Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-05, 02:55   #7
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

loni19

Arsimi eshte ne vetvete e drejta themelore e njeriut si edhe nje mjet per te realizuar te drejtat e tjera. Eshte ky qe mund te hape shume dyer. Mohimi i te drejtes per arsim mund te ndikoje dhe te cenoje te drejtat e tjera meqe pasojat e nje arsimi te paplote mund te jene dhenia e te drejtave civile ose politike si per shembull, e drejta e shprehjes ose e
drejta per pjesmarrje politike, qe jane te xhveshura nga kuptimi dhe permbajtja. Aftesia per te gezuar te drejten e arsimit kur mungojne faktoret e tjere kufizues si diskriminimi i tregut te punes hap rruge per nje standart jetese te pershtatshme. Ajo krijon mundesi per
marrjen e njohurive qe i duhen individeve per te zhvilluar te gjitha aftesite e tjera, per te bere zgjedhje, per te zhvilluar ndergjegjen politike dhe sociale dhe per te marre vendime me piksynime te qarta ne menyre qe te jetojne nje jete me dinjitet. Permbi te gjitha,arsimi ne kuptimin me te gjere te fjales jep mundesi individeve qe te perfitojne benefite me te gjera.

Por sa i perkete te tere kesaj , do te postoja vetem kete artikulle sa per te kuptuar me mire se ne cilen shkalle gjindet sot per sot arsimi ne Kosove edhe pse atje eshte vorferi e madhe.


NIVELI I ARSIMIT NĖ KOSOVĖ GJENDET NĖ MESIN E VENDEVE TĖ TJERA TĖ RAJONIT



Nadie Ahmeti, Prishtinė
E enjte, 31. Mars, 2005







Niveli i arsimit nė pėrgjithėsi nė Kosovė, gjendet nė mesin e vendeve tė tjera tė rajonit, thonė organet kompetente, por edhe pėrkundėr kėtij fakti, kėto organe nuk janė tė kėnaqura me kėtė nivel tė arsimit. Dugagjin Pupovci, udhėheqės i Qendrės pėr Arsim tė Kosovės, tha se shkollimi nė Kosovė ėshtė pėrballur me sfida tė shumta gjatė viteve tė nėntėdhjeta dhe veēanėrisht kur janė shkatėrruar shkollat dhe infrastruktura, ndėrsa universiteti dhe disa shkolla ishin mbyllur pėrkohėsisht. Megjithatė, thotė zoti Pupovci, trendet e pėrgjithshme nė Kosovė tregojnė shenja tė pėrmirėsimit dhe lidhur mė kėtė, tha ai, Kosova, sa i pėrket shkollimit, ka mė shumė gjėra tė pėrafėrta me vendet e zhvillimit tė lartė njerėzor, sesa me ato tė zhvillimit tė ulėt njerėzor.
"Mendoj se nė radhė tė parė ne nuk duhet tė jemi tė kėnaqur mė faktin se ndodhemi nė mesin e vendėve me zhvillim mesatar njerėzor. Duke marrė parasysh situatėn tonė objektive nė radhė tė parė, nivelin e tanishėm tė zhvillimit ekonomik, ne kėtė mund ta tejkalojmė vetėm me anė tė zhvillimit tė kapitalit njerėzor, sepse Kosova nuk ka pasuri natyrore me tė cilat mund tė jetė garuese nė tregun ndėrkombetar, prandaj i vetmi kapital i cili mund tė posedojė ėshtė kapitali njerėzor".
Mirėpo, zoti Pupovci, shprehet se nė bazė tė disa analizave qė janė bėrė nė Kosovė tregohet se egziston njė pengesė e madhe nė mes tė nivelit tė arsimit nė zonat rurale dhe ato urbane. 60 pėrqind e popullatės kosovare jeton nė viset rurale dhe sipas zotit Pupovci, kjo paraqet pengesė tė madhe pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm nė Kosovė.
"Nė bazė tė disa statistikave tė cilat i posedojmė, nė viset rurale rreth 53 pėr qind e popullatės ka vetėm shkollėn fillore, ndėrsa rreth 32 pėr qind e njerėzve e kanė shkollėn e mesme. Ndėrkaq numri i atyre qė kanė shkollim tė lartė ėshtė nėn 10 pėrqind. Por, kur ėshtė fjala pėr zonat urbane aty shkollėn e mesme e kanė mbi 50 pėr qind tė njerėzve, ndėrsa numri i atyre mė shkollim tė lartė ose pjesėmarrja e atyre me shkollim tė lartė sillet dikund rreth 17 pėr qind. Kėto statistika paraqesin njė pengesė tė patejkalueshme pėr zhvillim tė qėndrushėm tė Kosovės", tha zoti Pupovci.
Muhamet Sadiku, nga Instituti pėr Hulumtime Zhvillimore "RIINVEST" ndėrkaq tha se 25 pėr qind e popullatės kosovare janė tė arsimuar.
Ai njėherit tha se nėse bėhet njė krahasim me vendet e tjera tė rajonit, niveli i arsimit nė Kosovė ėshtė nė gjendje tė pavolitshme.
"Arsimi duhet tė konsiderohet si faktor i rėndėsishėm edhe si aftėsi konkuruese e ekonomisė sė Kosovės, pasi liberalizimi i tregut ka futur elemente tė reja edhe nė aftėsinė konkuruese, nė vetėdijen dhe arsimin e spektrit tė gjerė.”
Ministria e Arsimit, nė mungesė tė regjistrimit tė pėrgjithshėm tė popullatės, nuk ka statistika tė sakta se sa ėshtė niveli i arsimit nė Kosovė, thotė Xhavit Rexhaj, nga kjo ministri. Por, sipas tij, 35 pėr qind e brezit tė ri nė kėtė vit i kanė vazhduar studimet.
"Kosova ka pėrfshirje shumė tė ulėt nė arsimin e lartė. Kjo pėrfshirje kėtė vit tė fundit, me futjen e zbatimit me korrespodencė edhe tė institucioneve private tė arsimit ėshtė pėrmirėsuar pak, por megjithatė prapė Kosova mbetet mė e ulta nė rajon pėr kėtė vit. Flitet pėr 12 deri nė 13 pėr qind e grupmoshės 18-25 qė studion nė universitet."
Ndryshe, niveli i analfabetizimit nė Kosovė ėshtė nėn 10 pėrqind, ēka do tė thotė qė sipas organeve kompetente kjo pėr qindje ėshtė e ngjashme mė atė nė Maqedoni, por ėshtė mė e ulėt se nė Shqipėri dhe Bosnje Hercegovinė. Sidoqoftė, sipas kėtyre organeve, Kosova radhitet nė fund tė vendeve tė Ballkanit dhe nė mesin e vendeve mė tė pazhvilluara tė Evropės.



Nga radio europa e lire
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė