meditues...
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
|
Gjuha shqipe, sa e madhe eshte
Interviste me nje nga bashkehartuesit e Fjalorit te Gjuhes Shqipe. Hapesira e pamate e gjuhes tone kombetare dhe mjetet, problemet qe lidhen me te. Realiteti i sotem me te cilen haset ajo- dhe, pse ajo eshte nje monument per ekzistencen historike te popullit shqiptar
Prof. Dr. Hajri Shehu
Eshte pak patetik ky percaktim, por qe tek e fundit -per studjuesin e njohur, qe ka intervistuar "Korrieri", eshte plotesisht i motivuar. Kjo jo vetem per hapesiren e leksikut, por edhe per mjetet shprehese te gjuhes kombetare. "Ka rreth 5 000 000 skeda me citime nga mijera libra nga te gjitha fushat e dijes qe prej 500 vjetesh (1555), ose te mbledhura ne gurren popullore nga qindra bashkepunetore, ne ekspedita te organizuara gjuhesore a vetmorisht"- shkruan Prof. Hajri Shehu. Kaq mjafton per t'u ndjere krenar per te dhe per njerezit e saj ne shekuj, qe kane lartesuar kete monument te identititetit shqiptar. Ne kete interviste, qe duhet quajtur e thjeshte per nga forma, autori shpjegon nje permbajtje te madhe. Fale eksperiences se tij, por me shume- punes se lidhur me gjuhen tone, ai shpjegon madhesine e leksikut, vlerat e saj, fjaloret ne kulturen gjuhesore dhe gjera te tjera...
Nuk dime nese mund te behet nje pyetje e tille: Sa e madhe eshte gjuha shqipe?
Pyetja eshte me shume vend. Pergjigjen e kane dhene te tjeret. Eshte e madhe. Qe eshte e madhe, ajo e ka provuar vetveten. Ka perballuar te gjitha zhvillimet e shoqerise shqiptare dhe te teknikave e te teknologjve te sotme boterore, te gjitha perkthimet e kryeveprave te letersise artistike boterore, te Kur'anit e te Bibles etj. Nese mund te jepen disa te dhena telegrafike, ato jane keto. Ne Kartoteken e leksikut (e fjaleve dhe e shprehjeve) te shqipes (qe pret te modernizohet teknikisht) ne Institutin e Gjuhesise dhe te Letersise jane numeruar mbi 150 000 fjale ne fund te viteve '70 te shekullit te kaluar. Rreth 190 000 njesi (me te shumten kuptime te panjohura, por edhe fjale) kane ardhur nga Aksioni i madh kombetar i arsimtareve ne vitet '80. Ka rreth 5 000 000 skeda me citime nga mijera libra nga te gjitha fushat e dijes qe prej 500 vjetesh (1555), ose te mbledhura ne gurren popullore nga qindra bashkepunetore, ne ekspedita te organizuara gjuhesore a vetmorisht. E tere kjo lende eshte shfrytezuar e pret te shfrytezohet me gjere per Fjalorin e gjuhes shqipe, qe mendohet te jete me rreth 60 000 fjale.
A vijon gjurmimi e zbulimi i vlerave te gjuhes se popullit?
Gjurmimi e zbulimi i vlerave te visarit gjuhesor popullor ka qene vije e perhershme e studiuesve dhe e intelektualeve dashamires te perparimit te gjuhes, nje detyre e ndieshme ne shpirt. Nder gjuhetaret rilindes shquhet K. Kristoforidhi. F. Bardhi ka ne shtojcen e Fjalorit te tij latinisht-shqip (1635), 113 proverba, nder to edhe popullore. Ne faqe te revistave "Shkolla kombetare (1937-1939 e 1943) e "Normalisti" (1929-1935 e 1945), ne "Visaret e kombit" (1941, 1944) etj. vijne fjale e shprehje te mbledhura ne popull. Pas Clirimit, sidomos me ngritjen e Kartotekes se leksikut te shqipes, me 1955, vjelja e fjaleve dhe e shprehjeve nga gurra popullore u organizua mbi baza shkencore. Qindra bashkepunetore te jashtem, mesues, studente e dashamires te perparimit te gjuhes sone amtare kane emrat e tyre, skedat e tyre dhe kontributin e tyre ne arkivin e madh kombetar te gjuhes shqipe - ne Kartoteken e leksikut te shqipes. Edhe sot, gjurmimi e zbulimi i vlerave te gjuhes se popullit eshte nje nga drejtimet e gjuhesise shqiptare, por ne te vertete, jo me ate fuqishmerine e disa viteve me pare; duket, per mungese fondesh per ekspedita gjuhesore, per honorare per bashkepunetoret e jashtem etj. Dhe tani, nje shembull dhe nje ftese. Kam pasur rastin te jem ne "Shtepine Botuese te Oksfordit" (Oxford University Press), Angli, ne departamentin e Fjalorit te gjuhes angleze. Fjalori i gjuhes angleze ka histori te gjate botimi. Viti 1604 mund te konsiderohet si pikenisje e fjalorit shpjegues te gjuhes angleze, kurse ne Amerike, fjalori i pare i anglishtes amerikane eshte botuar aty nga viti 1676. Jane botuar fjalore te medhenj. Ka vite qe punohet per nje Fjalor 32-vellimesh. "Shtepia Botuese e Oksfordit" ka tri kartoteka te leksikut te gjuhes angleze - nje ne skedare, nje ne blloqe te medhenj dhe nje ne sistemin kompjuterik. E megjithate, departamenti i Fjalorit ka bashkepunetore te jashtem, pa pagese, thjesht dashamires te gjuhes amtare, te ashtuquajtur "eord-checkers" qe mund te perkthehej me "gjurmuesit e fjaleve" e fjale per fjale, me "kontrolluesit e fjaleve". Kur gjejne ne leximet e tyre vetjake ndonje fjale e kuptim fjale qe nuk eshte ne fjaloret (e medhenj) te anglishtes, e presin citatin ose e fotokopjojne ate dhe e cojne ne Oksford. Nje shembull i madh per t'u ndjekur. Sepse gjuha eshte e te gjitheve. Doja t'i perfundoja pergjigjen dhe ftesen me nje ndodhi te treguar. Subjekti: Nje mbledhes folklori do te shkonte te nje i moshuar. Ashtu i erdhi puna e nuk shkoi ne diten e caktuar. Po shkoj pasneser, - tha ai. Por kur shkoi pasneser, i thane se plaku ... nuk jetonte me. Brezat e brezataret ikin e vijne. Por duhet shpejtuar per tek ata qe ikin.
Si ndikojne fjaloret ne kulturen gjuhesore?
Do te doja t'ju thosha me pare se kemi nje tradite te vyer 370-vjecare ne hartimin e fjaloreve. Per fjaloret dygjuhesh mund te krahasohemi me vende te zhvilluara. Ne shqipe, fjalori i pare - latinisht-shqip eshte botuar me 1635 nga Frang Bardhi. Ne Britani, fjalori i pare latinisht-anglisht eshte botuar me 1588. Per trashegimine dhe arritjet ne fushen e leksikografise (hartimit te fjaloreve) eshte bere edhe nje konference shkencore ne dhjetor te vitit qe shkoi.
Si ndikojne fjaloret ne kulturen gjuhesore - pyetet ju. Do te mundohem ta argumentoj per aq kohe dhe vend sa kemi. Gjuha kombetare eshte forme e kultures kombetare. Kultura kombetare formesohet me gjuhen. Nga ana e saj, kultura (shkolla, arsimi, teatri, radioja, televizioni etj.) ndikojne te gjuha duke fuqizuar normen, standardin. E thene ne menyre me te pergjithshme, gjuha nuk mund te mos varet nga kushtet ne te cilat jeton shoqeria, nga niveli i zhvillimit te saj, ne fund te fundit, nga njerezit qe e flasin gjuhen, nga veprimtaria e tyre, e cila mund te formesohet edhe si program i politikes gjuhesore. Nuk mund te rivinin, le te themi, bashki, komune, prefekture, qark etj. pa ndryshimet politike te viteve '90 te shekullit te kaluar. Leksiku, (leksiku eshte teresia e fjaleve te nje gjuhe) lidhet me drejtperdrejt me ndryshimet shoqerore, politike, kulturore etj. te shoqerise. E, fjaloret i pasqyrojne ato domosdo. Fjaloret jane ndermjetesuesit midis gjuhes e folesve te saj. Ne nje kuptim me te ngushte, gjuha eshte institucion kulturor, domethene, ajo ruan trashegimine kulturore te ligjerimit (te te folurit) te bashkesise. Me 1910, ne "Agimi i Gjytetniis", Shtjefen Gjecovi thote: "Fjalori asht visari i gjuhes, i dijes, i t'nnollunave, i vargenimit e i vjershenimit." Me mire s'ka si perkufizohet: visari i gjuhes. Fjaloret e pasqyrojne kete trashegimi, kete visar sipas prerjes se tyre e tipave te tyre. Fjaloret i shkojne pas gjuhes, e ndjekin ate. Fjaloret nuk jane ligjberesit. Do te ishte doktrine e gabuar nese fjaloret do te vecoheshin nga marrja e dhenia me komunikimin njerezor. Por, sigurisht, ata kane te drejte te zgjedhin e te pergjedhin; p.sh. nje fjalor i gjuhes standarde, doemos do te zgjedhe e do te perzgjedhe; te tille fjalore e pasqyrojne gjuhen standarde, madje, nuk e teprojme po te themi, edhe vete rrugen si eshte bere ajo standarde; ata behen vete simboli i gjuhes standarde e ketej eshte edhe rruga e ndikimit te tyre.
A mund te na e thoni pak me konkretisht: Si ?
Po. Nje shembull. Ka nje standard te pranuar, ka nje norme drejtshkrimore, gramatikore etj. Fjalori kombetar eshte i detyruar ta pranoje dhe ta pasqyroje ate. Por ne veprimtarine e perditshme njerezit mund te sjellin a te percjellin fjale, trajta etj, qe jane normale ne nje variant tjeter te gjuhes, le te themi, ne dialekt, por jo ne standard. Mirepo fjalori i gjuhes standarde nuk merret me te tilla gabime a shmangie dhe nuk i pasqyron ato. Ai nuk lejon gjithcka, nuk pranon gjithcka. Perderisa ka nje norme (standard) drejtshkrimore, drejtshqiptimore, gramatikore e fjaleformuese, fjalori nuk pranon shperdorime te saj. fjalori ka per detyre ta mesoje e ta edukoje gjuhesisht perdoruesin. Ne kete kontekst, eshte e rendesishme te theksohet se fjaloret nuk percaktojne kufij tokesore te perdorimit te mire te shqipes, por ata shembullsojne kujdesin gjuhesor te folesve te kulturuar (te kulturuar gjuhesisht), cka sjell te mira shoqerore dhe etike. Ata i drejtohen mases per te ngritur kulturen e ligjerimit te shkruar dhe te folur. Thene shkurt, fjaloret japin keshillimet e ligjshme gjuhesore: c'eshte mire.
Ne shpjegimet tuaja permendni vetem fjalorin e gjuhes standarde, por ka edhe fjalore te gjuhes jostandarde.
Gjuha e pergjithshme, mbarekombetare ka disa variante. Nje nder variantet e saj eshte gjuha standarde. Eshte varianti me i pergjithshem, me i pranueshem i komunikimit. U tha se shoqeria ndikon mbi gjuhen. Por edhe vete gjuha nuk rri pasive ne marredheniet me shoqerine. Ne nje etape te caktuar te zhvillimit te saj historik ajo hedh tej lekundjet ne norme, hedh tej huazimet e panevojshme etj., pra behet standarde. Ne e kemi nje gjuhe te tille. Argument per kete eshte edhe fjalori kombetar i gjuhes shqipe, sic jane edhe gramatika e saj, drejtshkrimi e drejtshqiptimi, fjaleformimi etj. permenda te parin Fjalorin, sepse vetem gjuhet e standardizuara e kane organizuar leksikun ne fjalore shpjegues. Ne gjuhet jostandarde nuk ka fjalore te tille, ka vetem fjalore dygjuhesh: gjuhe e huaj - gjuhe vendi. Nje gjuhe prestigjoze e meriton nje fjalor kombetar. Nga ana tjeter, nje fjalor i mire e rrit me tej prestigjin e saj.
Te vijme te standardi, te norma gjuhesore. Tipare kryesore te normes jane perdorimi i fakteve gjuhesore ne letersine artistike, ne tekstet shkollore, ne letersine shkencore e teknike, ne dokumente zyrtare, ne terminologjite e ndryshme, ne mjetet e informimit masiv - te shkruar ose te folur etj. dhe perputhshmeria e tyre (e fakteve gjuhesore) me ligjet dhe prirjet e gjuhes (me gjedhet prodhimtare te gjuhes: fonetike, gramatikore, fjaleformuese etj). Keto tipare shikohen me dukshem ne nje fjalor. Per kete arsye, objekt themelor i fjaloreve kombetare eshte gjuha standarde, ne radhe te pare, ajo e shkruar.
Per kete arsye fjalori eshte liber themelor, per te cilin bashkesia ka nevoje per t'u bere e vetedijshme per njohjen e normes. E, ne paranteze, mund te themi se nuk eshte per t'u habitur qe pjesa me e madhe e letersise shkencore per fjaloret perqendrohet te vlera e tyre normative.
Me lejoni te kapercej pak nga pergjigjja, por besoj, ia vlen te theksohet. Ne e kemi nje gjuhe te vetme letrare. Nje arritje e madhe kombetare. Nuk mund te ishte ndryshe?
Edhe mund te ishte. Ka shembuj. Eshte rasti i greqishtes. Sic dihet, ne shekullin IV, para eres se re, dialektet e vjetra filluan te shuheshin dhe te zhvillohej nje gjuhe e perbashket, e ashtuquajtur koine. Por zhvillimi i kesaj koineje ne nje gjuhe te vertete letrare u nderpre shpejt per arsye te nje prirjeje vjetersuese (arkaikizuese) qe mbizoteroi ne bashkesite greke ne shekujt e pare te eres se re: gjuha letrare do te ishte aq shume afer modeleve te Atikes se shekujve V, IV para eres se re. Kjo prirje vjetersuese ka sjelle ne Greqi nje diglosi te fuqishme qe ne njefare menyre mbijeton edhe sot: kathareusa (e paster) dhe demotiki (popullore) jane dy forma konkurruese te greqishtes letrare; nese nuk mesohet ne shkolle, kathareusa nuk mund te kuptohet nga nje grek, lere pastaj te perdoret ne shkrim e edhe ne te folur. Kjo dukuri nuk eshte e panjohur edhe ne vende te tjera te botes. Keshtu ka qene rasti me kinezishten klasike. Arabishtja e sotme standarde eshte shume afer arabishtes klasike. Kur'ani nuk mund te lexohet e te kuptohet pa e njohur arabishten klasike. Kjo situate nuk njihet te shqipja. Per shume arsye. Brendagjuhesore e jashtegjuhesore. Nuk eshte vendi per t'i shkoqitur.
Te kthehemi te pjesa e dyte e pyetjes suaj. Sic u cek edhe me pare, dialekti me nendialektet e me te folmet e tij eshte variant i gjuhes se pergjithshme, me vecorite e veta. Kur flasim per dialektin e te folmet kemi parasysh ligjerimin krahinor-bisedor (ne paranteze, themi se nuk besojme te ngaterrohet me gjuhen e folur - gjuhen e radios, te televizionit, te konferencave te shtypit etj., e cila duhet te jete po aq standarde dhe e autoritetshme sa edhe gjuha e shkruar). Ky ligjerim, pra dialekti ka, sigurisht nje norme te veten leksikore e edhe stilistikore, e kufizuar ne pikepamje truallsore. Ajo qe mungon eshte norma drejtshqiptimore (per rrjedhim, por edhe per arsye te tjera - mungon edhe norma drejtshkrimore). Merrni, p.sh. shqiptimin e eshte, bej, etj. ne te folmet e dialektit te Veriut. Ka disa forma shqiptimi. Nga ana tjeter, sic dihet, dialektet i nenshtrohen vijimisht ndikimit te gjuhes letrare. Eshte veshtire qe rezultatet e ketij ndikimi t'i vecosh nga rezultatet e zhvillimit te brendshem te dialektit. Keto dy forca vepruese, bashkohen e ndersjellas fuqizojne njera-tjetren. Mu per keto fakte e sigurisht edhe per te tjera, me pak te rendesishme, procesi i zhvillimit dhe i ndryshimit te dialekteve pershpjetohet jo vetem ne krahasim me gjuhen shqipe standarde, por edhe ne krahasim me gjendjen e tyre te kaluar, kur ndikimi i gjuhes standarde ka qene me i pakte, ose me heret - fare i pakte. Per keto arsye, dialektet e edhe te folmet mund te kene e kane fjalore te tyre me faktet e tyre leksikore (fjale a shprehje) qe ndeshen ne etapen e dhene historike te zhvillimit te tyre.
***
Vazhdon... (neser do postoj pjesen e dyte te intervistes)
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
|