Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-05, 20:44   #6
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Momentet kulmore tė procesit gjyqėsor.

“Ju ndėrkaq viheni nė lidhje me sekretarin e Esat pashės, zotin Gjergj Goga dhe akuza pretendon se prania juaj nė Paris nuk ka pasur qėllim tjetėr veēse tė gjejė njė ēast tė favorshėm pėr tė vrarė atė qė ju e konsideroni si autorin e tė kėqijave tė atdheut tuaj”, - thotė kryetari i trupit gjykues, Drio.
“Nė asnjė mėnyrė, - pėrgjigjet Avniu. Ishte qė unė tė kėrkoja njė njeri qė tė mė pėrkrahte. Pėrveē kasaj, unė e kam takuar zotin Goga krejt rastėsisht”.
”Vėrtet rastėsisht, - pyet jo pa dyshim kryetari.
Dhe Avniu ia kthen jo pa ironi: ”Sigurisht qė po. Rasti ėshtė mbreti i botės”.
”Pra, padyshim rasti ishte ai qė ju shpuri gjithashtu te njė armėtar pėr tė blerė njė revolver me tė cilin tė godisnit viktimėn?”
Avniu pėrsėri gjakftohtė pėrgjigjet: ”Kisha nevojė pėr njė armė qė tė mbrohem”.
“Por ajo ishte kaq e madhe. Nuk u bezdiste?”
“Nė Paris ka nga ata qė e mbajnė mė tė madhe , - pėrgjigjet sėrish Avniu dhe vazhdon: Unė kam ardhur nė Paris qė tė kryej studimet, tė perfeksionoj frėngjishten dhe tė vizitoj Parisin”.
”Muaji i majit nuk ėshtė larg kohės sė pushimeve. Kjo nuk ėshtė kohė e zgjedhur mirė pėr tė filluar studimet. Pėrveē kėsaj, ju e flisni mirė frėngjishten”.
”Oh, kam pasur kohė ta mėsoj nė burgun ‘Sante’, - pėrgjigjet Avniu (marrė nga “Gazet dė Tribuno”, 12 dhjetor 1920, Paris).

“Unė nuk kam kėrkuar tė takohem me Esatin, - vazhdon ai. - I ndodh njeriut tė dojė tė sodisė njė lule pranvere, por i ndodh edhe tė ikė tutje nga njė send i neveritshėm. Vetėm rasti deshi qė sapo tė ndodhesha ballė pėr ballė me Esatin, atė tradhtar, zemra ime prej patrioti tė ēohej peshė. Unė shtjeva mbi tė. Ky ishte njė gjest instiktiv, duhen kuptuar ndjenjat e njė zemre shqiptari… Unė deklaroj se krahu im ėshtė ngritur nga njė ndjenjė e lartė”. (po aty).

Po dhe mbrojtja e avokatit Dė Monzi ishte e shkėlqyer. Kur kryetari i trupit gjykues, Drio, dhe prokurori Blosh Larok vazhdojnė tė ngulin kėmbė nė tezėn e vrasjes me paramendim, si njė veprim plot mllef e pasion tė Avni Rustemit, avokati Dė Monzi ngrihet e thotė:
- Krim pasional? Sigurisht. Se nuk ka pasion mė tė madh se dashuria ndaj atdheut!

Pėr fat tė keq, veē disa kronikave tė botuara nė shtypin e atyre ditėve tė procesit gjyqėsor qė zgjati tri ditė, mungojnė hollėsi tė tjera mė tė plota tė kėtij procesi qė pati bėrė bujė nė Paris. Veē tė tjerash, nė Arkivin Qendror Shtetėror edhe sot e kėsaj dite mungon dosja e plotė e kėtij procesi. Sipas ligjeve franceze, kjo dosje do tė tėrhiqet vetėm pas 100 vjetėsh.


Vendimi i befasishėm pėr pafajėsi.

Gjenerali Sarraj, duke mbrojtur personalitetin e Esatit, ka deklaruar nė gjyq: “Duhet tė lesh mėnjanė legjendėn, sepse Esati ka pasur njė legjendė. Unė nuk mundem veēse ta lėvdoj si njėrin nga bashkėpunėtorėt e mi. Unė i dhashė atij vetėm njė gjė qė ishte nėn pushtetin tim “Kryqin e Legjionit tė Nderit”.
Gjenerali Guro nuk u paraqit si dėshmitar, por i dėrgoi trupit gjykues njė letėr, ku edhe ai ngrinte lart Esat pashėn, si aleat i denjė i ushtrisė franceze.
Pati dhe ushtarakė qė dėshmuan nė kėtė proces gjyqėsor kundėr Esat pashės si Anselmi Lamoku. ”Kam dėgjuar, - tha ky i fundit nė sallėn e gjyqit, - se Esati nuk gėzonte popullaritet nė vendin e tij, mbase i kishte dhėnė shumė toka Jugosllavisė”.

Juria, pasi dėgjoi dėshmitarėt e tė dyja palėve, u tėrhoq dhe pas jo mė shumė se gjysmė ore dha vendimin e pafajėsisė pėr Avni Rustemin. Ishte njė vendim shumė i drejtė, i frymėzuar jo vetėm nga ndjenja e lartė e drejtėsisė, por edhe kryesisht nga fakorė tė konjukturės politike tė kohės, - shpjegoi juristi Jusuf Alibali, (“Avni Rustemi para... Studime historike nr. 2, 1964).


Ende nuk ėshtė hapur dosja e procesit gjyqėsor.

Tė gjitha ato qė kanė mbetur pa u zbuluar rreth atentatit tė Avni Rustemit.
Kur po kthehej nga Parisi pėr nė Shqipėri, Avni Rustemi u ndal nė Romė dhe ėshtė e natyrshme qė u takua me bashkėstudentė shqiptarė tė universitetit tė atjeshėm ku vazhdonte studimet. Por me asnjėrin syresh nuk mėsohet tė ketė folur rreth atentatit. Nė fakt, ne as edhe sot nuk dimė hollėsi tė tjera tė domosdoshme qė i dinte vetėm Avniu. Hollėsi pėr gjashtė muajt e qėndrimit nė burgun “Sante”, gjatė periudhės sė hetuesisė, si u kurua nga plagėt e rėnda qė mori nga goditjet e furishme tė qytetarėve qė e rrahėn menjėherė pas atentatit, duke e pandehur kriminel; ē’qėndrim mbanin policėt qė e mbikėqyrnin gjatė burgimit; tė dhėna pėr bisedat qė bėnte me avokatin e tij mbrojtės, Dė Monzi; a kishte shqiptarė qė e vizituan nė qeli dhe qė qenė tė pranishėm nė procesin gjyqėsor; u kthye vetėm pėr nė Shqipėri apo me shokė shqiptarė… Nuk dimė tė paktėn emrin e njėrit nga anėtarėt e jurisė qė brenda gjysmė ore, tė ndikuar nga fjala e Avni Rustemit dhe e avokatit mbrojtės, Dė Monzi, kuptuan se Avniu kishte vrarė njė tradhtar tė ēėshtjes kombėtare shqiptare dhe i dhanė pafajėsinė. Nuk dimė nėse vendimi i jurisė ishte i njėzėshėm, apo kishte nga ata qė mbėshtetėn aktakuzėn pėr dėnimin e tij me vdekje. Nuk dimė se ē’mund tė kenė thėnė mė pas gjyqtarėt francezė qė pėrgatitėn dėnimin e Avniut me vdekje, nuk dimė si reaguan nė kėto rrethana disa nga njerėzit e rrethit tė Esatit. Nuk kemi, sė fundi, siē e kemi theksuar, as dosjen e procesit gjyqėsor qė do tė qartėsontė shumė nga kėto enigma.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė