Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-09-05, 07:15   #204
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

New Orleans eshte nder kolonite e para ne Ameriken veriore!
Eshte themeluar nga kolonizatoret franceze si pjese e ekspeditave kolonizuese te Jacques Cartier-it, te filluara ne vitin 1534, dhe ka qene pjese e "La Nouvelle France" apo Frances se re, e ndare ne 6 pjese admistrative prej Quebec-ut ne veri e deri ne Luisiane (ku gjindet New Orleans) ne Jug!



Pas nje lufte 7 vjecare mes Frances dhe Britanise dhe humbjes se Frances, administrimi i ketyre kolonive iu dorezua mbreterise se Britanise se Madhe, permes nenshkrimit te marreveshjes se Parisit me 1763!
Por kolonia e Luisianes u be perseri pjese e Frances gjate periudhes se Napoleonit, por edhe ky i fundit u detyrua te shese kete koloni me 1803(kesaj rradhe Amerikaneve) meqe ballafaqohej me lufterat e kolonive ne Guadalupe dhe Santo Domingo (Republika Domenikane dhe Haiti i sotem).
Skllavet e sjellur nga Afrika ne Santo Domingo (Haiti) i sollen deme te medha ushtrise Franceze te Napoleonit dhe arriten te shpallin Republiken e pare Afrikane ne Bote, duke hudhur poshte sistemin skllavo-pronar francez e mulat te Santa-Domingos!
Shume pronar skllavesh se bashku se skllavet e tyre iken nga kjo koloni dhe u vendosen ne Luisiane, e njekohesisht nje numer i madh francezesh nga kolonia e Quebec-ut dhe Acadia-s u shperngulen (Kanada e sotme) per ne Luisiane, ku edhe sot e kesaj dite egziston prezence e konsiderueshme franceze te cilet e quajne veten "cajun" me origjine franceze-kanadeze dhe "kreole" me origjine nga Franca, e qe te dy grupet me emra dhe gjuhe (dialekt) francez!
Luisiana eshte shteti i vetem ne Federaten Amerikane qe shfrytezon sistemin legal civil, qe ka prezence te konsiderueshme katolike dhe ku gjuhe zyrtare njihet frengjishtja e pastaj anglishtja!
(http://www.culture.gouv.fr/culture/nllefce/fr/intro.htm)
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė