Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-01-06, 01:07   #1
ANESTEZIA
 
Anėtarėsuar: 07-01-06
Postime: 114
ANESTEZIA e ka pezulluar reputacionin
Gabim KEKU dhe Kosova

Mendoj se teme e nxehte ne Kosove por qe eshte heshtur per shkak te varrimit te presidentit ishte rryma dhe KEKU me huqet e veta.
Te kujtojme: asnjehere nuk arriti qe te jete stabil se paku nje muaj gjate gjithe ketyre viteve te pasluftes.
Beri ē'nuk beri, akuzoi konsumatoret, kazanat e vjeter, deri edhe rrufene, kerkoi shume here para nga buxheti i Qeverise se deshtuar te Kosoves duke i shperlare keshtu parate e tatimpaguesve.
Kapakun ia vuri tash kur mori 40 milion euro nga buxheti i Qeverise se deshtuar te Kosoves dhe filloi me aplikimin e sistemit ABC(viti 2005edhe ashtu na shkoi me plane ABC te Qeverise).Dhe ēka beri? Beri denime kolektive te qytetareve(qe eshte e ndaluar me te gjitha konventat nderkombetare).Denoi fshatera te tera.Mandej kur filluan t'i harxhohen parate e dhuruara nga Qeveria e deshtuar , filloi te denoj edhe lagje te qyteteve per t'ia lidhur gryken me rastin e t'pames dhe varrimit te presidentit kur me perjashtim te qendres se Prishtines te gjitha qytetet dhe fshaterat e Kosoves-hambarit te pashterrur per hajdutet, mbeten ne terr dhe ne te ftohet. Kjo gjendje po vazhdon edhe me tutje.
Ne shqiptaret po kerkojme t'i marrim kompetencat e rezervuara , kurse ato qe i kemi nuk po i menaxhojme kurrqyshe.
Pyetje:A vlen te kemi ministri te Energjetikes kur nuk dijme ta menaxhojme ate.Ajo ministri vetem se e rendon buxhetin e Qeverise se deshtuar te Kosoves me staf te panevojshem ,nepunesa, keshilltare e zedhensa.
Kur do te mesohemi te kerkojme llogari nga ata qe i kemi zgjedhur apo ata te japin llogari para dikujt.
A pajtoheni qe ministri i Energjetikes te quhet tashe e tutje Ministri i Territ!


ANESTEZIA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante