupeve tė pėrbashkta tė punės pėr ēėhstjet e mėsipėrme dhe poashtu do tė krijohet njė mekanizėm i informimit pėr rezultatet e e punės sė grupeve.

Holkeri takimin e ka vlerėsuar shumė tė rėndėsishėm deh se bashkėsia ndėrkomėtare do ta mbėshtesė plotėsisht punėn e grupeve tė punės.

Vlerėsimeė pozitive pėr takimin kanė dhėnė edhe Solana, Paten dhe Shefer.

Delegacioni i Kosovės kthehet sot nė Prishtinė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė