Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-06, 18:39   #220
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tė ndezėsh njė qiri pėr Rugovėn

- Nga sari i Nėnė Terezės te shalli i Presidentit -

Shkruan: Visar ZHITI

Nė qytetet tona tė mėdha, nė Tiranė dhe nė Prishtinė, nė sheshet kryesore qė kanė emrin e pėrbashkėt "Skėnderbej", qytetarėt me mijėra vazhdojnė tė ndezin qirinj nė nderim tė Presidentit Ibrahim Rugova, tė shpirtit tė tij dhe tė bėmave tė tij, qė nė thelb kanė dritėn.
Jo vetėm shqiptarėt, edhe pse mė shumė nga tė gjithė, por edhe ata qė janė tė lidhur dhe punojnė pėr paqen nė rajon, nė Ballkanin e trazuar, nė Europė dhe pėrtej oqeanit, nė kontinentin amerikan, pra, shtete nga e gjithė bota, e kanė ndjerė tė rėndė dhimbjen pėr shuarjen e parakohshme tė kėtij Personaliteti. Duket se ka humbur vetė prijėsi i ēėshtjes sė lirisė sė njė populli tė vogėl, tė pėrgjysmuar, i njė vendi kyē qė ende s'ėshtė nėpėr harta si i pavarur, i kėputur nga dheu amė njė shekull mė parė dhe qė e kishte tė ndaluar tė ishte atdhe, prandaj dhe gjithēka komplikohej dhe dukej si e pamundur. Rugova u bė bėmatari i madh i sė pamundurės, qė mrekullisht po shkonte drejt zgjidhjes pėrfundimtare. Ai sikur kishte marrė bekimin e shenjtores tonė, Nėnė Terezės.
Ndėrsa komunizmi binte dhe Jugosllavia shpėrbėhej duke u bėrė mė e egėr nė qendrėn e saj nė Serbi, shqiptarėt nė trojet e tyre nė Kosovė po kėrkonin si gjithmonė tė drejtat e tyre tė nėpėrkėmbura me gjak dhe tė mohura verbėrisht. Me mjete paqėsore dhe demokratike, mė tė qartė se kurrė, kėmbėngulės dhe me njė qėndresė martirizuese, prireshin nga Rugova, qė arriti t'i mbledhė rreth vetes e tė sensibilizojė opinionin botėror, ta bindė pa u lodhur nė tė drejtėn kombėtare, duke u cilėsuar tashmė si "Gandi i Ballkanit".
Vetėm pushtuesi nuk po bindej. Nga qė po bėhej mė mizor, bijtė e popullit rrėmbyen edhe armėt. Ishte kushtrimi i brendshėm skėnderbejan. Ndėrsa Rugova kėrkonte ndėrhyrjen e botės pėr paqe dhe pavarėsi, ndodhi ajo qė s'kishte ndodhur, "kryqėzata morale". Pėr herė tė parė nė historinė e vet, koalicioni mė i madh ushtarak, NATO, ndėrmori njė aksion tė rėndė luftarak kundėr njė shteti europian, fqinjit dhe pushtuesit njėkohėsisht tė vendit tė Rugovės. U arrit liria, e cila ishte aq e vėshtirė tė fitohej vetėm me gjakun e derdhur tė shqiptarėve.
Dhe nė shtetin ende pa vend a nė vendin ende pa shtet, nė kryeqytetin e tė cilit vihen menjėherė shtatoret e Nėnė Terezės dhe tė Skėnderbeut, krahas tė rėnėve mė tė fundit, populli bėn President Ibrahim Rugovėn, njeriun urtak dhe tė vendosur, tė paepurin dhe tė ballėpėrballshmin, vizionarin, tė armatosurin pa asnjė armė, me fushėbetejė idealet dhe tė drejtėn, paqen, bisedimet, diplomacinė, bindjen, sa dhe robėrisė sė vet nuk i iku pėrmes plojės. Lider nė pushtim, intelektual i klasit tė parė, politikan sa i thjeshtė dhe enigmatik, filozof gandist nė Ballkanin e egėr, me njė shall tradicional, metaforė e shamisė tragjike qė lidhnin nė krye rugovasit e tij, akademik, firmė e njohur e letrave nė kulturėn kombėtare, kritik letrar fillimisht, kryetar i shkrimtarėve dhe kryetar i partisė sė parė opozitare, i Lidhjes Demokratike, qė tė kujtonte nė emėr Lidhjen e hershme tė Prizrenit, me portretin e Papa Vojtilės nė sfond, tani pėr tė kundėrshtuar hapur regjimin komunist tė sllavėve tė jugut, hordhitė e tė cilėve i vranė babanė dhe gjyshin mbas Luftės sė Dytė Botėrore. Jetimi qė do tė bėhej ati i njė kauze, asaj tė ēlirimit, duke iu kushtuar i tėri pavarėsisė sė vendit, qė dėshironte ta fitonte me mjete paqėsore, edhe pse kishte pėrballė padrejtėsi, mashtrime, dhunėn e njė shteti stalinist, krime dhe gjak. U shmangej tė gjithave dhe asgjėje. Dhe u bė ikona e paqes nė popullin e vet tė pakėt, qė e bėri tė njohur kudo bashkė me veten.
Dhe tani kur po kurorėzohej ēėshtja, ėndrra, pavarėsia, nė prag tė bisedimeve pėrfundimtare, ikėn para kohe nga jeta duke krijuar, krahas dhimbjes sė pėrgjithshme, njė bosh tė madh, po edhe pėshtjellim civil. Ē'do tė bėhet pas tij? Nė kohėn postRugoviane, po e quajnė, ndėrsa mijėra qytetarė bėjnė homazhe para arkėmortit tė Presidentit, ngrijnė, pa e shkundur nga supet borėn e kėtij tė ftohti tė madh, tė ardhur nga Rusia, teksa priten shumė delegacione tė huaja perėndimore pėr ta pėrcjellė tė prehet nė banesėn e fundit, nė varrezat e dėshmorėve nė Prishtinė. Po kush do ta zėvendėsojė? - nuk durojnė tė pyesin gazetarėt dhe renditen emrat mėtonjės. Dhe parathonė ndryshime nė kurs, nė rezultatin e tratativave, nė ardhmėri, teprohet me parashikime, madje dhe opinioni serb shpreh keqardhjen pėr humbjen e Rugovės, duke i menduar ekstremistė pasuesit e tij.
Natyrisht, meritat e Rugovės janė tė padiskutueshme, puna dhe vepra e tij janė tė pashlyeshme e mbi tė gjitha njė pėrvojė e rėndėsishme dhe emblemė njėkohėsisht, porositė e sė cilės kanė vlerė tė gjithmontė. Por Rugova punoi me shokė, me popullin e tij, u besua dhe u ēmua, u mbėshtet fuqimisht nga burri i shtetit tė shqiptarėve, Sali Berisha, pra ai hapi njė hulli, ku mund tė vazhdojnė tė tjerė. Ai e la pėrkushtimin suprem dhe frymėn e vet, siē tha dhe ministri i Punėve tė Jashtme, Besnik Mustafaj. Kurse para ca, kohėsh nė Tiranė, u bė pėrurimi i veprės sė plotė letrare tė Ibrahim Rugovės, organizuar nga Ministria jonė e Kulturės, nėn drejtimin e zotit Bujar Leskaj. Pra, gjithsesi ai ka pasues, punėn, idetė dhe bashkėpunėtorėt. Po edhe vetė Rugova ishte pasues, nuk u krijua nga e veēanta dhe shpirti i tij nuk u importua, por sublimoi shpirtin e popullit tė vet qė e do paqen, harmoninė, di ta njohė tjetrin, tė bashkėjetojė dhe tė jetė i pamposhtur deri nė sakrificė pėrballė vuajtjeve. Ai sikur bashkoi durimin e Skėnderbeut, kur ishte nėn pushtuesin nė kryeqytetin e perandorisė otomane, me hovin e shenjtė tė Nėnė Terezės, qė ikte nėpėr botė nė ndihmė tė plagėve tė njerėzimit. Rugova aspiroi qytetėrimin perėndimor, kulturėn katolike, edhe vetė u konvertua nė tė tillė, pėr t'u bėrė edhe mė shumė simbol i bashkimit, duke i bashkangjitur vetes, krahas fesė muslimane tė tanishme dhe atė mė tė hershmen, tė krishteren, sepse ai e dinte mirė se popull nuk do tė thotė vetėm tė gjallėt e tij, por edhe gjeneratat e tė vdekurve.
Fisi i tij i dha botės, krahas shpatės sė Skėnderbeut, edhe lutjet magjike tė Nėnė Terezės, e cila vuri mbi krye sarin indian dhe iu pėrvesh punės pėr tė shpėrndarė paqe mbi fytyrė tė dheut. Dhe si shpėrblim prej andej, nga India e largėt, u kthye nė Kosovė "gandizmi", qė gjeti shpirtin binjak te Rugova. Vetveten te shqiptarėt. Pėrsėri simboli i shamisė sė paqes. Jo i bardhė si te shenjtorja jonė, Nėnė Tereza, por i pėrzishėm si shalli rugovian te Presidenti. Kombi shqiptar i valėvit tė dyja tani, njėrėn nė njėrėn dorė dhe tjetrėn nė tjetrėn, nėn hijen e shpatės skėnderbejane. Paqe tragjike? Megjithatė paqe dhe pastaj vjen buzėqeshja. Nėnė Tereza buzėqeshte bukur, Rugova tronditshėm. Ai e pa nga larg pavarėsinė, mė qartė nga tė gjithė dhe priu si njė profet nė ecjen e funeraltė drejt saj, dhe nė mbėrritje shkoi tė shplodhet pėr tė lėnė ta prekin tė tjerė e tė tjerė, me mijėra, vetė popullin.
Dheu i truallit amtar le tė jetė sa mė i lehtė mbi tė, por gjithsesi mė epik dhe mė i shenjtė, sepse do tė ketė brenda dhe trupin e Rugovės. Amen!

Tiranė, 25 janar 2006
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė