Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-06, 15:15   #237
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

26 janar 2006 /TN

Rizah SHEQIRI*, Suedi


…


Rugova - njeriu i durimit, i paqes, i qėndresės, i trimėrisė, i tolerancės,i guximit, i urtisė, i butėsisė, i menēurisė, i maturisė dhe i konstruktivitetit njerėzor, kulturor, letrar e politik.

Vizionari i lirisė dhe ardhmėrisė. Besimėtari mė i besueshėm nė lirinė e tė gjithėve dhe tė popullit tė tij. Luftėtari mė i denjė dhe mė kėmbėngulės pėr Pavarėsi.

Themeltari i Pavarėsisė sė Kosovės.

Miku mė i madh i miqėsisė dhe dashurisė gjithėnjerėzore. Njeriu me shumė miq. Si ai heroi i fjalės sė urtė: trimi i mirė me shumė shokė. Njeriu qė popullin e vogėl, po shumė tė lashtė e tė shumė vuajtur shqiptar e bėri mik me shumė popuj tė tjerė nė botė.

Njeriu qė Kosovės i la trashėgim paqen, urtėsinė, miqėsinė, dashurinė , bujarinė, durimin, maturinė…Njeriu e prijėsi qė Kosovės dhe popullit shqiptar i la trashėgim shumė virtyte tė larta njerėzore… Qė i la trashėgim, mė shumė se kushdo tjetėr, shumė miq. Njeriu qė popullin dhe Kosovėn e bėri mike me shumė popuj, qė e bėri mike me botėn…

Njeriu qė me kohė e mėsoi mirė atė fjalėn e urtė popullore se “miqtė janė krahėt e njeriut!” dhe tė cilėn e bėri bazament dhe filozofi e jetės dhe veprimtarisė sė tij.

Duke krijuar kėshtu miqėsi tė sinqerta gjithandej botės. Dhe kėshtu me respekt, me miqėsi e dashuri, me sinqeritet e maturi, e bėri tė njohur mė sė miri, mė mirė se gjithkush tjetėr, tė vėrtetėn e hidhur dhe shumė tragjike tė popullit dhe tė vendit tė tij nėn thundrėn e shtypjes dhe robėrisė shekullore. Si i tillė ai u bė njeriu mė i dashur dhe mė i respektuar i popullit tė tij, u bė njeriu mė i respektuar dhe mė i dashur i shumė popujve e vendeve demokratike e liridashėse tė botės.

Prandaj humbja e Kryetarit tė parė e shumėvjeēar tė Kosovės, humbja e kėtij mishėrimi paqėsor dhe shpirtėror tė Kosovės, humbja e kėtij krijuesi tė shquar dhe vdekja e kėtij Njeriu, vdekja e tij e hershme, shumė e hershme ėshtė njė tragjedi e vėrtetė pėr Kosovėn e pėr popullin e saj, ėshtė njė tragjedi dhe njė humbje e madhe pėr shqiptarėt kudo janė, ėshtė njė humbje pėr Ballkanin, pėr Evropėn e pėr Botėn. Sepse ai ishte emblema e lirisė, e miqėsisė, e dashurisė, e paqes pėr popullin e tij dhe pėr tė gjithė popujt e vendet e botės.

Pra, si i tillė njeriu, shkrimtari e Kryetari i parė i Kosovės – Dr. Ibrahim Rugova ishte shumė i madh. Dhe jo vetėm pėr Kosovėn, dhe jo vetėm pėr shqiptarėt. Por ai ishte Njeriu qė radhitej nė vargun e njerėzve mė tė shquar qė ka pasur bota. U bė njeriu e shqiptari mė i dashur e mė i ēmuar pėr miliona njerėz, pėr shumė burrėshtetas e pėr shumė vende tė botės.

Ai u bė idhull i paqes… Ai u bė sinonim i paqedashėsit dhe paqėsorit. Ai u bė simbol i rezistencės dhe i jodhunės. Ai u bė sinonim i kėrkesės pėr liri e pėr pavarėsi pėr popullin dhe pėr vendin e tij. Dhe jo vetėm kaq, por ai u bė simboli i pavarėsisė, i paqes e lirisė pėr tė gjithė…

…Sepse ai me menēuri, me gjakftohtėsi dhe me njė kėmbėngulėsi tė paluhatshme diti tė ulė gjakrat. Me dashuri e menēuri diti t’i zbus urrejtjet, nga tė cilat fatkeqėsisht bota edhe mė tutje po vuan aq shumė. Ai nė zemrat e njerėzve diti tė mbjellė farėn e dashurisė e tė miqėsisė, dhe nė mendjet e njerėzve diti tė mbjellė farėn e arsyes dhe tė mirėkuptimit…

Dhe ja pse bota sot pėrkulet me dashuri para kėtij njeriu. Kėtij njeriu qė ishte shembulli mė i mirė pėr dashurinė dhe pėr tė mirėn pėr tė gjithė. Kėtij njeriu qė ishte dhe do tė mbetet vėrtetė i madh nė mesin e mė tė mėdhenjve tė kombit shqiptar, njeriu i cili me maturinė dhe me dashurinė e tij do tė mbetet i madh nė mesin e mė tė mėdhenjve njerėz nė kėtė botėn tonė tė trazuar nga urrejtja.

Njeriu i thjeshtė, shkrimtari e krijuesi, qė u bė prijėsi i idealeve tė popullit dhe vendit tė tij pėr t’u bėrė pastaj njeriu i tė gjithėve, i dashur pėr tė gjithė. Njeriu qė me tė drejtė nga shumėkush u quajt edhe Gandi i Ballkanit. Por jo vetėm kaq, kėtė prijės tė shquar shqiptar e quajtėn edhe Nelson Mandela, Martin Luther Kingu apo “njeriu i epokave” si presidenti amerikan, Abraham Lincoln.

E quajtėn kėshtu sepse i tillė ishte ai – shqiptari i Dardanisė sė lashtė, Prijėsi i menēur dhe i urtė i popullit tė Kosovės, shkrimtari, kritiku e eseisti i shquar dhe njeriu i thjeshtė i tė mirės gjithėnjerėzore, simboli i Paqes dhe Lirisė sė popullit. Miku i madh i miqve, miku mė i madh i miqėsisė.

Projektuesi dhe ideatori mė kėmbėngulės i Pavarėsisė sė Kosovės…

Dhe si i tillė, ai vėrtetė ka lėnė njė zbrazėsi nė mesin e tė gjallėve, por qė shpresojmė qė virtytet e tij do tė jenė shembulli mė i mirė jo vetėm pėr shqiptarėt, por pėr tė gjithė njerėzit e e botės, pėr tė gjithė pra, pėr tė sotshmit dhe pėr ata qė do tė vijnė.

Shpresojmė se shėmbėlltyra paqedashėse, virtytet dhe fisnikėria e kėtij prijėsi e njeriu tė madh, vepra e tij prej krijuesi, vizionari e udhėheqėsi do tė jenė e do tė mbesin mėsimi mė i mirė pėr tė gjithė shqiptarėt dhe pėr tė gjithė njerėzit nė kėtė botė pa dallim, mėsim ky qė dėshmon qartė si kristalet e nėntokės dardane se vetėm mirėkuptimi, respekti, liria, paqja, miqėsia dhe dashuria janė tė pėrjetshme!...

Ashtu i pėrjetshėm qoftė edhe kujtimi pėr ndjerin - Ibrahim Rugova dhe pėr veprėn e tij!
Amen!

Suedi, Karlskrona, 25 janar 2006
*Rizah Sheqiri, shkrimtar
- anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Suedisė
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė