Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-05, 16:33   #6
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga prishtinasja
Ju lutem nese mund te me ndihmoni se kam problem me floket.Kohet e fundit po me bien shume floket edhe pse nuk perdori kurre asnje lloj te shkumes , gelit apo preparateve te ndryshme.Eshte interesant sa ndodh nje kohe disa muaj qe nuk me bien pastaj prap nisin e me bien gjithashtu kohet e fundit edhe kane fillu me mu ba te yndyrshme si dhe me pupla .
E nderuara vajzė prishtinase!

Rėnia e flokėve tė njeriut mund tė ketė shumė arsye:

- Rėnia e flokėve mund tė jetė njė sėmundje, nėse mund ta quajmė kėshtu, trashėguese. Ajo nuk mund tė pengohet apo shėrohet.
- Rėnia e flokėve mund tė jetė njė sėmundje hormonale e cila shkaktohet tek individi nga mungesa e vitaminave dhe kryesisht nga mungesa e vitaminės A.
- Rėnia e flokėve zakonisht vihet re kur ndodhin ndryshime nė metabolizmin dhe organizmin e njeriut.
- Edhe gjendjet e stresit shkaktojnė rėnie tė flokėve. Nga stresi floku bie nė pjesėn mė tė madhe tė numrit total tė fijeve tė flokut. Trajta mė e zakonshme nė tė cilėn shfaqet kjo gjendje ėshtė nė formė pullash ku nuk ka asnjė fije floku. Kjo sėmundje njihet si Alopecia dhe shkaktohet nga faktorė psikologjikė.

Sipas disa statistikave, mund tė bien deri nė 100 fije floku nė ditė, por kjo nuk rrezikon rėnien masive tė flokut. Nėse numri i fijeve tė flokut qė bien ėshtė mė tepėr se 100 fije nė ditė, atėherė ky ėshtė njė problem pėr tė cilin duhet tė shqetėsoheni dhe tė merrni masa.

Rėnia e flokėve, pėrveē nė rastet e etiologjisė trashėguese, justifikon aplikimin e medikamenteve tė ndryshme, por kjo duhet bėrė vetėm atėherė kur tė jetė pėrcaktuar mirė diagnostikimi i saktė.
Andaj ju propozoj qė ta konsultoni mjekun dermatolog. Njė terapi e zgjatur pėr njė periudhė tė caktuar, mund t’ua rikthejė nė gjenden e mėparshme volumin e flokėve nė kokėn tuaj.

Dhe, mos harroni:
Flokėt janė pjesė e organizmit qė kėrkon njė regjim tė pėrshtatshėm ushqimor ku do tė jenė tė pranishėm vitaminat, lagėshtira dhe uji. Flokėt kanė nevojė pėr njė shkallė tė lartė tė kėtyre produkteve pasi ndodhen nė kontakt tė drejtpėrdrejtė me diellin, erėn dhe ndotės tė shumtė qė gjenden nė mjedisin ku jetojnė.
Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė