Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-06-05, 10:59   #48
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Hyrja masive nė Islam



Arabėt e tjerė prisnin rezultatin e luftės midis Kurejshėve dhe Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata besonin se e pavėrteta nuk mund tė sundonte me forcė mbi Mesxhidi Haramin (Xhaminė e Shenjtė). Gjithashtu, Ngjarja e Elefantit nuk ishte shumė larg tyre. Arabėt e panė se si Allahu i Madhėruar bėri qė tė jenė nėn gjykimin e Muhamedit edhe qafirėt edhe idhujtarėt. Nuk u mbeti as dyshimi mė i vogėl se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte, me tė vėrtetė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Prandaj, fiset arabe filluan tė dėrgonin delegatė njėri pas tjetrit tek ai. Ata shpallnin se i besonin profetėsisė sė tij dhe pranonin t’i bindeshin atij. Kėshtu, njerėzit filluan tė pėrqafonin fenė e Allahut dhe gjatė njė kohe tė shkurtėr u zgjerua trualli i shtetit islam nga brigjet e Detit tė Kuq e deri nė brigjet e Detit Arab, nga zonat nė jug tė Jordanisė e nė kufi me Shamin e deri nė kufijtė e Jemenit dhe tė Amanit. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nisi tė tė dėrgonte njerėz qė t’i ftonin tė tjerėt nė Islam, caktonte udhėheqės dhe ēonte njerėz qė tė mblidhnin zeqatin, qė tė plotėsonte nevojat pėr organizimin dhe rregullimin e jetės nė vend. Numri i delegacioneve qė vajtėn tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishin mė se 70. Disa dijetarė kanė thėnė se numri i tyre ka qenė afėrsisht 100. Vajtja e delegatėve tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte filluar qysh para se tė ēlirohej Meka. Madje, disa delegacione i shkuan qysh nė vitet e para tė Hixhretit (emigrimit). Disa delegatė kanė shkuar edhe para se tė emigronte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Medine. Por vajtja e delegacioneve nė mėnyrė masive dhe tė njėpasnjėshme ndodhi pas ēlirimit tė Mekės, nė vitin e nėntė tė Hixhretit dhe vazhdoi deri nė vitin e dhjetė tė Hixhretit e edhe mė pas. Prandaj viti i nėntė Hixhri ėshtė quajtur viti i delegacioneve. Shumica e delegacioneve pėrbėhej nga kryetarėt fiseve, pra nga burra me influencė e qė ishin tė aftė tė vendosnin pėr ēėshtje tė ndryshme. Por, ka ndodhur qė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) t’i vinte edhe njė burrė i vetėm ose njė numėr i vogėl njerėzish. Qėllimi i vajtjes te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndryshonte nga njėri delegacion tek tjetri. Dikush shkonte pėr tė kėrkuar qė t’i ktheheshin robėrit (gra e fėmijė) qė ia kishin zėnė, siē u tha mė lart pėr delegacionet e fiseve Hauazin dhe Temim. Dikush shkonte vetėm e vetėm pėr tė kėrkuar garanci pėr veten e vet dhe pėr popullin e vet; dikush pėr t’u krenuar ose pėr tė bėrė dialog e polemikė; dikush pėr t’i kėrkuar Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė tė prapėsohej ushtria islame dhe tė mos e sulmonte popullin e tij; dikush pėr tė pranuar tė ishte nėn gjykimin e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe tė paguante xhizjen; dikush pėr t’i shfaqur dėshirėn pėr tė pėrqafuar Islamin pėr vete dhe njėherazi i jepte shpresė se edhe populli i vet do tė bėhej mysliman. Dikush i vajti Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) si mysliman i bindur dhe si pėrfaqėsues i popullit tė vet, qė dėshironte t’i njihte mėsimet e Islamit dhe dispozitat e tij. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i priste tė gjitha delegacionet ashtu siē e kishte mėsuar Allahu, me buzėqeshje e fisnikėri. Madje, edhe i shpėrblente me diēka qė i kėnaqte ata dhe i nxiste pėr nė Islam. U mėsonte atyre besimin (imanin) dhe Sheriatin islam, me qėllim qė ata t’ua mėsonin tė tjerėve qė kishin prapa. Kėshtu, delegatėt qenė lidhja mė e madhe pėr pėrhapjen e Islamit midis arabėve nė shkretėtira. Si rezultat i kėtyre delegacioneve, megjithėse qėllimet e tyre ishin tė ndryshme, qe se vetė pjesėtarėt e delegacioneve u bėnė myslimanė dhe menjėherė pas tyre ose pas njė kohe tė shkurtėr u bėnė myslimanė edhe popujt a fiset tė cilėve u pėrkisnin ato. Vetėm me njė pjesė tė vogėl nuk ndodhi kėshtu, si p.sh., me Benu Hanifen dhe Musejlemetul Kedhabin (Musejlemenė Gėnjeshtar). Po pėrmendim tani, disa nga delegacionet mė tė rėndėsishme. Delegacioni i Abdul Kajsit

Pjesėtarėt e delegacionit ishin banorė tė lindjes sė Gadishullit Arabik dhe ishin mė tė parėt qė u bėnė myslimanė jashtė Medines. E para xhami, ku u fal namazi i xhumasė, pas Xhamisė sė Tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ishte xhamia e tyre, qė u ndėrtua nė fshatin Xheuathij, nė Bahrejn. Fisi Benu Abdul Kajsi ka dėrguar delegatė dy herė tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Njė herė, nė vitin e pestė tė Hixhretit dhe njė herė, nė vitin e nėntė. Ata qė vajtėn tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) herėn e parė ishin 13 (thuhet edhe 14 burra). Kur shkuan nė Medine, panė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tek dera e xhamisė, zbritėn menjėherė nga kafshėt e udhėtimit dhe me tė shpejtė u afruan tek ai dhe e pėrshėndetėn me “Selam!”. Ndėr ta ishte edhe Abdullah ibn Auf Eshxhiu, i cili ishte mė i vogli i tyre nė moshė. Ai qėndroi tek kafshėt e udhėtimit, derisa i siguroi nė njė vend ato, mblodhi plaēkat dhe mori rroba tė bardha e i veshi ato. Pastaj, vajti tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e pėrshėndeti me “Selam!”. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Ti ke dy cilėsi, qė i do Allahu dhe i Dėrguari i Tij: urtėsinė dhe mosnxitimin.” Qysh para se tė arrinin ata delegatė nė Medine, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte thėnė: “Do tė vijnė ca njerėz qė janė mė tė mirėt e Lindjes, tė cilėt janė bėrė myslimanė tė bindur, kanė hipur nė kafshėt e udhėtimit dhe u ėshtė mbaruar ushqimi. O Allah, fali mėkatet e Abdul Kajsit!” E kur ata erdhėn nė Medine, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Mirė se erdhėt ju e mos paēi kurrė hidhėrim e pendim!” Ata i kėrkuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’u jepte porositė. Ata do t’i zbatonin porositė e tij e pastaj do t’ua tregonin ato edhe tė tjerėve. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i porositi ata pėr katėr gjėra: 1. Tė dėshmonin se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut. 2. Tė falnin namazin. 3. Tė jepnin zekatin. 4. Tė agjėronin muajin e Ramazanit. Nė atė kohė ende nuk ishte bėrė detyrim kryerja e Haxhit, prandaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk i urdhėroi ata pėr Haxh. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kėrkoi atyre, gjithashtu qė tė jepnin njė tė pestėn e pasurisė qė merrnin nga lufta me armikun dhe i ndaloi nga ēdo lloj pijeje dehėse. Delegacioni i dytė pėrbėhej prej 40 burrash. Ndėr ta ishte edhe Xharud ibn Alai Abdiu, i cili qe i krishterė por u bė mysliman dhe e zbukuroi Islamin e vet me vepra tė mira. Delegatėt e Damam ibn Tha’lebes nga fisi Beni Sa’ad ibn Bikr Damami ishte njė burrė i ashpėr, nga banorėt e shkretėtirės. Porsa erdhi nė Medine, e futi devenė e vet nė xhami dhe e lidhi aty e pastaj tha: “Kush nga ju ėshtė biri i Abdul Mutalibit?” Ata i treguan Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Atėherė Damami u afrua tek ai dhe tha: “O Muhamed! Unė do tė tė pyes ty dhe do tė jem i ashpėr gjatė pyetjeve tė mia, por mos mė merr inat.” “Pyet ēfarė tė tė vijė ndėrmend”,- ia priti i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). “Ne na erdhi i dėrguari yt dhe na tha se ti mėton qė Allahu tė ka dėrguar ty Profet.”,- ia ktheu Damami. Profeti: “Drejt ka thėnė.” Damami: “Kush e ka krijuar qiellin?” Profeti: “Allahu e ka krujuar atė.” Damami: “Po Tokėn kush e ka krijuar?” Profeti: “Allahu.” Damami: “Kush i ka ngulur kėto male dhe kush i ka bėrė tėrė kėto gjėra qė gjenden nė to?” Profeti: “Allahu.” Damami: “Betohem pėr Atė qė ka krijuar Tokėn e ka ngulur kėto male. A Allahu tė ka dėrguar ty?” Profeti: “Po.” Damami: “I dėrguari yt tha se e kemi pėr detyrė tė falim pesė namaze gjatė ditės dhe natės: a ėshtė e vėrtetė kjo?” Profeti: “Drejt ka thėnė.” Damami: “Betohem pėr atė qė tė ka dėrguar ty (dhe tė pyes): “A Allahu tė ka urdhėruar ty pėr kėtė (faljen e pesė namazeve)?” Profeti: “Po.” Damami: “I dėrguari yt tha se e kemi pėr detyrė qė tė japim zekatin e pasurive tona: a ėshtė e vėrtetė kjo?” Profeti: “Drejt e ka thėnė.” Damami: “Betohem pėr Atė, qė tė ka dėrguar ty dhe po tė pyes: “A Allahu tė ka urdhėruar ty pėr kėtė zekatin?” Profeti: “Po.” Damami: “I dėrguari yt tha se e kemi pėr detyrė tė agjėrojmė muajin e Ramazanit ēdo vit: a ėshtė e vėrtetė kjo?” Profeti: “Po.” Damami: “Betohem pėr Atė qė tė ka dėrguar ty, a Allahu tė urdhėruar ty pėr kėtė?” Profeti: “Po.” Damami: “I Dėrguari yt tha se e kemi pėr detyrė tė shkojmė nė Haxh, nė qoftė se kemi mundėsi. A ėshtė e vėrtetė kjo?” Profeti: “Po.” Damami: “Atėherė, pėr Atė, qė tė ka dėrguar ty, a Allahu tė ka urdhėruar ty pėr kėtė?” Profeti: “Po.” Kur u nis pėr tė ikur, Damami tha: “Betohem pėr Atė, qė tė ka dėrguar, unė nuk do tė shtoj asgjė mė shumė se ato qė mė the ti, as nuk do tė lė asnjė nga porositė qė ke thėnė ti.” Profeti: “Nėse ishte i ēiltėr nė ato qė tha, do tė hyjė nė Xhenet.” Kur Damami u kthye, e njoftoi popullin e vet pėr gjithēka kishte urdhėruar dhe ndaluar i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Gjatė asaj dite nuk mbeti burrė e grua pa u bėrė mysliman. Mė pas, ndėrtuan xhami e kėnduan ezanin pėr tė falur namazin. Kėshtu, delegacioni i Damam ibn Tha’lebes ishte mė i miri i delegacioneve. Delegacioni i Adhras dhe i Baliut

Nė muajin Sefer, nė vitin e nėntė tė Hixhrit, 12 burra nga fisi Benu Adhra shkuan tek Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ata pėrmendėn afrinė qė kishin me Kusajin dhe ndihmėn qė i kishin dhėnė atij pėr dėbimin e fiseve Benu Bikr dhe Huza nga Meka. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i mirėpriti ata dhe i pėrgėzoi pėr ēlirimin e Shamit (Sirisė). Ai i ndaloi ata nga falli i falltorėve dhe therja e kurbanėve pėr idhujt. Ata tė dymbėdhjetė u bėnė myslimanė dhe qėndruan disa ditė nė Medine. Pastaj u kthyen e shkuan nė vendin e tyre. Porsa u larguan ata, erdhi delegacioni i Baliut. Ishte muaji i Rebiul Ula, viti i nėntė i Hixhretit. Ata u bėnė myslimanė e qėndruan tri ditė nė Medine. Pastaj u kthyen nė vendin e tyre. Delegacioni i Benu Esed Huzejmes

Ky delegacion pėrbėhej prej dhjetė vetash. Ata shkuan tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), qysh nė fillim tė vitit tė nėntė Hixhri, kur ai ndodhej nė xhami me shokėt e vet. Tė gjithė u bėnė myslimanė. Kryetari i tyre i tha Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O i Dėrguari i Allahut! Ne dėshmuam se Allahu ėshtė Njė e nuk ka shok dhe se ti je robi i Tij dhe i Dėrguari i Tij. O i Dėrguari i Allahut! Ne kemi ardhur tek ti pa na dėrguar ndonjė misionar; jemi bėrė myslimanė dhe nuk kemi luftuar kundėr teje, ashtu siē kanė luftuar Benu Fulanėt; kemi edhe tė tjerė pas nesh (qė shpresojmė tė bėhen myslimanė).” Pėr kėto Allahu i zbriti Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kėtė ajet: “Ata tė shprehin ty mirėnjohje qė u bėnė myslimanė. Thuaj: “Pranimin tuaj e tė fesė suaj mos ma njihni mua. Ju, nė qoftė se jeni tė ēiltėr, Allahu ju bėri mirė, kur ju udhėzoi pėr nė Islam.” (49:170) Ata i kėrkuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’ua lejonte disa veprime, qė i praktikonin nė kohėn e Padijes (para Islamit), siē ishte falli, ngritja e zogjve nga vendi ku ishin, pėr tė parė fluturimin e tyre majtas apo djathtas si tregues pėr punėt qė do tė bėnin, guriēkat (falli me guriēkat) etj. Por, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i ndaloi ato gjėra. Ata e pyetėn Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr rėrėn (pėr pėrdorimin e saj pėr tė gjetur tė ardhshmen e tė panjohurėn), dhe ai u tha: “Atė lloj dije e ka pasė mėsuar njė profet (i hershėm); kush rastis qė ta dijė ashtu si dija e tij, mirė; pėrndryshe nuk lejohet.” Mirėpo, ajo dije ėshtė e pamundur. Tė gjitha ato punė janė njė hamendje pėr tė panjohurėn e tė panjohurėn e di vetėm Allahu. Njerėzit e delegacionit qėndruan disa ditė nė Medine duke mėsuar detyrat e Islamit. Pastaj u kthyen e shkuan tė fituar nė vendin e tyre. Delegacioni i Texhibit

Texhibi ishte degė e fisit Kinda. Njerėzit e kėtij delegacioni vajtėn te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me zeqatin e popullit tė tyre. Ata u kishin dhėnė tė varfėrve dhe u kishte tepruar. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u gėzua dhe i priti mirė e i nderoi. Pėr kėtė, Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij !) ka thėnė: “Nuk ka ardhur tek ne asnjė delegacion nga arabėt si ky.” Ndėrsa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Sigurisht, udhėzimi ėshtė nė dorėn e Allahut. Atij njeriu, tė cilit Allahu ia dėshiron tė mirėn, ia zgjeron gjoksin pėr besimin islam.” Ata pyesnin pėr Kuranin dhe pėr Synetin, qė t’i mėsonin. Kur u nisėn pėr nė vendin e tyre, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u dha dhurata mė tė mira se ē’u pati dhėnė delegacioneve tė tjera. Para se tė ndahej, i pyeti ata nėse kishte mbetur ndonjė pa marrė dhurata. Ata i thanė se kishte mbetur njė djalė qė e kishin lėnė tek devetė, i cili ishte mė i riu ndėr ta. “Ma sillni kėtu!”,- tha i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Erdhi djali te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O i Dėrguari i Allahut,- i tha. Unė jam nga ata tė grupit, qė erdhėn mė parė. Plotėsoma edhe mua kėrkesėn!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Cfarė kėrkese ke ti?” “Unė dua,- i tha djali, t’i kėrkosh Allahut qė tė mė falė, tė mė mėshirojė dhe tė ma pastrojė zemrėn time.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e luti Allahun pėr tė, ashtu siē dėshironte ai. Pastaj urdhėroi qė t’i jepej atij ēfarė iu dha edhe shokėve tė tij. Djali nuk lakmonte shumė. Pas kėsaj ai qėndroi i vendosur nė mbrojtje tė Islamit. Kur shkoi te njerėzit e vet, i kėshilloi ata dhe ata u bėnė myslimanė tė mirė. Delegacioni i fisit Benu Fezare

Ky delegacion vajti te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), pas kthimit tė tij nga lufta e Tebukut. Delegacioni pėrbėhej prej 20 burrash, tė cilėt ishin bėrė myslimanė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pyeti pėr vendin e tyre. Ata iu pėrgjigjėn se ishte thatėsi e madhe, prandaj i thanė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Lutiu Allahut pėr ne, qė tė na sjellė shiun. Na ndėrmjetėso tek Zoti yt dhe Zoti yt tė tė bėjė ty ndėrmjetės pėr ne.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu pėrgjigj: “Subhanallah (I lartėsuar ėshtė Allahu!) C’ėshtė kjo e keqe?! Unė tė bėhem ndėrmjetės pėr te Zoti im?! E kush mund tė bėhet ndėrmjetės tek Zoti ynė?! Nuk ka zot tjetėr, pėrveē Atij; Ai ėshtė mė i Larti dhe mė i Madhi. Kursiji, i pėrfshin qiejt e Tokėn…” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u ngjit nė minber dhe iu lut Allahut tė Madhėruar dhe Allahu i Madhėruar u lėshoi atyre shi dhe mėshirė tė plotė. Delegacioni i Nexhranit Nexhrani ėshtė njė zonė e gjerė nė kufi tė Jemenit; gjatėsia e saj ėshtė njė ditė rrugė pėr kalorėsin e shpejtė. Nė atė kohė, ajo zonė zonė pėrfshinte 73 fshatra, me 120000 luftėtarė-qė tė gjithė tė krishterė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pati dėrguar njė letėr kryetarit tė tyre, me tė cilėn i ftonte pėr nė Islam. Ai e lexoi letrėn e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), u tremb dhe u kėshillua menjėherė me parinė dhe me njerėzit e tjerė si tė vepronin. Mė nė fund, vendosėn qė tė dėrgonin njė delegacion te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ta diskutonin punėn. Delegacioni pėrbėhej prej 30 burrash. Ata vajtėn te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė veshur me rroba tė bukura, qė i tėrhiqnin rrėshqanthi. Kishin dhe xhaketa mėndafshi e unaza prej ari. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk u foli ClassKeybatyre. Atėherė, dikush nga shokėt e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ua bėri me shenjė qė t’i ndėrronin rrobat dhe t’i hiqnin stolitė e unazat e tyre. Dhe ata ashtu vepruan. Pastaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) bisedoi me ta dhe u bėri thirrje pėr nė Islam. Mirėpo ata nuk pranuan dhe thanė se kishin qenė myslimanė pėrpara tyre. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Ju ju ndalojnė tri gjėra tė bėheni myslimanė: 1. Adhurimi i idhullit; 2. Ngrėnia e mishit tė derrit; 3. Mėtimi (pretendimi) juaj se Allahu ka bir.” Ata i thanė: “Kush ėshtė si Isai? Ai ėshtė krijuar pa baba.” Atėherė, si pėrgjigje pėr ta, Allahu zbriti kėto ajete: “Vėrtet, ēėshtja e Isait (tė lindur pa baba) tek Allahu ėshtė si ēėshtja e Ademit. Atė e krijoi nga dheu e pastaj i tha: “Bėhu!” dhe ai u bė. E vėrteta ėshtė (kjo) nga Zoti yt e ti mos u bėj nga ata qė dyshojnė. E kush tė kundėrshton ty nė ēėshtjen e tij (Isait), pasi tė ėshtė bėrė e ditur e vėrteta, thuaj: “Ejani, po i thėrrasim bijtė tanė dhe bijtė tuaj, gratė tona dhe gratė tuaja, (vijmė) vetė ne, ju thėrrasim edhe ju, pastaj, le t’i lutemi Allahut tė gjithė bashkė, qė mallkimi tė bjerė mbi ata, tė cilėt gėnjejnė.” (3:59-61) Delegacioni i Taifit

U shpjegua mė parė se pas luftės sė Hunejnit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pati rrethuar Taifin. Ai nuk i sulmoi ata, por i la dhe u kthye nė Medine. Kur u largua, gjatė rrugės i shkoi prapa Urue ibn Mes’ud Thekafiu. Ai e mbėrriti Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėrpara se tė hynte nė Medine dhe u bė mysliman. Pastaj, ai u kthye nė Taif dhe i ftoi pėr nė Islam njerėzit e popullit tė Taifit. Mirėpo ata e goditėn me shigjeta nga tė gjitha anėt, derisa e vranė. Pastaj, nisėn tė bisedojnė me njeri-tjetrin si ta pėrballonin situatėn. Pastaj ranė nė njė mendje se nuk ishin aq tė fortė sa tė luftonin me arabėt qė kishin pėrqark. Prandaj, nė Ramazan, nė vitin e 9-tė tė Hixhretit dėrguan nė Medine Abdullah Jalil ibn Amrun me pesė veta nga paria e tyre. Nė Medine i Dėguari i Allahut u gjeti njė vend tė ngritur pranė xhamisė, qė tė dėgjonin Kuran dhe tė shihnin njerėzit qė faleshin. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i ftonte ata nė Islam, por ata nuk binin nė njė mendje pėr ta pranuar atė. Ata kėrkuan nga i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’i lejonte tė bėnin imoralitet; t’i lejonte tė pinin alkool dhe tė hanin me pasurinė e fituar nga kamata; tė mos shkatėrrohej idhulli Latė; tė mos faleshin; tė mos i detyronte t’i shkatėrronin idhujt me duart e tyre. Sidoqoftė, nė fund ata u bindėn dhe u bėnė myslimanė, por i caktuan si kusht Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė ai ta merrte vetė pėrsipėr rrėzimin e idhullit Latė, sepse njerėzit e Thekifit nuk mund ta shembnin atė me duart e veta. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e pranoi kėtė. Othman ibn Ebi el A’s Eth-Thekafiu ishte mė i vogli njerėzve tė Taifit nė moshė. Prandaj, atė e patėn lėnė tek devetė e tyre. Kur ata ktheheshin tek devetė, ai shkonte te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i lutej qė t’i kėndonte Kuran. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) flinte, i lutej Ebu Bekrit qė t’i kėndonte Kuran. Kėshtu, ai mėsoi pėrmendsh shumė pjesė tė Kuranit, por kėtė gjė e mbante fshehur nga shokėt e vet. Pasi ata u bėnė myslimanė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e caktoi Othmanin pėrgjegjės pėr ta, sepse ai pėrpiqej shumė pėr Islamin, kėndimin e Kuranit dhe mėsimin e fesė. Delegacioni u kthye nė Taif, por nuk u treguan njerėzve se ishin bėrė myslimanė. Pastaj, filluan t’i frikėsonin njerėzit se do tė ndodhte luftė e ashpėr. Ndėr tė tjera u thanė: “Ne vajtėm te njė burrė, qė ishte i ashpėr dhe zemėrfortė. Ai kishte triumfuar me anė tė shpatės dhe njerėzit i nėnshtroheshin. Ai na paraqiti disa detyra tė rėnda (dhe pėrmendėn lėnien e imoralitetit, tė verės, tė kamatės etj.) Ai na tha: “Ose t’i braktisni ato, ose do t’ju shpall luftė.” Njerėzit e Taifit u tmerruan dhe pėr dy-tre ditė u pėrgatitėn pėr luftė. Allahu hodhi frikėn nė zemrat e njerėzve tė Taifit dhe ata u thanė delegacionit: “Kthehuni nė Medine dhe jepini Muhamedit ēfarė t’ju kėrkojė.” Njerėzit e delegacionit thanė: “Ne ramė nė njė mendje me Profetin dhe u bėmė myslimanė.” Atėherė, i gjithė Thekifi u bė mysliman. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Halid ibn Uelidin dhe Mugire ibn Shube Thekafiun me disa burra tė tjerė nė Taif, pėr tė shembur idhullin Latė. Porsa shkuan atje, ata e thyen dhe e shembėn atė. Delegacioni i Beni Amir ibn Sa’sasit

Nė kėtė delegacion ishin edhe armiku i Allahut, Amir ibn Talifi, i cili tradhtoi bashkė me banorėt e pusit tė Maunes dhe Erbid ibn Kajsi e Xhabbar ibn Eslemi. Kėta ishin udhėheqėsit e njerėzve tė tyre dhe djajt e tyre. Amiri dhe Erbid ibn Kajsi patėn bėrė komplot pėr tė vrarė Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Porsa arriti nė Medine, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i ftoi ata pėr nė Islam, por Amiri, i cili fliste nė emėr tė delegacionit, i tha Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “Unė tė propozoj tė zgjedhėsh njė nga kėto tri gjėra: tė mė lėsh mua zonat malore dhe shkretėtirat, kurse vetė tė mbash qytetet dhe zonat fushore; tė mė lėsh mua zėvendėsin tėnd, pasi tė vdesėsh; tė tė shpall ty luftė me fisin Gatfanė, prej 1000 trimash dhe 1000 trimėreshash.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk pranoi i asnjė nga propozimet. Ai tha: “O Allah! Ma hiq qafe Amirin dhe udhėzoje pėr sė mbari fisin e tij.” Kur po fliste Amiri, Erbidi kaloi prapa shpinės sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe nxori shpatėn nga kėllėfi njė pėllėmbė, por Allahu i Madhėruar ia paralizoi dorėn pėrgjithmonė. Gjatė rrugės pėr nė vendin e vet, Amri shkoi pėr tė bujtur nė shtėpinė e njė gruaje nga fisi Benu Selul. Allahu i Madhėruar bėri qė Amrin ta zerė kolera. Atij iu krijua njė gjendėr nė fyt. Ai tha: “Mė ėshtė bėrė njė gjendėr e fytit si gungė deveje. Qenka thėnė qė unė tė vdes nė shtėpinė e Selulijes.” Pastaj, tha: “Ma sillni menjėherė kalin tim!” Ia sollėn kalin. Ai hipi dhe vdiq mbi kalė. Ndėrsa Erbirit Allahu i lėshoi njė rrufe, e cila e dogji atė dhe devenė e tij. Pėr kėtė ngjarje ka zbritur ajeti: “E Ai (Allahu) dėrgon rrufetė dhe me to godet kė tė dojė. Ndėrsa idhujtarėt polemizojnė rreth Allahut, e Ai ėshtė Ndėshkues i Rreptė.” (13:13) Ngjarjen e Erbidit dhe tė Eslemit e ka treguar njė sahabe, Meul ibn Xhemil, i cili ishte nga fisi i tyre, nga Benu Amrėt. Edhe Meuli pati shkuar te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). U bė mysliman, kur ishte nė moshėn 20 vjeē. Devenė e vet e ēoi te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ia dhuroi atij. Pas tij, shkoi edhe Ebu Hurejra, i cili u bė mysliman. Jetoi 100 vjet nė Islam. Ebu Hurejra quhej “zoti i dy gjuhėve”, sepse ishte orator. Delegacioni i Benu Hanifes

Ky delegacion shkoi te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė vitin e 9-tė tė Hixhretit. Pėrbėhej prej 17 vetash, ndėr tė cilėt edhe Musejleme Kedhabi. Delegacioni bujti nė shtėpinė e njė ensari, pastaj vajti te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). I gjithė delegacioni u bėnė myslimanė. Thuhet se edhe Musejleme u bė mysliman me shokėt e tjerė. Thuhet edhe se ai nuk vajti fare me ta te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ka thėnė: “Nė qoftė se Muhamedi mė cakton mua zėvendės pas tij, i shkoj pas.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte parė ėndėrr sikur ishin ndarė thesaret e Tokės dhe i ranė nė duar dy byzylykė prej ari, tė cilėt u zmadhuan dhe ai u mėrzit. Pastaj, iu tha qė t’u frynte atyre. Ai u fryri dhe ata tė dy ikėn. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i komentoi dy byzylykėt si dy gėnjeshtarė, tė cilėt do tė dilnin pas vdekjes sė tij. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi te Musejlemja. Nė dorė kishte njė copė lėkurė palme. Bashkė me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte edhe Thabit ibn Kajsi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i foli Musejlemes qė tė bėhej mysliman, por Musejlemja i tha: “Nė qoftė se ti dėshiron, o Muhamed, ne nuk do tė pengojmė nė punėn qė ke nisur, por me kusht qė, pasi tė vdesėsh, tė na e lėsh ne profetėsinė.” Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Sikur ti tė mė lypje edhe kėtė copė lėkurė palme, nuk do tė ta jepja. Ta dish se kurrė nuk do tė kalojė urdhri i Allahut te ti (kurrė nuk do tė bėhesh profet). E nė qoftė se i kthen shpinėn Islamit, Allahu do tė tė shkatėrrojė ty. Pėr Allahun, unė po tė shikoj ty, ashtu siē m’u tregua nė ėndėrr. Kaq prej meje. Pėr mė shumė pyet Thabit ibn Kajsin. Ai do tė pėrgjigjet pėr mua.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u largua prej tij. Delegacioni u largua nga Medinia, ndėrsa Musejlemja qėndroi edhe pak kohė aty. Mė pas ai pėrhapi lajmin se gjoja ishte pjesėmarrės nė Profetėsinė e Muhamedit dhe kėshtu e shpalli veten profet e filloi tė trillonte gjėra tė rreme. Ai u lejoi njerėzve verėn dhe imoralitetin. Popullin i tij sikur i zuri magjia dhe atij i doli fama. Kėshtu vazhdoi, derisa vdiq i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): fisi i tij u mashtruan me Musejlemenė edhe mė shumė. Prandaj, Ebu Bekri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi ushtrinė islame nėn komandėn e Halid ibn Uelidit kundėr tij. U zhvillua njė luftė e ashpėr midis tij dhe myslimanėve. Mė nė fund, Musejlemja u vra. U vranė edhe shumė veta nga ushtria e tij. Intriga e Musejlemes u asgjėsua. Atė e vrau Uahshi ibn Harbi, i cili mė parė pati vrarė Hamzanė. Gėnjeshtari i dytė, qė iu tregua Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė ėndėrr, qe Esued Anisiu, pėr tė cilin do tė flitet mė pas. Delegacionet e mbretėrve tė Hamirit

Pasi u kthye Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga Tebuku, erdhi Malik ibn Murre Rehuaniu. Ai kishte me vete letrėn e mbretėrve tė Hamirit: Harith ibn Bbdul Kelal, Naim ibn Abdul Kelal, Nu’mani (qė thirrej Dhu Reajin), Muafiri dhe Hamedani. Kėta kishin qenė bėrė myslimanė, prandaj e kishin dėrguar Malikun te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Edhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u dėrgoi atyre njė letėr, ku tregonte se ēfarė u lejohej dhe ēfarė nuk u lejohej. U dha edhe garanci pėr ata qė kishin marrėveshje se marrėveshjet do tė ruheshin. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi tek ata Muadh ibn Xhebelin me disa nga sahabėt. Ata shkuan nė Kura Alijae, qė ndodhet nė anėn e Adenit, midis Sukunit dhe Sekasikut. Muadhi u caktua gjykatės, komandant i ushtrisė dhe mbledhės i zeqatit dhe i xhizjes. Njėheraz, ishte edhe imam. Ndėrsa, Ebu Musa el Esh’ariu qe dėrguar nė Kura Sufla, qė pėrfshinte zonat Zubejd, Merib, Zamia dhe Sahil. Para sė t’i niste ata tė dy, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Lehtėsojuani punėn atyre njerėzve, mos ua vėshtirėsoni. Jepni lajme tė mira dhe mos u sillni vrazhdė, krijoni bindje dhe mos u pėrēani.” Muadhi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka qėndruar nė Jemen, derisa vdiq i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ndėrsa, Ebu Musa Esh’ariu u kthye tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Haxhin e Lamtumirės. Delegacioni i Hemedanit dhe dėrgimi i Halidit dhe Aliut

Hemedani ishte njė fis i njohur nė Jemen. Delegacioni i atij fisi erdhi nė Medine nė vitin e 9-tė tė Hixhretit, pasi u kthye Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga lufta e Tebukut. Ndėr pjesėtarėt e delegacionit ishte edhe Malik ibn Nemitiu. Ai ishte poet me famė. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u shkroi njė letėr banorėve tė Hamedanit, ku jepej pėrgjigjja e kėrkesave tė tyre. Malik ibn Nemiti u caktua pėrgjegjės pėr ata, qė u bėnė myslimanė nga fisi i vetė Malikut. Halid ibn Uelidi u dėrgua pėr t’i thėrritur nė Islam. Halidi qėndroi atje 6 muaj, por ata nuk u bėnė myslimanė. Mė pas, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi atje Ali ibn Ebu Talibin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e urdhėroi qė ta shkarkonte Halidin nga detyra. Aliu veproi sipas porosisė, qė kishte marrė. U lexoi atyre njė letėr tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e u bėri thirrje pėr nė Islam dhe ata u bėnė myslimanė. Atėherė, Aliu i shkroi njė letėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), me tė cilėn e pėrgėzonte pėr fitoren. Porsa e mori vesh ngadhėnjimin e Islamit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ra nė sexhde, pastaj ngriti kokėn dhe tha: “Paqja qoftė mbi Hemedanin! Paqja qoftė mbi Hemedanin! Paqja qoftė mbi Hemedanin!” Delegacioni i Benu Abdul Mutalibit

Nė muajin Rabiul Ahir, nė vitin e 10-tė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi Halid ibn Uelidin te Benu Abdul Mudani nė Nexhran, nė Jemen, pėr t’i ftuar nė Islam. Iu tha tė priste tri ditė. Nė qoftė se nuk do ta pranonin Islamin, tė luftonte kundėr tyre. Halidi shkoi atje dhe dėrgoi kalorėsit qė tė thėrrasin nė ēdo anė: “Bėhuni myslimanė, qė tė shpėtoni!” Atėherė ata u bėnė myslimanė. Halidi qėndroi nė mes tyre, duke u mėsuar Islamin. Ai i shkroi njė letėr tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pasi e mori letrėn, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i dėrgoi fjalė Uelidit tė vinte nė Medine me njė delegacion tė tyre. Ashtu vepruan. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha: “Me ēfarė e mposhtnit ju atė, qė ju shpallte luftė juve nė kohėn e Padijes (para Islamit)?” “Mblidheshim si njė trup i vetėm dhe nuk pėrēaheshim. Nuk i bėnim askujt padrejtėsi,- iu pėrgjigjėn ata.” “Drejt thatė”,- ua ktheu Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj biseduan gjerė e gjatė pėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u caktoi kryetar Kajs ibn Husajnin dhe ata u kthyen te populli i tyre nė fund tė muajit Sheual a nė fillim tė muajit Dhul Ka’ade. Mė pas Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi atje Amru ibn Hazmin pėr t’u mėsuar punėt e fesė, Synetin, detyrat e Islamit si dhe pėr tė marrė prej tyre zeqatin. Pėr kėtė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i dha Amrusit njė letėr, e cila ėshtė shumė e njohur. Fisi Benu Mudhhixh

Benu Mudhhixhi ishte njė fis Jemenas. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi tek ta Ali ibn Ebi Talibin nė muajin e Ramazanit, nė vitin e 10-tė tė Hixhretit, qė t’i ftonte nė Islam. E urdhėroi Talibin qė tė mos bėnte luftė kundėr tyre, pėrveēse po tė luftonin ata kundėr tij. Arriti Aliu tek ata dhe u takua me shumicėn e tyre e i ftoi pėr nė Islam. Mirėpo ata nuk e pranuan Islamin dhe i goditėn myslimanėt me shigjeta. Atėherė, Aliu me shokėt e vet u rreshtuan dhe luftuan kundėr tyre, derisa i thyen. Pėr pak kohė ata nuk u vunė nė ndjekje tė tyre. Pastaj i ndoqėn dhe u bėnė thirrje pėr nė Islam. Ata u bėnė myslimanė dhe paria e tyre i dhanė besėn Aliut. “Ne jemi pėrfaqėsues tė popullit tonė. Ky ėshtė zeqati qė kemi dhėnė ne; merr nga ajo atė pjesė qė i takon Allahut.” Aliu (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mori atė qė i takonte. Pastaj u kthye tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ia dha atij tė gjitha nė Haxhin e Lamtumirės. Delegacioni i Ezid Shenuas

Edhe Ezid Shenuaja ishte njė fis i njohur nė Jemen. Ky fis dėrgoi njė delegacion, tė kryesuar nga Sured ibn Abdullah Ezediu. Pjesėtarėt e delegacionit u bėnė myslimanė, porsa biseduan me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kryetar i delegacionit ishte Sured ibn Abdullah el Ezedi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e urdhėroi Suredin qė me myslimanėt qė kishte me vete, tė luftonte idhujtarėt e fisit tė vet. Delegatėt e Xherir ibn Abdullah Bexheliut dhe shembja e idhullit Dhul Helisa

Xherir ibn Abdullah Bexheliu ishte nga shokėt mė tė njohur tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Fisi i tij kishte njė idhull qė adhurohej shumė, i quajtur “Dhul Helisa”. Me atė idhull ata donin tė konkuronin Qaben dhe thoshin: “Qabja ėshtė “Qabe siriane”, kurse idhulli ynė ėshtė “Qabe jemenase”. Njė ditė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha Xheririt: “A nuk na rehaton nga Dhul Helisa” Xheriri iu ankua se nuk mund tė qėndronte nė kalė. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i vuri dorėn nė gjoks dhe tha: “O Allah! Bėje Xheririn qė tė qėndrojė mbi kalė dhe bėje atė tė udhėzojė tė tjerėt.” Lutja e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u pranua dhe Xheriri nuk rrėzohej mė nga kali. Me 150 kalorės nga Humsi, qyteti i tij, Xheriri shkoi tek idhulli Dhul Helisa, e shembi dhe e dogji. E la si njė deve tė sėmurė dhe dėrgoi Ebu Ertanė tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė ta pėrgėzonte pėr shembjen e Dhul Halisas. Sa e mori lajmin e gėzueshėm, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u lut qė Zoti t’i begatonte njerėzit e atij fisi. Profeti e pėrsėriti lutjen pesė herė. Esued Anisiu dhe vrasja e tij

Kur vendi u sigurua dhe Islami zuri vend nė Jemen dhe kur tė dėrguarit e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vazhdonin punėn e tyre nė tė gjitha anėt e atij vendi, doli Esued Anisiu nė qytezėn “Shpella e Hananit” me 700 luftėtarė. Ai mėtonte si ishte profet dhe udhėheqės. Esuedi shkoi nė kryeqytetin e Jemenit – San’a dhe e pushtoi atė. Pas kėsaj atij filloi t’i dėgjohej zėri dhe intrigat e tij filluan tė bėhen tė rrezikshme. Sundimi i tij u forcua, aq sa tė dėrguarit e Profetit u tėrhoqėn nga toka e Esh’arijonėve. Sidoqoftė, myslimanėt morėn masa mbrojtėse e Esuedi vazhdoi tė qėndronte i heshtur edhe pėr tre a katėr muaj. Kėshtu, tė dėrguarit e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kthyen nė punėt e tyre dhe pėr kėtė i shkruajtėn tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e pėrgėzuan qė punėt shkonin mirė. Vrasja e Esued Anisiut u bė 24 orė para se tė vdiste i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Allahu i Madhėruar i tregoi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tė Tij se armiku i Islamit ishte vrarė dhe pėr kėtė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tregoi shokėve tė tij. Mė pas, nė kohėn e Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) arriti letra qė kishin ēuar tė dėrguarit e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr atė ēėshtje.
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė