Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-05, 06:13   #9
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Krokodilli
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Ate dite kur Thaci do te behet Kryetar, Kosoven e konsideroj te pushtuar.
ncncncnc ore Arb kush ke aj qe zbardhi lirin e Kosoves.... mos vall ti prej NEW YORK

Thaqi eshte figure e madhe qe e pruni Kosoven ne keto dit qe si kishte pa kurr me par...
Thaqi nese zgjedhet Kryetar do te perparojm shum ma shpejt se me Kryetarin e tanishem Ibrahim Rugoven,, i cili i merr gjerat pergjumshem
Viti 2005 - Vit i Denoncimeve te atyre qe kane keqperdorur Luften e UCK-se ne Kosove

Shkruan: Bardhyl Ajeti


Ish-Komandanti i Shtabit te Pergjithshem te UCK-se, Sylejman Selimi, i njohur me nofken e luftes, "Sulltani," gati gjashte vjet pas perfundimit te Luftes ne Kosove, me ne fund shpalos "luften intime," dhe tregon te verteten e luftes se UCK-se. Ai me ne fund nuk mundet me te fsheh luften e drejte heroike te UCK-se.

Ky Komandant ka filluar te tregoj te verteten dhe te distancohet nga aktet e liga te Kosoves se para dhe pas luftes ne Kosove.

Ai nje interviste dhene nje gazete ditore ne Kosove, ka treguar qarte se Hashim Thaci, Xhavit Haliti dhe Jakup Krasniqi, gjate kohes se luftes ne Kosove, me shume kane qendruar ne Zvicer, Shqiperi dhe ne ato pjese te Kosoves ku nuk ka pasur lufte, se sa kane qene ne zonat e rrezikshme, apo aty ku nuk kishte lufte. Ne po paraqesim vetem disa nga thekset e Sylejman Selimit gjate nje interviste ne nje gazete ditore ne Kosove.

"Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dime mjaft mire se pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin"

Sylejman Selimi ne kete interviste dhene nje gazete ditore ka treguar qarte se si Hashim Thaci ne vitin 1997 ishte futur ne Kosove nje here, por me Adem Jasharin nuk ishte takuar.

Ne kete kontekst Sylejman Selimi thekson: "Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dime mjaft mire se pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin. Shkuarja ne Perendim e Hashim Thacit dhe e disa shokeve te tij, ka shkaktuar ftohje te raporteve ne mes Adem Jasharit dhe Hashim Thacit e disa shokeve te tij.

Pse keta te fundit nuk kane mundur te qendojne ne Kosove, kurse Ademi e Hamza, Sahit Jashari, Fadil Kodra - po." ka thene Sylejman Selimi.

Po ashtu Sylejman Selimi tregon se si me 5 Mars te vitit 1998 eshte sulmuar familja e Komandantit legjendar te UCK-se, Adem Jasharit dhe se si Hashim Thaci, Xhavit Haliti e te tjere gjate kesaj kohe nuk kane qene fare ne Kosove.

Sylejman Selimi tregon se si Jakup Krasniqi e Xhavit Haliti kane percare Popullin Shqiptar te Kosoves dhe berthamen e UCK-se, duke i injoruar ne teresi Forcat e Armatosura te Republikes se Kosoves, te dala atehere nga Qeveria Bukoshi.

Sipas Sylejman Selimit, Qeveria e Bukoshit ka ndihmuar disa here me shuma te medha te hollash UCK-ne, por kane qene pikerisht Jakup Krasniqi, Hashim Thaci dhe Xhavit Haliti ata qe kane urdheruar Radion "Kosova e Lire," qe te thuhet se Bukoshi po e manipulon luften.

200 mije markat e Qeverise se Bukoshit, te cilat ai ia ka dhuruar UCK-se kane bere qe Jakup Krasniqi te inatoset thelle dhe urdheroj drejtuesit e Radios "Kosova e Lire," te injorojne Qeverine Bukoshi.

Sipas Sylejman Selimit, Hashim Thaci dhe Xhavit Haliti mbajne barren me te madhe, pse ne si Shqiptare nuk jemi bashkuar.

"Cfare qellimesh kane pasur nuk e kemi ditur, por po shieht qarte se ata na kane demtuar," ka thene Sylejman Selimi.

"Ne fund te fundit, luften e kemi nisur pa Hashim Thacin, dhe pa ata pjesen tjeter te Rambujese (Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin e Rame Bujen)"

Po ashtu, ish-numri nje i UCK-se ne Kosove, thekson se gjate kohes sa Delegacioni i Kosoves ishte ne Rambuje, e bashke me ta edhe disa drejtues te UCK-se, ai gjate nje bisede telefonike me Hashim Thacin, atij i ka thene prerazi: "Ju mund te nenshkruani dokumentin, por ne rast se e beni nje gje te tille, atehere me mire mos u ktheni fare ne Kosove.

"Ne fund te fundit, luften e kemi nisur pa Hashim Thacin, dhe pa ata pjesen tjeter te Rambujese (Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin e Rame Bujen)," ka thene Sylejman Selimi.

Sylejman Selimi po ashtu those ai gjate kohes sa ka qene Komandant i UCK-se ka pasur kontakte me njerezit e Bukoshit, por me Bukoshin jo, sepse sipas tij ai nuk ka mundur te kontaktoj me te.

Por, kur ai kishte pasur kontakte me njerezit e Bukoshit, ata i kane thene Sylejman Selimit, se Bukoshi eshte i gatshem qe te ndihmoj, por per fat te keq, sic thote edhe vete Sylejman Selimi, Shtabi i Pergjithshem i UCK-se, nuk ka qene i gatshem ne kete drejtim.

Ushtaret dhe popullata kane qene per bashkim te faktorit ushtarak, por jo edhe Shtabi i Pergjithshem i UCK-se, me ne krye Hashim Thacin, Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin...

"Shtabi i Pergjithshem i UCK-se nuk ishte Shtab, por nje grup prej 7-8 shokesh"

Sylejman Selimi, i cili tash eshte zevendes-Komandant i TMK-se, eshte bere Komandant i Shtabit te Pergjithshem te UCK-se ne kohen kur Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi dhe Rame Buja ishin ne Rambuje.

Me pas kater te fundit e kishin akuzuar Sylejman Selimin, se ky ka bere puc ne zgjedhjen e tij si Komandant, dhe si kunderpergjigje ndaj kesaj ata me vone kishin sjelle Komandant te Pergjithshem te UCK-se, Agim Cekun.

Ne lidhje me keto akuza te lartepermendura, ne intervisten ne fjale dhene nje gazete ditore ne Kosove, Sylejman Selimi thekson se ai nuk ka bere puc.

"Emerimin e Komandantit te Pergjithshem te UCK-se kemi mundur ta bejme edhe para kesaj kohe, pra kur keta (Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi v.j.) nuk kane qene fare ne Kosove, por kane qene here ne Zvicer, here ne Shqiperi, por edhe ne Kosove ne zonat ku nuk ka pasur rrezik, pra ku nuk eshte luftuar," ka thene Sylejman Selimi.

Sylejman Selimi po ashtu tregon se Shtabi i Pergjithshem i UCK-se nuk ishte Shtab, por nje grup prej 7-8 shokesh qe kane qene te izoluar edhe perkunder faktit se zhvillohej lufta.

Cka thote Sylejman Selimi per Xhavit Halitin?

Sylejman Selimi po ne kete interviste tregon se Xhavit Haliti pas perfundimit te luftes ne Kosove eshte thirrur si anetar i Shtabit te Pergjithshem te UCK-se, dhe per me shume kete njeri nuk e kam pare kurre ne Kosove.

Ai ka qene ne Zvicer, Shqiperi apo ku e di une... Tash po del se ai pas luftes ka qene njeri shume i rendesishem dhe ideator i UCK-se...

Po te mos ishte Adem Jashari, ketu nuk do te behej lufte. Le te harrojne keta njerezit e Shtabit te Pergjithshem te UCK-se se do te mund te zhvillonin lufte, po te mos ishte flijimi i Adem Jasharit," ka thene Sylejman Selimi.

Sylejman Selimi duke folur ne ate interviste, po ashtu ka bere disa pyetje:
Pse nuk kane qene ne gjendje pas vitit 1993, Jakup Nura, Sami Lushtaku, Hashim Thaci, qe te takohen me Adem Jasharin?

Ne kete kontekst Sylejman Selimi ka potencuar se te lartepermendurit eshte mire qe te pergjigjen per kete.

Me tej ai ka shtuar se Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dine mjaft mire se pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin.

Sylejman Selimi po ashtu thekson per keqperdorimet e shumta qe ka bere fondi "Vendlindja Therret," dhe per ate se si as sot e kesaj dite askush nuk ka dhene llogari per kete fond. Pra, keto kane qene disa nga thekset e Sylejman Selimit.

Ne besojme se Sylejman Selimi ka edhe shume gjera te tjera per t'i thene, por jo vetem ai, por edhe te gjithe Komandantet e tjere te cilet gjate kohes se luftes ne Kosove ishin te dalluar. Andaj, eshte koha dhe momenti i fundit qe t'i denoncojme te gjithe perdhunuesit dhe perfituesit e luftes ne Kosove.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė