Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-11-04, 15:10   #18
turisti
nė sokaqet misterioze....
 
Avatari i turisti
 
Anėtarėsuar: 25-07-04
Vendndodhja: Mahalla e azganave p/n
Postime: 47,343
turisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėmturisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pershendetje MACA per temen e hapur dhe mundimin tende qe e bere gjat pergatitjes se saj.
Une do te provoj te pergjigjna ,ashtu qe do t'i perzi pergjigjet dhe mendimet e mija....

Ai qe nuk ka shijue thellesijen e vuajtjes ,ai nuk e ka perjetue DASHURINE. Nese provoni me dashurue nje person pa urejtje,pa xhelozi,pa zemerim - asaj i thojne DASHURIA.

DASHURIA PERJETOHET.

Dashuria i nderron rregullat e perditshmerise.Dashuria eshte me shume se IDE. Dashuria eshte pergjegjja dhe zgjithja e shume veshtersive ,problemeve dhe mundimeve ne jeten njeriut. Ēka eshte dashuria? Ēka na nevojitet ajo dashuri? Ēfare dobi kemi nga ajo? A nuk naj ngarkon jeten edhe shtu te ngarkuar sot? Ku te kerkojme? Si ta gjejme? Si ta njohim se cila eshte?
Pamvarsisht prej percaktimin e kishes dhe shoqerise per dashuri( secila ne menyren e vet ),normal eshte qe ne praktike ka devijimesh,sepse dashuria eshte si flaka dhe dashnoret kurre nuk e dijne a do t'ja ngrohe zemren,a do tja kalle shpijen.
Dashuria eshte me teper se te fjeturat bashke,shkembimi i emocioneve,miqesia...Dashurien mundemi ta quajme: te shenjte ose profane, njerezore ose hyjnore,por, ato jane mendimet e tona momentale te krijuara nen disponimin dhe kuptimin momental te dashurise...Per dashuri,nuk mund te thuhet se i perket atij/ketij .Ajo eshte e te gjithe atyre qe e gjejne dhe e perjetojne. Dashuria eshte PERSONALE, sepse secili person e perjeton per veti. Dashuria eshte MORALE me elemente " IMORALE ". Si morale me elemente imorale????? Po,shiqoni : ne dashuri ,te gjithat mjetet jane te lejuara per ta erritur cakun,a pastaj me arritjen e saj ( dashurise ),vijne gjerat pozitive ( per te cilat edhe eshte dashuria morale ). Per ta arritur cakun,ndonjehere ,ne dashuri,nuk kqyren mjetet " ndimse "( sendet IMORALE ),te cilat gjithqysh jane pozitive,sepse funde :arrow: dashuria, eshte pozitive,por elementet jan ashtuquajtur per shkak dallimit ( si mjetet ndimse ) .Dashurie eshte njekohesisht INTIME dhe PUBLIKE. INTIME,sepse eshte e jusja,ju e perjetoni e jo tjeterkush. PUBLIKE,sepse dashuria nuk mundet m'u mshef. Ajo ( dashuria ) eshte si ZHIVAne dore: nese e hapeni,ajo do te qendroje,nese e shtrengoni,ajo do te zhduket. NJERIU PRANON ASI DASHURIE QFARE JEP. Mundojuni te jeni dhe te mbeteni - NJERIU - me plot kuptimin e fjales,sepse ashtu do te fitoni dashurine,a dashurien jep vetemdikush cili ka mjaft dashuri dhe drite ne shpirtin e vet. Vetem ashtu lind gjithmone dashuria e re ose me te mdhoja. A keni ditur,se me dashurien eshte njesoj si me HIJEN?: nese vraponi pas saj-kurre nuk mundeni me e nxone,a nese ja ktheni shpinen,ajo do te te percjelle per gjithmone...
Kujdes me dashurine.Ajo eshte si BOMBONJERA: kurre nuk din se ne qka do te hasesh kur ta hapesh.Si ta zbulojme dashurien?Edhe nese qeveria thot": " shko vrit per dashurine ndaj vendit tende ".??? Ajo nuk eshte dashuri. Ajo eshte politikee cila provon me e perzie dashurine aty ku dashuria nuk e ka vendin. Patriotizmi eshte total tjeter drejtim prejdashurise,dhe dashuria per vend eshte tjeter ndjenje ne krahasim me personin e dashuruar....
Kur thot religjioni: " harroje sexin per dashurine ndaj Zotit " . - Kjo nuk ka lidhje me dashuri dhe eshte propaganda e dikujna ne kohen e sodit,- ja pse:Njeriun nuk mundenu me porositme katalog,as me e ble ne trafike.Njeriun e ka krijuar Zotin, me te gjithat elementetper sex dhe dashuri.Si krijese e tille e Zotit ,askush dhe per kurefare qellimesh nuk ka drejta ta lype prej jush. Derisa njeriu eshte qysh eshte,ajo eshte deshira e Zotit,siq eshte porosiae tij - DASHURIA.
Dashuria eshte NDJENJE e cila lind nga deshira dhe mbaron kur njeriu real shef me zemer,sepse : QKA ESHTE E NEVIJSHME PER DASHURI, PER SYRIN ESHTE E PA DUKSHME. Kur dashuroni,dhe provoni sexin ashtu te dashuruar,vet do te bindeni per dallimin. Riperseritja e sexit eshte dyfisht me e mire me dashuri. Ne ate gjendje,per juve nuk egziston askush,koha nuk funksionon,a ju jeni me personin e dashuruar jasht rrjedhave momentale dhe egzistonvetem ambienti juaj intim: shtrati,muzika dhe personi i dashuruar i cili/a eshte per ju e tera bote... Dashuria eshte aq e komplikuar ( mos u frikoni ),saqe ju bjen ne konfuzion mendimesh qe shpeshhere mendoni qe nuk ka fund e as zgjidhje,ajo eshte dashuri- DIMENSIONI I POSAQSHEM. Dashuria prej dashurise ka dallim ne menyren e perjetimit,seriozitetin,kushteve,realizimin....por dashuri eshte dashuri.
Mos harroni se zemra i ka mendt e veta,te cilat nuk i njohin mendt e tona. Egzistojne personat, te cilit ua nxjerrin zemren nga vendi dhe njerezit te cilite kthejne ne vend. Dashuria eshte si lufta: LEHT ESHTE T'JA FILLOSH,VESHTIRE TA NDALESH. Dashuria perfekte eshte ajo dashuri e cila na ban jo te lumtur.Dashuria e papjekur thote: TE DUA,SEPSE ME NEVOITESH, a dashuria e pjekur : ME NEVOITESH SEPSE TE DUA. Dashuria eshte e vertata,a e verteta eshte ne zemer,sepse nga te gjitha - te vertetat - :arrow: me te thella dhe me te sinqerta eshte E VERTETA E ZEMRES - DASHURIA.
Kujdes kur ne zemren e juaj mbizotron flaka,egziston mundesia qe ndonje XIXE te dale nga goja.
GJUHA E DASHURISE GJINDET NE SYTE.
Ka personat qe hyjne ne jeten tone,por edhe shpejt dalin. Disa jesin nje kohe dhe lojn gjurmet ne shpirtin tone qe pastaj kurre nuk mundemi me qene si perpara. Askush nuk eshte i obliguar qe personin tjeter ta doje me shume se vetvetin,mirepo, dashuria eshte aftesi e nje personi te jep dashuri duke mos shiquar se sa i ri kthehet dashuria. Fati nuk krijohet si pasoja e kushteve te caktuara,por kushtete caktuara po krijohen si pasojat e FATIT,edhe ai qe thot se eshte veshtire te ballafaqohesh me problemet e dashurise,ai kurre nuk ka qene i dashuruar.

Gruaja dhe dashuria jane si qiri, :arrow: vleren e tyre,mashkujt gjithmone e shojne vone :arrow: KUR FIKEN.

Kerkoni dashurin pa nderprerje. Une nuk muj me dasht ne emer tuaj,e ju te jeni te lumtur.
Kerkoni dashurin.Nese pritni ajo me ju kerkue,dijeni se po pritni - KOT.


Me nderime,TURISTI. :P :P :P
__________________
Ēdo gjė ėshtė e kalueshme,a mė i kalueshmi ėshtė njeri.
turisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė