Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-02-06, 23:48   #312
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bujar LESKAJ: Ibrahim Rugova, formula shqiptare mė frytdhėnėse

Janė shumė tė rrallė rastet nė Krestomacinė e shqiptarėve tė mėdhenj tė tė gjitha kohrave ku tė rrijė krah pėr krah, kulturologu, politikani qė shndėrrohet nė lider shpirtėror, dhe pėrmasa humane si tek Ibrahim Rugova.
Jemi sot kėtu pėr tė promovuar korpusin e veprave tė plota tė tij dhe ju bėj tė gjithėvė ftesė qė kėtij akti tė pėrpiqemi t'i gjejmė njė sintoni me kohėn dhe do tė kuptojme se jemi tė vonuar. Ajo e ka trajtuar kėtė vepėr, kėtė mendim dhe veprim, duke respektuar ligjėsitė qė shoqėrojnė tė pazakonshmen.
Veset e racės vepruan ndaj Rugovės dhe kundėr Rugovės. Ishte njė reagim meskin, njė pėrballje e kahmotshme e mediokritetit me intelektualitetin, e politikės vizionare e moderne me derivatet negative tė saj, tė shqiptarėsisė sė kulluar qė kėrkon tė integrohet me ideologjinė e stepave dhe zėdhėnėsit e tyre shqiptarė e jo shqiptarė.
Por tubimi ynė ėshtė i dobishėm. Kėtu gjėnden nivele tė larta tė mendimit intelektual e politik shqiptar qė sot bėhen zėdhėnės tė ndjesisė qė Ibrahim Rugova, presidenti i Kosoves, Gandi bashkėkohor, esteti dhe teoricieni i letėrsisė ėshtė formula shqiptare mė frytdhėnėse.
Ėshtė kėshtu, sepse ai u ushqye dhe vazhdon ta bėjė me doktrinėn e Pjetėr Bogdanit, Nėnė Terezės dhe Papa Gjon Palit. Ai mbėshtetet nė filozofinė dhe politikėn euroatlantike, dhe veēanėrisht atė amerikane. Tė shkuarėn kulturore shqiptare e racionalizoi nė bashkėkohėsi dhe mė tej, duke krijuar kėshtu njė mendim politik tė llojit tė veēantė. Kosova, trualli i madh, ku prej dekadash ėshtė konservuar krimi, po kthehet nė tokė paqeje. Kjo ishte metamorfoza sfidė e Rugovės, alkimia e civilizimit shqiptar. Nė kėtė betejė tė madhe, ai ndriēoi, ai fitoi.
Kur kombit shqiptar i qasej ora e ligė andej dhe ketej kufirit, kur perandoria e sė keqės shfaqej nė format e veta tė idhta, atje si pushtim i huaj e kėtu si urrejtje klasore dy burra: Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha patėn tagrin dhe pėrgjegjėsinė tė rrinin brenda pėrkufizimit kantian "duhet tė reagosh ndaj sė keqės qė tė mos bėhesh fajtor pėr triumfin e saj".
Ju premtoj sot se nga ky moment Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Shqipėrisė do tė jetė nė lartėsinė e vėmendjes qė kjo veper meriton, duke bėrė tė njėjtėn gjė qė po bėjmė sonte edhe nė rrethet e tjera tė vendit e nė auditore mė tė gjėra. Ftoj tė gjithė studiuesit dhe kritikėt e veprės sė Rugovės qė tė paraqesin pranė nesh punimet e tyre, sepse shumė shpejt do tė pėrgatisim njė botim special pėrmbledhės.
Dhe sė fundi me lejoni tė bėj njė konsideratė personale si qytetar, djalė i Vlorės dhe deputet i Vlorės: Pas Skėnderbeut, nė ēetėn e profetėve tė kombit, Ibrahim Rugova zė tė parin vėnd.
Fjala e ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve mbajtur nė promovimin e veprės sė plotė tė Presidentit Ibrahim Rugova

----------
Autori ėshtė ministėr i Turizmit dhe i Kulturės nė qeverinė e Shqipėrisė
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė