Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-06, 12:51   #9
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim

From: “Antigona” [email protected]
Date: Fri Feb 8, 2002 2:43 am
Subject: Ore sy i zi, ma shkruaj nje poezi!

I dashur, Me fal te lutem shuuume se sonte nuk do te kem kohe te shkruaj me gjate per shkak se kemi bere plane per neser te dalim ta shikojme nje gare ku babi im do te merre pjese para pallatit mbreteror. Kjo gare eshte shume me rendesi per klubin e biciklisteve ku garon babi im sepse fitorja do t’i beje kampione te regjionit Oxford Street, regjion ky qe perfshin 80% te siperfaqes se Britanise. Poashtu pas dite e kam nje provim ne fakultet keshtu qe duhet te jem e fresket per t’a ballafaquar diten e neserme me sukses. Lenden e kam pregatitur mire keshtu qe shpresoj se do ta kaloj provimin me lehtesi. Edhepse nuk eshte kjo lenda qe e adhuroj me se shumti, prapseprape e pelqej shume se kemi mesuar gjera shume interesante. Quhet “teologji matematikore” dhe mirret studimin e ekuacioneve hyjnore me nje te panjohur. Pjeset me interesante ishin logaritmat fundamentaliste, tangjentat dhe kotangjentat e librit te testamentave si dhe integralet religjioze.


Ah, sa kisha patur deshire te flas per gjerat qe i kam mesuar dhe perjetuar gjate ketyre ca viteve te fundit ne Londer. Mbreme pash ne enderr se te kisha prane dhe bisedonim per udhetimet nderplanetare qe do t’i benim gjate pushimeve verore, duke shikuar yjet ne plazhin e Borovecit ne Bullgari ne nje nate te ngrohte prilli. Ti the se nuk mund t’i besosh vetes se ke ndjenja per dike qe s’e ke takuar kurre dhe kjo te duket e cuditshme. Pajtohem me ty. As une kurre me pare nuk e kam ndier vehten keshtu por duke u bazuar ne disa shkrime te Engelsit dhe Dalai Lames qe i kam lexuar para disa diteve, dhe duke u bazuar ne mevlydin e totes Hazbije qe jeton ne ndertesen perballe meje, si duket kjo eshte zanafilla e nje dashurie te perjetshme te cilen ta permenda ne njerin prej emailave te meparshem. Kjo ndodh vetem kur dy persona perputhen aq mire dhe aq fuqishem me njeri tjetrin, sa qe dashuria e tyne platonike edhte ushqimi i vetem qe iu nevojitet. Mendoj se rasti ne mes meje dhe teje edhte i tile dhe i gezohem shume ndjenjave te dashurise te cilat kam filluar t’i ndiej per ty me poaq vrull. Poashtu ne enderr e pash vehten ne plazh te hypur mbi kale. Ti vraponje aq shpejt sa qe une i mbylla syte dhe e shijova frymen e bute kontinentale duke mi pershkuar faqet e njoma. Fatkeqesisht, endrra mu nderpre ne gjymse mu ne momentin kur mu afrove te mi puthnje buzet te cilat vuanin per prekjen tende te bute. Maradona kishte pare nje enderr te keqe dhe me zgjoi nga gjumi mu ne ate cast. Te gjitha motrat e dojme Maradonen pa mase e me siguri se ti e din se cfare ndjenje eshte ajo sepse motra yte gjithashtu eshte femije i hasretit. Mu desh te zgjohem dhe t’ia lexoj nje liber dhe t’ia nderroj pixhamat ngase e kishte lagur pak shtratin prej frikes. Prapseprape, endrra qe e pash ma la nje shije te embel ne goje, dhe buzet e mija tash po vuajne per puthjen tende edhe ku po jam e zgjuar nga gjumi. Dje isha duke ngrene pashtete dhe mu kujtove ti. Ne kohe te fundit po me kujtohesh ne castet me te papritura te dites - derisa po e shikonja princ Carllsin ne televizor, derisa po e pastroja nevojtoren, derisa po ia frynja dyshekun Milingones per t’u lare ne bazent, derisa po vallezonja me nenen me kengen “Dugi Dugi” te Armend Rexhepagiqit. Po kam frike se do te te humbi poqese nuk te takoj se shpejti. E di se mashkujt jane qenie qe nuk kane durim dhe po druaj se mos po e humb ti durimin me mua. Te lutem me premto se do te besh cmos te me ledhatosh! Te lutem me premto se do te ma jepesh rastin te te shoh per se gjalli se shpejti! S’di se a do te mund te durohem keshtu me. Une kisha patur deshire te pakte te te vizitoj ne Gjermani gjate pushimit te Pashkeve ne fillim te prillit. Pasaporta me ka ardhur dhe kam gjetur bileta te lira per ne Evrope. Ne cilin qytet ti jeton? Bile bile me shkoi mendja te takohemi ne kryeqytetin e dashurise se Evropes - ne Lihtenshtajn. Me siguri se do ta kalonim per mrekulli aty. Ti do te me mbaje me duart tua te fuqishme derisa une do ta perjetoja orgazmin e pare ne jete. A thua enderra me ne fund do te me behet zhgenderr? Shpresoj se kete vikend do ta gjesh nje skener dhe do te ma dergosh nje foto. Mos me le te deshprohem se me dhemb gjoksi duke e pritur momentin per ta pare fytyren, floket e shpesha dhe mollezen e Adamit. Nuk di se a te kam terguar se shkruaj poezi ne kohe te lire. Tani jam duke e perpiluar nje poezi per ndjenjat e mia qe ma kane kapluar qenien qysh prej dites kur te kam takuar per here te pare. Shpresoj se gjate ketyre 2 diteve te ardhshme do ta perfundoj dhe do ta dergoj. Ti a shkruan poezi? Kisha pasur deshire te paket te mi thurresh ca vargje idilike porsi Fan S. Noli qe i shkruante te dashures se saj! A do te ma plotesosht deshiren dhe do ma thurresh nje poezi te paharrueshme? Nese po, te premtoj se do ta mbaj tek koka ime dhe ta lexoj cdo here qe te shkoj te flej dhe sa here qe te zgjohem nga gjumi. Duhet ikur tash se eshte bere shume vone dhe Marigona eshte lodhur shume dhe e ka shprehi te bjere te fleje bashke me mua, perndryshe nuk e merr gjumi. Te dua, te ledhatoj, te krehi dhe te perqafoj Gona (love)


__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė