Tema: Poezi.
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-05, 12:10   #12
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Te ndahemi. (1)


Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne lidhjen tone pak shkelqim
Te ndahemi perpara se nektari ne gotat tona te kete mbaruar
Te ndahemi perpara se hena te perendoje ne ne agim
Perpara se te linde dielli e njerezit te jene zgjuar.

Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne buzet tona tinguj e gaz.
Te ndahemi perpara se zemrat tona ti pushtoje urrejtja
Te ndahemi perpara se gjuha te pushoje se rrjedhuri mjalte
Te ndahemi perpara se ne goje te na ngrije buzeqeshja.

Le te ndahemi tani pasi degjoj zera te trishtuar
Te ndahemi sa nuk ka ikur nga fytyrat tona drita
Te ndahemi perpara se stuhia te kete filluar
Te ndahemi perpara se zemrat tona ti kaploje frika.

Le te ndahemi tani si te panjohur e te harrojme se c'ndodhi
Te ndahemi e ta leme te nesermen te linde nje kohe te re
Te ndahemi me kohe te mire perpara se te na prishet moti
Te ndahemi sa nuk kane filluar shterngata e rrufe.

Le te ndahemi pra tani pasi kam ftohte e frike, te lutem lerna.
Na ler ta braktisim kete vend te erret e te kthehemi nga erdhem
Te ndahemi si te panjohur para se te na ndodhe me e keqja
Perpara se urrejtja per njeri-tjetrin te na e kete pushtuar zemren.
Te ndahemi.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė