Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-05, 06:13   #10
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rrefime Ekskluzive

Ymer Ymeri, deshmitari i gjalle i pejetimeve neper burgjet famekeqe te disa grupeve te UCK-se, te cilat jane thirrur ne emer te kinse Luftes Clirimtare


17 te Burgosur ne nje dhome te vogel - te gjithe perkrahes te Presidentit Rugova!

Ymer Ymeri, nje aktivist i devotshem i ceshtjes sone kombetare, eshte deshmitari i gjalle i nje odiseje te pa-harruar qe i ka ndodhur atij gjate luftes ne Kosove. Ymer Ymeri fale Zotit, ka shpetuar nga me e keqja, por nuk ka mundur t'i iken i vellai - Haki Ymeri, i cili me 2 Nentor 1999, u vra ne Drenice, pasi u arrestua nga disa pjesetare te Policise Ushtarake te UCK-se. Ymeri flet me deshmi te gjalla per burgjet e UCK-se, ku mbaheshin aktivistet me te devotshem te ceshtjes sone kombetare. Ai flet se si Sabit Geci i ka thene atij se e ka vrare Ahmet Krasniqin dhe e ka plagosur Sabri Hamitin.

Hashim Thacit, une tash ne Kosoven e lire, ne Kosoven demokratike, po ia them disa fjale: "Hashim Thaci me 1999, ia kishte zene priten popullit te vet me suiten e tij ne Shqiperi dhe ashtu si vriste dhe arrestonte Milloshevici ne Serbi, ne te njejtin rast vetem nje numer me te vogel, suita e tij vriste Shqiptare, vetem pse ishin anetare te LDK-se. Kete e tregoi pas luftes, kur suita e tij serish vrau Shqiptare… (Keto jane fjalet e Ymer Ymerit, v.j.)

Tash po I kthehehmiditeve te burgut famekeq qe perjetoi Ymer Ymeri. Pese dite pas arrestimit tim (eshte fjala per Ymer Ymerin, v.j.) ne Burgun e Cahamit te Krumes, ne dhomen time erdhi Fahredin Gashi nga Billusha e Prizrenit, aktivist I LDK-se, i cili po ashtu u burgos nga ky grup.

Pas disa diteve ne dhomen tone keta persona te veshur nen petkun e UCK-se e sollen edhe Muje Bajramin nga Istogu, te cilin 4-5 pjestare te PU te UCK-se donin ta mbytnin te gjalle duke e rrahur brutalisht vetem pse thoshte: "Pyetne Shaban Manajn (i vrare nga nje dore e zeze gjakatare ne vitin 2000, v.j.) per mua, ai me njeh mua, une jam shok i tij."

Pra, te gjithe ata Shqiptare te cilet ishin perkrahes te denje te politikes se Dr. Ibrahim Rugoves, me tu pare rrugeve te Shqiperise, pa meshirshem arrestoheshin nga pjestare te PU se UCK-se, pasi qe, sic thote edhe ai vete Z. Ymeri, keta urdher ata e kishin nga Sabit Geci.

Z.Ymeri po ashtu thekson se emri i Shaban Manajt, eshte nxjerr shume here nga gojet e disa te "uniformuarve te lirise," te cilet kane qene shume te interesuar ne ate kohe se ku ne te vertete ndodhet ai njeri. Ymer Ymeri tash serish i drejtohet Sabit Gecit me kerkesen e tij te vecante: "Ku eshte Shaban Manaj, kush e vrau ate?"

Ymer Ymeri: Te gjitha burgosje jane bere me urdher te Hashim Thacit e Sabit Gecit

Ne kete dhome ishim 17 te burgosur nga pjestare te PU te UCK-se. Te gjitha keto burgosje jane bere me urdher te Hashim Thacit e Sabit Gecit, andaj edhe keto ishin rregullat ushtarake te Hashim Thacit e Sabit Gecit. Ne dhome tone gjenin vetem ithtaret e LDK-se.

Disa vajza ne uniforme te UCK-se thoshin: "Ju nuk na paskeni thirreur te luftojme, por te luani me ne!"

Gjate qendrimit te tij ne burg Ymer Ymeri eshte ndeshur edhe me shume deshmie dhe fakte kontradiktore te luftes sone per liri. Keshtu, Ymer Ymeri nuk mund ta heq nga mendja nje skene, qe sic thote ai, do te mbetet e pa-pershkruar dhe e pa-harruar, deri ne ditet e fundit te jetes se tij. Lexoni dhe besoni! Shume vajza te reja, te cilat ishin nisur per te luftuar ne Pashtrik, ktheheshin ne Kazermen e UCK-se ne Cahan te krumes, ne Shqiperi, te deshperuara pa mase nga ato skena qe kishin pare dhe perjetuar nga pjestaret e UCK-se. Ato duke qare fyenin dhe shanin pjestaret e UCK-se, duke iu thene: "Ju nuk na paskeni thirreur te luftojme, por te luani me ne!"

Ne gjendeshim ne dhomen tone famekeqe te burgut, ndodheshim ne dritare, ndersa disa pjesetaret e PU te UCK-se na thoshin, "hyni brenda, se ne u vrasim," kurse atyre vajzave ua mbyllen gojen, dhe i futen ne nje dhome te ketij burgu.

Ymer Ymeri ne vazhdim thote se atij iu plaqkiten dokumentet e identifikimit nga sabit Geci dhe suita e tij, qe sot e asaj dite nuk i jane kthyer. Pas hyrjes se Forcave te NATO-s ne Kosove, une iu kam derguar nje njeri vellait te Sabit Gecit, Beqirit, me c'rast kam kerkuar nga ai qe te me kthehen dokumentet, nderkaq kam marr pergjigje me pastaj nga Sabit Geci se, "keto jane pune te ushtrise."

Tash une, Ymer Ymeri, po e pyes Hashim Thacin, "Cka behet me dokumentet e mia qe m'i moret ju mua dhe shume te tjereve? Cfare biznesi beni me to?"

"Pse ti, o Hashim Thaci, nuk dle me nje scarim per te gjitha te kqijat qe kane ndodhur para, gjate dhe pas luftes?! Cka po pret?"

"Ne e dime si ti dhe suita jote perpiqet te vrase serish, por binduni se do te pergjigjeni per te gjitha keto. Te jeni te sigurte se do te pergjigjeni shume shpejt per te gjitha ato qe keni bere gjate luftes ne Kosove!"

Ne rrefimin e rradhes, Ymeri Ymeri flet se si, Kur i tha Sabit Geci, Ymer Ymerit, se ai e ka vrare Ahmet Krasniqin dhe e ka plagosur Sabri Hamitin? Sa ishte e gjate nje dite ne burgun e atyre qe kendonin kenge per Enver Hoxhen? Pse nuk arrestohen ata qe me 1998, ne Shqiperi, burgosnin aktivistet dhe perkrahesit e LDK-se? Pse iu konfiskohen dokumentet perkrahesve te LDK-se, te cilet mbaheshin neper burgjet famekqija enveriste?
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė