Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-04-06, 20:16   #86
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ne vazhdim...



Ku mbete me pyete,me thirrje gjysmecirrese,
ku shkove,para syve me humbe ,sylakuriqe,
ku tani veshtron,me sy perlotur shiqon
a thua do pres deri ne amshim,o shpirti im?
Jo,une jam ne vazhdim...

Mengjezet e pranveres, thua mi ke falur,
valle ku u trete,ashtu kembezbathur ???
Jo,nuk me inkurajon perqafimi yt,
gjithnje po me lodhe,gjithnje po me mbyt,
po shpirti im...une jam ne vazhdim.

Fjala yte e rende ,qe ma the at vere,
ne zemer me vret,gjithnje shume po ther,
nuk te prita,me lodhi ai shiqim
nuk jam si ahere ,atje...
ne vazhdim!

Tash vazhdoj udhes,me gjemba te shtruar,
nuk me sheron plagen,jam ende i s`muar,
ne rrezen e nxehte te krahrorit tim,
dikush tjeter flen,me mbush me gezim
sepse nuk jam me si TI ...ne vazhdim!



SIKUR...


Sikur te ngryset dhe mos te zbardhe
jo me shume,por vetem nje jave
do kisha shume endrra,ngadal t`i shijoj
oh sa kishin zgjatur,nje film te xhiroj!!!

Kujt t`i drejtohem ,ta ndaloj henen
vec sa te shkruaj,vetem per ty kengen?!
Kujt te i drejtohem ne kete bote te vrazhde,
andaj rri i strukur,gjithnje pa dal jashte.

Nese nje dite endrra ,do te me plotsohet
trupi im i lodhur nga gjumi s`do zgjohet,
sikur nje dite endrra do me behet zgjenderr,
ti do te jesh nuse,e une do jem dhenderr!!!

Sikur une dhe ti,do ta kthenim kohen
por jo per nje ore si ne krejt Europen,
do kishim ndryshuar,ne dhe bota mbare,
lote ne sy askush,jo...s`na kishte pare!



NE PELLGUN E ADRIATIKUT TE KALTER


Nen driten e anijes qe cante dallget e terbuara,une dhe ti ishim ulur prane ures se kapitenit te lodhur,qe vec e kishte nxene gjumi.Kokat i kishim kthyer pas,dhe veshtronim dritat e qytetit qe vinin e zvogloheshim nga casti ne cast,derisa u shuan nga horizonti i hapur.Te sigurt qe askush nuk na njihte,kerkonim vendstrukje te kendshme dhe qetesuese.Nuk donim te hanim darke.As gjumi nuk na mori.Donim vetem liri.Ate e kishim pritur ngahera.Larg nga tollovia dhe zhurma e udhetareve kishim frik se do na mungonin oret,sepse edhe minutat u shendrruan me vone ne sekonda...Une para syve kisha engjullin e diteve te sotme...dhe ia nisa:
qe kur e ke kuptuar...qe kur e ke ndjer se te dua...qe kur me do ti mua...qe kur...qe kur...qe kur???
Ti sikur turperoheshe pakez,por duke shikuar medoemos dy apo tri hera anash,peshperiteshe : qe moti...Pa mbaruar fjalen te pyeta:E atehere,perse me lodhe? Ti buzeqeshe dhe me the *dashuria dhe lumturia jane me te bukura derisa i presim *.Pas pak ,perqafimi i epshem rrenqethi trupin,dridhi buzet por edhe zemrat.Lotet dolen ,por u ndaluan nen shtresat e bebzave qe shendrisnin adriatikun e kalter,me shume se dritat e anijes gjigante.Ne ate moment i harrova te gjitha brengat,lodhjet,deshprimet dhe levizjet e perditshme qe ishin shendrruar para shume viteve, ne mekanizem robotik.Shpirti gjeti mprehje,fjalet veshet qe e ndigjonin me endje kurse zemra pushim...inkurajim,sherim.
Ne pellgun e adriatikut te kalter u betuam ne besnikeri,sinqeritet,dashuri dhe durim te dyanshem.
E vetmja menyre qe zemrat mund te mbijetojne ne kete jete te mosbesimit dhe te varfer nga dashuria,sepse ate pak kush sot e dhuron.Ate e mbajne per vehte narcizet dhe egoistet,te pasurit dhe ato qe asnjehere nuk e kuptuan dhe kurr nuk e kane ndjere me shpirt.Ne,njerezit e thjeshte te kesaj bote ,jemi altruistet dhe filantropet e fundit te dashuris se dlirte dhe te paster,te gjakut te paster.
Diku para mengjezit na nxuri gjumi per pak sekonda,por sapo u kujtuam per pranin e njeri-tjetri perseri u zgjuam te perqafuar .Ende nuk e kam te qarte si ndikon dashuria ne muskulaturen e syrit.Perse e le pa gjume.
Ne pellgun e thelle te adriatikut,mu ne zemren e tij u bashkuan dy zemra qe kishin vetem nje qellim: ta shijojne dashurin e sinqerte te lindur bashke me takimin e tyre te pare,para shume viteve.
Edhe sot e ndjej afer doren e saj.por lundrimi i asaj nate me gezon cdo here para se te mbylle syte per te u pergatitur per nje dite te re.Kuptohet,qe perseri te dhurojme dashuri...
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė