Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-06, 15:25   #240
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rugova si shkėmbi nė stuhi



Ish kryeadministratori i Kosovės, Bernard Kouchner thotė se cilėsia e Presidentit Ibrahim Rugova qė do tė mbahet mė shumė mend ishte gjakftohtėsia e tij.
"Ai ishte si njė shkėmb nė kohė stuhie nė Kosovė," i tha ai BBC-sė.

Zoti Kouchner, aktualisht profesor nga ana tjetėr beson se magnetizmi i Rugovės do tė pėrcillet nga gjenerata e afėrt.

Ai fillimisht i pėrgjigjet pyetjes se kur e kishte takuar pėr herė tė parė zotin Rugova.

Kouchner: Hera e parė qė e takova zotin Rugova ishte viti 1992, isha ministėr nė qeverinė e presidentit Miterand.

Ishte e vėshtirė asokohe, sepse Beogradi nuk e lejoi kėtė vizitė edhe u pėrpoq qė tė na kėrcėnonte.

Unė vizitova Kosovėn dhe takova pėr herė tė parė mikun tim Ibrahim Rugovėn.

Ai ishte kreu i njė lėvizjeje fantastike pacifiste, qė protestonte ndaj aparteidit dhe Millosheviēit qė e kishte vendosur kėtė aparteid.

Ishte njė rezistencė fantastike. Ishte hera e parė qė kaluam disa ditė sėbashku.

Qė prej asaj kohe ne u takuam disa herė. Mė pas unė mora detyrėn e kreut tė UNMIK-ut pėr dy vjet dhe pata krenarinė dhe nderin ta takoj pėrditė mikun tim Ibrahim Rugova.

BBC: A besuat qė nė takimin e parė se zoti Rugova do tė ishte personaliteti qė do ta drejtonte Kosovėn deri nė kėtė ditė?

Kouchner:
Po, por jo vetėm se unė isha i sigurt, por sepse ai qė atė kohė e kishte treguar veten si njeriu mė i vendosur, i motivuar dhe i menēur dhe aktivisti mė i mirė nė Kosovė.

Dhe nė mėnyrėn e vet ai i shfaqi kėto cilėsi duke ruajtur distancėn, me shumė qetėsi dhe me kėmbėngulje.

Ai e urrente luftėn, i urrente armėt dhe dukej si figura e Kosovės. Qė nė atė kohė ai dukej si babai i Kosovės.

BBC - Nė vitin 1999 ju morėt detyrėn e kreut tė UNMIKut dhe siē e thatė patėt privilegjin tė punonit pėrditė me zotin Rugova, cili ishte tipari mė i veēantė i karakterit tė zotit Rugova?

Kouchner: Aftėsia pėr tė ruajtur gjakftohtėsinė nė momente krize. Dhe ēdo ditė kishte nga njė stuhi nė Kosovė.

Pėrditė ai ishte nė njė farė mėnyre shkėmbi nė kohė stuhish.

Gjenerata e re ishte kundėr tij nė Kosovė, sepse ata ishin luftėtarėt e lirisė, por Rugova kėmbėngulte nė mjetet paqėsore.

Pėr Rugovėn ishte gjithnjė e mundur qė tė debatohej, dhe me tė gjithė, pėrfshirė edhe armiqtė e tij.

Dhe ishte gjithnjė mė e thjeshtė tė debatohej me zotin Ibrahim Rugova dhe ta bindje atė nė emėr tė UNMIK-ut qė unė drejtoja qė tė ecte nė rrugėn e paqes dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr tė mbrojtur pakicat nė Kosovė.

Ne nuk arritėm sukses nė kėtė drejtim. Megjithatė Rugopva ishte njė aleat i vėrtetė pėr tė siguruar mbrojtje pėr kėta njerėz.

BBC: A ka qėnė ndonjėherė e vėshtirė tė punoje me zotin Rugova?

Kouchner: Patjetėr, qė ishte e vėshtirė, sepse edhe pse ishte njė pacifist i vėrtetė, ai ishte nė favor 100 pėr qind tė pavarėsisė pėr Kosovėn.

Dhe pėr ne, dhe mua qė mė duhej zbatimi i rezolutės 1244, ishte e vėshtirė tė ishim nė favor tė pavarėsisė.

Luftėtarėt e lirisė ishin gjithashtu pėr tė. Pėr ne ishte shumė e vėshtirė qė ta bindnim zotin Rugova nė shumė raste.

BBC: A mund tė na tregoni ndonje episod qė e ilustron kėtė qė thatė?

Kouchner: Mė kujtohet njė mbrėmje shumė e vėshtirė nė shtėpinė time. Ishim ne tė tre; Hashim Thaēi lideri i UĒK-sė, zoti Rugova dhe unė.

Unė doja t'i bindja ata qė tė bėheshin qė tė dy anėtarė tė ashtuquajturit organi qeverisės i pėrkohshėm qė iniciohej nga UNMIK-u.

Sepse atė kohė kshim tre qeveri dhe UNMIK-un. Pra na duhej tė drejtonim njė organ tė vetėm.

Pas orėve tė tėra debatesh, Ibrahim Rugova pranoi dhe mė pas edhe zoti Thaēi.

Trurojet e tyre ishin jashtė shtėpisė sime dhe po grindeshin me njėri-tjetrin nė kopėsht dhe nė rrugė.

Ajo natė ishte shumė e vėshtirė, por qe njė moment vendimtar.

BBC: Zoti Kouchner ajo natė qe vendimtare, sikurse edhe prania e zotit Rugova nė atė bisede, por ēdo do tė thotė mungesa e tij nė lidershipin kosovar dhe nė vetė jetėn politike tė Kosovės?

Kouchner: Unė besoj se ka lėnė njė dhembje tė madhe.

Por unė kam bindjen se nėse ai ka qėnė njė person magnetik, nėse ai ka qėnė brilant dhe karizmatik (dhe kjo ka ardhur prej personalitetit te tij mjaft te vendosur) jam i bindur se kjo do te percillet tek gjenerata e ardhshme.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė