Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-05, 20:50   #9
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Atentate nga historia e Shqipėrisė.

Mars i vitit 1906. Ēerēiz Topulli me shokė tė ēetės sė tij vrasin komandantin turk tė Gjirokastrės dhe humbin gjurmėt. Po tė kapeshin, do tė dėnoheshin me vdekje.

Mars i vitit 1913. Osman Bali, dora e dhjathtė e Esat pashės, vret natėn Hasan Riza pashėn, komandantin turk tė garnizonit tė Shkodrės, qė Esati t’ia lėrė tė lirė kėtė qytet malazezve. Osman Bali fshihet dhe humb gjurmėt.

Nė shkurt tė vitit 1923, Beqir Valteri i bėn atentat Ahmet Zogut nė sallėn e Parlamentit nė Tiranė, por vetėm e plagos lehtė dhe vetė fshihet nė nevojtore.

Nė prill tė vitit 1924, Zogu paguan njė farė Isuf Reēi, i cili vret Avni Rustemin, kundėrshtarin e tij me tė rrezikshėm politik, prapa shpine. Vritet mė 1944 nga forcat partizane, si bashkėpunėtor i pushtuesve gjermanė.

Nė mars tė vitit 1925, sipas historisė sė shkruar para regjimit, Zogu vė gjithashtu njė agjent tė tijin qė parpara hotelit “Kavur” nė Bari, t’i bėjė atentat Luigj Gurakuqit, i cili vdes pastaj nė spital nga plagėt. Vrasėsi i mbrojtur edhe nga policia bareze, arrin tė humbasė gjurmėt.

Nė verė tė vitit 1926, Myslim Peza, pas njė atentati nė Tiranė, qėron hesapet me kryebanditin Osman Bali dhe arrin t’u shpėtojė ndjekjeve.

Mė 1931, Aziz Cami me shokė i bėjnė atentat Zogut, kur po dilte nga Teatri i Operės sė Vienės. Por vritet vetėm adjutani tij, Llesh Topallaj. Atentatorėt pėrpiqen tė shpėtojnė, por kapen dhe dėnohen.

Mė 14 gusht tė vitit 1933, njerėz tė Zogut, sipas variantit tė historisė sė shkruar gjatė regjimit, i bėjnė atentat Hasan Prishtinės nė Selanik dhe, pasi e vrasin, humbin gjurmėt.

Gjatė Luftės Nacional Ēlirimtare, guerrilasi Myslim Keta kryen disa atentate kundėr agjentėve tė rėndėsishėm fashistė dhe nė tė gjitha rastet shpėton.

Shtator 1998. Azem Hajdari, njė ndėr themeluesit e Partisė Demokratike, vritet pas njė atentati nė Tiranė.


***
***
***
***
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė