Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-04-04, 11:44   #15
euro
 
Anėtarėsuar: 23-11-03
Vendndodhja: Tirona
Postime: 45
euro e ka pezulluar reputacionin
Gabim

HENDBOLL: Vėllaznimi-Prishtina 31:32 (17:17)

Takimi i javės sė 20-tė nė Superligėn e Kosovės nė hendboll, ndėrmjet Vėllaznimit dhe Prishtinės, ka pėrfunduar me fitoren e prishtinasve me rezultat tė ngushtė 32 me 31.

Ndeshja e zhvilluar nė Pallatin e Sporteve “Shani Nushi” nė Gjakovė, u pėrcoll nga njė numėr shumė i vogėl shikuesish.

Tė parėt nė epėrsi kalojnė mysafirėt pėrmes golit tė Avdiut. Qė nga minutat a para tė takimit skuadra e Prishtinės, e udhėhequr nga trajneri Hilmi Xhaferi, mban epėrsi konstante prej 1 deri nė tre gola diferencė.

Pjesa e parė u manifestua nga gabime tė shumta tė hendbollistėve nikoqirė, tė cilėt i krijojnė mundėsinė skuadrės nga kryeqendra qė tė mbajė epėrsinė dhe tė diktojė tempon e lojės nė pjesėn mė tė madhe tė takimit.

Pėr kėtė u pėrkujdes edhe portieri Real Pozhegu, i cili poashtu kishte paraqitje mjaft tė mirė nė pjesėn e parė.

Nė 30 minutėshin e parė nė radhėt e Prishtinės u dallua pėrforcimi i ardhur nga Maqedonia, Taqo Ēivllaēki, i cili ishte i pagabueshėm nė gjuajtjet nga 9 metra dhe me depėrtimet e tij karakteristike.

Ēivllaēki plot 6 herė arriti tė tundė rrjetėn e kuqezinjėve gjatė 30 minutave tė para tė takimit.

Nė anėn tjetėr nga skuadra e Vėllaznimit, nė fillim tė takimit, hendbollistėt mė efikasė ishin Isa Koshi me katėr gola, si dhe Driton Dylhasi e Samedin Kurteshi me 3 gola.

Pjesa e parė u karakterizua nga vetėm njė gjuajtje nga 7 metra, e akorduar nė favor tė prishtinasve dhe tė cilėn e realizoi Ēivllaēki.

Loja e treguar nė parket gjatė pjesės sė parė, ishte mjaft e barazpeshuar, e kėtė mė sė miri e tregon rezultati i barabartė 17 me 17, me tė cilin pėrfundojnė 30 minutat e para.

Prishtina e fokusuar nė lojėn e qendrės Ēivllaēki dhe atė tė krahut Alban Dobroshi, edhe nė pjesėn e dytė arriti qė me lehtėsi tė pėrballojė skuadrėn e Vėllaznimit

Nikoqirėt, gjatė kėtyre minutave e ndjekin hap pas hapi Prishtinėn, epėrsia e tė cilėve disa minuta para pėrfundimit tė takimit arriti deri nė 3 gola dallim.

Pjesėn e dytė, loja e prishtinasve fokusohet mė shumė nė kundėrzbritje, pėr konkretizimin e tė cilave kryesisht pėrkujdesej Alban Dobroshi, i cili nuk falte nga pozita tė kėtilla.

Sa mė shumė qė kalonte koha, aq mė interesant bėhej ky takim dhe aq mė shumė ashpėrsoheshin duelet, qė si rrjedhojė nga tė dy skuadrat pati 5 pėrjashtime me nga dy minuta.

Poashtu gjatė kėsaj periudhe, nė ekzektumin e 7 metėrshave fillimisht dėshton Zenuni…. mė pas Culaj…. dhe atyre u bashkangjitet edhe Uran Luzha….

Megjithatė, skuadra e Vėllaznimit, minutave vijuese gėzon edhe tre 7 metėrsha tė tjerė, qė i besohen pėrforcimit tė ardhur nga Prishtina, Shehadin Zenuni, i cili i realizon tė tėra.

Dėshtimet e shpeshta nė fazėn e sulmit i kushtuan vendasve, tė cilėt edhepse nė sekondat e fundit patėn rast tė barazojnė rezultatin, shtylla pingule shpėton prishtinasit dhe u dhuron atyre dy pikė tė reja.

Pas fitores ndaj Dritės, kjo ėshtė fitorja e dytė radhazi e Prishtinės dhe njėherit e dyta nė ballafaqim me kuqezinjtė nga Gjakova nė kėtė edicion garash, pas sė cilės skuadra nga kryeqendra arrin nė kuotėn prej 14 pikėve, por edhe mė tutje gjendet nė pozitėn e parafundit nė tabelė, e cila rrezikon pjesėmarrjen e saj nė edicionin e ardhshėm tė Superligės.

Barrėn kryesore nė fitoren mė tė re tė prishtinasve, e bartėn Ēivllaēki dhe Alban Dobroshi, me 11, pėrkatėsisht 9 gola tė shėnuar, kurse nė radhėt e Vėllaznimit u veēua Samedin Kurteshi, i cili 8 herė tundi rrjetėn e mysafirėve.

Vėllaznimi – Prishtina 31 me 32

LPBK: Drita-Vėllaznimi 72-74
Nė Gjilan, Drita ka pritur skuadrėn e Vėllaznimit, ndaj sė cilės ka pėsuar me rezultat 74 me 72.

Fillimi i takimit vendosi pėr fitoren e gjakovarėve, tė cilėt gjatė 10 minutave tė para, me mbrojtje tė fortė dhe sulme efikase, lejojnė vendasit tė shėnojnė vetėm 10 pikė.

Haxhibulliq dhe Bruqi, ishte dyshja mė e suksesshme e kuqiznjėve nė fillim tė takimit, duke shėnuar 10 pėrkatėsisht 7 pikė.

Basketbollistėt e Vėllaznimit hyjnė nė seri prej 8 me 0, duke mos lejuar nikoqirėt qė 4 minutat e para tė ndeshjes, tė mos shėnojnė asnjė pikė.

Pikėt e para pėr vendasit i shėnon Damo…

Nė ēerekun e parė nikoqirėt u bazuan kryesisht nė Charles Mangėn, i cili pati paraqitje tė shkėlqyer nė kėtė takim, pėrderisa Damo pas katėr tentimeve tė dėshtuara pėr tre pikė, nė tė pestin shėnon.

Nė 10 minutėshin e parė larg formės sė tij ishte edhe Johnson i cili shėnoi vetėm dy pikė.

Ēereku i parė u pėrmbyll me rezultat 10 me 23.

Nė ēerekun e dytė basketbollistėt e Dritės pasqyruan formė krejtėsisht tjetėr.
Tė udhėhequr nga Manga dhe Johnson, ata shumė shpejt arrijnė qė zvogėlojnė epėrsinė e lartė tė kundėrshtarit, por jo edhe tė barazojnė rezultatin, duke e pėrmbyllur pjesėn e parė tė takimit me rezultat 34 me 42.

Nė ēerekun e tretė tė dy skuadrat patėn paraqitje mjaft tė mirė, duke forcuar rradhėt e mbrojtjes dhe duke shtuar efektshmėrinė e tyre nė fazėn e sulmit, qė ndikojė nė rėnien e dinamikės sė lojės.

Vėllaznimi arrin tė mbajė epėrsinė nė rezultat duke e pėrfunduar kėtė ēerek me epėrsi prej 11 pikėsh, 60 me 49.

Kjo periudhė e lojės ishte mjaft e baraspeshuar, ku tė dy skuadrat pritnin qė tė pėrfitonin nga gabimet e njėra tjetrės.

Nė ēerekun e fundit, Drita pėr herė tė parė nė kėtė takim, arrin qė t’i rrezikojė fitoren e Vėllaznimit, duke ngushtuar epėrsinė e tyre nė 4 pikė, mirėpo ishte tepėr vonė pėr t’u kėndellur.

Ky ēerek u manifestua nga batica dhe zbatica tė mėdha, si te njėra ashtu edhe te skuadra tjetėr, duke e bėrė kėtė takim edhe mė interesant.

Megjithatė, epilogu i ndeshjes, fliste nė tė mirė tė skuadrės mysafire nga Gjakova e cila me kėtė fitore, edhe mė tutje mban shpresa pėr nė pėrfundimtare.


FUTBOLL: Besiana - Getoari 3:0

Ndeshja e zhvilluar nė Besianė, ndėrmjet Besianės vendase dhe Getoarit nga Prizreni ka pėrfunduar me fitoren e llapjanėve 3 me 0.

Vendasit kanė dominuar tėrėsisht nė pjesėn e parė, duke krijuar raste tė njėpasnjėshme shėnimi.

Rastin e parė pėr tė rrezikuar portėn e kundėrshtarit e pati Adem Bakiu, nė minutėn e 15-tė, kur godet furishėm, por portieri Thaqi ishte nė vendin e duhur…..

8 minuta mė vonė, pėrkatėsht nė minutėn e 23-tė tė ndeshjes, Statovci ekzekuton gjuajtjen e lirė, por goditja tij pėfundon nė murin e gjallė

24 minuta pas fillimit tė pjesės sė parė, akordohet gjuajtja e parė nga kėndi, nga e cila vendassit nuk arrijnė tė pėrfitojnė diē.

Bakiu nė minutėn e 30-tė me kėtė gjuajtje, pėr pak sa nuk arriti tė mposhtė portierin prizrenas, i cili me mund tė madh e dėrgoi topin jashtė vijės fundore.

Njė minutė mė vonė, Sabit Osmani pasi shėrbehet nga Ylber Aliu, gjuan nga afro 11 metra, por gjuajtja e tij ishte tejet e pasaktė.

Mirėpo vetėm dy minuta para pėrfundimit tė takimit, Adem Bakiu, i vetmuar nė zonėn e rreptėsisė sė mysafirėve, me kokė e plason topin nė rrjetėn e portierit Thaqi.

Me kėtė epėrsi minimale tė Besianės, pėrfunduan 45 minutat e para.


Vetėm 43 sekonda pas fillimi tė pjesėlojės sė dytė, epėrsinė e nikoqirėve e rrit Ylber Aliu.

Rezultatin nė 3 me 0 e ngrit Faruk Statovci, me kėtė goditje tė fuqishme nga afro 25 metra, e zė nė gjumė portierin Thaqi, i cili nuk arrin tė pengojė kėtė projektil.

Skuadra e Getoarit, thuasje e pajtuar qė tė kthehet pa pikė nga Besiana, edhe gjaė 45 minutave tė fundit tė takimit pati vetėm njė rast shėnimi, kur Brando ekzekuton gjuajtjen e lirė, por portieri Qosa i vėmendshėm largon topin jashtė vijės fundore.

14 minuta para pėrfundimit tė takimit, pėr afro 5 minuta ndėrpritet ndeshja, e shkak i kėsaj ishte nervozizmi i tepruar i tė dy palėve.

6 minutat e fundit tė takimit, Besiana mbeti pa qendėrsulmuesin Ylber Aliu, i cili pas dy ndėshkimeve me kartona tė verdhė, largohet nga loja.

Me kėtė fitore, Besiana bėn njė hap tė madh drejt ruajtjes sė epitetit tė anėtarit nė elitėn e fuitbollit tė Kosovės, pėrderisa Getoari pas fitrores ndaj Besės sė Pejės javėn e kaluar, zhgėnjeu adhuruesit e saj.

Besiana – Getoari 3 me 0.

FUTBOLL: Prishtina-Drita 3:1
Derbi i javės sė 18-tė i Ligės sė parė tė futbollit nė mes tė Prishtinės dhe Dritės, pėrfundoi me fitore tė ekipit nga kryeqyteti me rezultat 3 me 1, duke vazhduar kėshtu serinė e fitoreve tė njėpasnjėshme tė Prishtinės nė stinor pranveror.

Ky takim u zhvillua pa praninė e shikuesve dhe natyrisht qė lojtarėt e tė dyja palėve nuk ishin tė motivuar pėr lojė si herave tjera.

Nė stadiumin e kryeqytetit mund tė vėrehej edhe njė risi tjetėr.
Pas njė investimi tė klubit me ndihmėn e autoriteteve komunale dhe njė shpenzimi prej 15,000 eurove ishin riparuar hyrja nė stadium, bankat e rezervistėve, vendi i vėzhguesve dhe kėtė herė nuk ishin anashkaluar as nevojat e gazetarėve duke u riparuar vendi i kamerave dhe duke u vendosur ulėse pėr gazetarėt dhe zyrtarėt e klubeve.

Prishtina hyri nė kėtė ndeshje derbi pa sulmuesit Uliks Emra dhe Sheremet Jusufi.

Ajet Shosholli kishte vendosur nė fushė formacionin me tė vetmin sulmues Bashkim Patokun tė pėrkrahur nga Xhevdet Llumnica dhe Driton Krasniqi.
Rastin e parė nė ndeshje e pati Bashkim Patoku i cili pas njė krosimi tė Milaim Humollit gjuan drejt nė portierin Ajdini.

Menjėherė nė anėn tjetėr kundpėrgjigjen lojtarėt e Dritės, ku pas krosimit tė mirė tė Shpėtim Hasanit, Selman Berisha gjuan me volej jashtė portės.
Pas 30 minutave lojė, Prishtina kalon nė epėrsi.

Bashkim Patoku ndalet nė zonė nga Mervan Hoxha, gjyqtari Feriz Parllaku tregon nė pikėn e bardhė.
Pėrgjegjėsinė pėr ekzekutim tė penaltisė e merr Bashkim Patoku i cili bukur arrin ta mashtrojė portierin dhe 1 me 0 pėr Prishtinėn.

Disa minuta mė vonė Gjinoci i Dritės gjuan bukur nga 20 metra por Kushtrim Mushica mbron.

Pas disa gjysėmrasteve tė tė dyja palėve, Arben Zhjeqi me njė pasim tė gjatė dhe preciz gjen Milaim Humollin i cili pason tė Bashkim Patoku e ky i fundit depėrton me top deri nė gol.

Pas disa minutave pėrsėri kombinim i njejtė i Zhjeqit dhe Humollit por kėtė herė Driton Krasniqi nuk ishte i saktė.

Nė pjesėn e dytė trajneri i Dritės, Muharrem Sahiti vendos ta largoj nga loja Selman Berishėn pėr shkak tė njė lėndimi tė lehrtė dhe vendos qė ta ndryshojė taktikėn e Dritės duke i ikur kėshtu lojės sė pjesės sė parė mė mbrojtje tė ngjeshur dhe kundėrsulme tė shpejta.

Megjithatė rasti i parė pėrsėri vjen pėr Prishtinėn, kur Milaim Humolli gjuan nga 20 metra largėsi por portieri mbron.

Mė pas Shpėtim Hasani pason te Visar Sermaxhaj i lirė nė krahun e majtė ai kroson nė drejtim tė Ismet Ramushit i cili e detyron Adnan Halitit tė shėnojė autogol. 2 me 1

Pas disa minutave sė pari Driton Krasniqi pati rast tė mirė prej njė rivėnje nga kėndi por gjuan jashtė portės.

Milaim Humolli humb njė rast tė mirė i vetmuar, mirėpo pėrmirėson gabimin e tij 10 minuta para pėrfundimit tė ndeshjes kur bukur pason te Xhevdet Llumnica, i cili vendos rezultatin pėrfundimtar, 3 me 1 pėr Prishtinėn.

Me kėtė fitore Prishtina siguron vendin e parė kėtė sezonė me 41 pikė, ndėrsa Drita ėshtė nė vendin e 7-tė me 20 pikė mė pak.

Ping-pongistėt kosovarė shtojnė aktivitetet, por jo edhe sukseset

Pėrfaqėsuesja e Kosovės nė ping-pong ishte pjesėmarrėse nė turneun dyditor nė Slloveni, pėr tė rinj dhe tė reja, nė tė cilin ėshtė prezantuar me 11 garues.

Garat u zhvilluan nė grupe, nė sistemin ekipor dhe individual.

Seleksioni Kosova 1 ka garuar nė grupin 1 sė bashku me Kroacinė dhe Korenė Jugore, ku tė dyja ballafaqimet i humbi me rezultat 3 me 0.

I njėjti fat i pėrcolli edhe garuesit e seleksionit Kosova 2, qė humbi nga Bosnjė Hercegovina dhe Ēekia.

Kadetet e Kosovės, humbėn takimet me Francėn, Kroacinė dhe Slloveninė.

E vetmja garuese nė kėtė konkurencė qė arriti tė fitojė njė set ishte Nafije Murati e cila nė ballafaqim me Seta Sallamun tė Sllovenisė humbi me rezultat 3 me 1.

Nė kėto gara morėn pjesė 272 garues nga 23 shtete tė ndryshme botėrore.

Sipas zyrtarėve tė Federatės sė Ping-pongut tė Kosovės, problemi i vetėm qė ėshtė paraqitur nė kėtė turne, ka qenė ēėshtja e flamurit shqiptar, i cili edhepse nė hapje tė garave ishte i vendosur nė sallė, me fillimin e tyre disa nga pjesėmarrėsit kanė kėrkuar nga organizatorėt qė ai tė hiqet.

Derisa tė zgjidhet kjo ēėshtje, nga pėrfaqėsuesja e Kosovės, do tė prezantohet mė flamurin e Federatės sė Ping-Pongut tė Kosovės.

Delegacioni kosovar, gjatė vizitės nė Slloveni, pati takime tė shumta me zyrtarė tė vendeve pjesėmarrėse.
__________________
E dua sportin
euro Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė