Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 22:38   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kosovarėt sfidojnė tė ftohtin pėr tė nderuar Rugovėn


Mijėra vetė bėjnė homazhe megjithė tė ftohtin e acartė
Pėr tė dytėn ditė me radhė mijėra kosovarė kanė qėndruar nė radhė tė gjata nė tė ftohtin e acartė pėr t'i bėrė homazhet e fundit presidentit Ibrahim Rugova, trupi i pajetė i tė cilit ėshtė vendosur nė hollin e Kuvendit tė Kosovės.
Gjatė gjithė kohės, nė sheshin "Nėna Tereza", ka qarkulluar njė autoambulancė dhe automjete qė kanė larguar borėn nga rruga.

Holli i Kuvendit ka qenė i stėrmbushur me burra, gra, pleq e fėmijė.

Kėshilli pėr varrimin e presidentit u ka bėrė thirrje qytetarėve qė, pėr shkak tė kohės dhe temperaturave shumė tė ulta, vetėm tė parakalojnė nė hap para trupit tė pajetė tė Presidentit Rugova.

Kėshilli ende nuk ka konfirmuar vendin ku do tė prehet trupi i zotit Rugova. Zėdhėnėsi i presidencės, Muhamet Hamiti, ka thėnė se presidenti do tė varroset tė enjten nė Prishtinė dhe varrimi i tij do tė jetė me karakter kombėtar dhe shtetėror.

Jozyrtarisht njoftohet se varrimi do tė bėhet nė varrin e familjes Rugova nė lagjen Velania, ku ndodhet edhe shtėpia e tij.

Pjesėmarrje ndėrkombėtare

Burra shteti dhe figura tė njohura botėrore kanė filluar tė konfirmojnė pjesėmarrjen e tyre nė varrimin e presidentit Rugova, pėrfshirė shefin e diplomacisė evropiane, Javier Solana, kryenegociatorin e OKB-sė nė bisedimet pėr statusin, Martti Ahtisaari, komisionerin pėr zgjerim tė BE-sė, Oli Rehn, ministren e jashtme tė Austrisė, Ursulla Plasnik.

Ka konfirmuar gjithashtu pjesėmarrjen njė delegacion i nivelit tė lartė nga Tirana i kryesuar nga presidenti Alfred Moisiu.

Pjesėmarrjen e ka paralajmėruar edhe presidenti i Sllovenisė, Janez Dėrnovshek, ai i Kroacisė, Stipe Mesiē, i Maqedonisė, Branko Cėrvenkovski, kryeministri i Malit tė Zi, Milo Gjukanoviq e tė tjerė.

Mediat serbe kanė cituar njė deklaratė tė presidentit serb, Boris Tadiē, se ai do tė donte tė merrte pjesė nė varrimin e presidentit Rugova.

Misioni i OKB-sė nė Kosovė ka thėnė se nuk ka marrė asnjė kėrkesė nga presidenti i Serbisė dhe ka shtuar se do tė respektojė dėshirėn e familjes sė presidentit Rugova.

Zyrtarėt e UNMIK-ut kanė thėnė se ėshtė familja Rugova ajo qė do tė vendosė pėr ceremoninė e varrimit.

Masa sigurie

Kontrollin pėr situatėn e sigurisė e ka marrė nė duar Shėrbimi Policor i Kosovės (SHPK), i ndihmuar edhe nga policia ndėrkombėtare dhe ushtarėt e KFOR-it.

Nė shkallė vendi janė shtuar masat e sigurisė, sidomos nė kryeqytet.

Komandantin e SHPK-sė, kolonel Sheremet Ahmeti, tha se janė marrė masat e sigurisė pėr mbarėvjatjen e homazheve dhe tė ceremonisė sė varrimit.

Nė sheshet kryesore nė qėndrat e Kosovės dhe nė ambiente familjare po vazhdon ndezja e qirinjėve, ndėrsa Ministria e Shėndetėsisė njofton pėr ngritjen e nivelit tė gatishmėrisė nė institucionet shėndetėsore gjatė mbajtjes sė aktiviteteve pėr nder tė presidentit Rugova.

Zyrtarė tė aeroportit tė Prishtinės kanė thėnė ndėrkaq se me ndihmėn e KFOR-it dhe tė UNMIK-ut do tė jenė nė gjendje pėr tė pritur delegacionet qė do tė marrin pjesė nė ceremoninė e varrimit.

Zėvendėsdrejtori i aeroportit, Afrim Aziri, tha se nėse aeroporti i Prishtinės nuk do tė mund tė pėrballojė numrin e madh tė fluturimeve, do tė pėrdoret edhe aeroporti lokal i Gjakovės dhe ai ndėrkombėtar i Shkupit.

Zoti Aziri tha se temperaturat e ulta dhe rreshjet e borės qė po bien nė Kosovė pėrbėjnė pengesė nė ofrimin e shėrbimeve nė aeroportin e Prishtinės, por shtoi se janė ndėrmarrė tė gjitha masat e duhura pėr tė siguruar funksionimin normal tė fluturimeve.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė