Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-04-06, 23:54   #4
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dhe keshtu flete pas flete e dore pas dore e lexuam me nje fryme. "Paska bere vertet nje mrekulli, tha profesor Llagami, beme mire qe e nxitem per kete duel".
Kur u kthye Mustafaj nga Greqia, ate mbremje kur kalonte rruges se Elbasanit per ne shtepi ne vitrinen e librarise "August" pa te botuar romanin e tij "Gremina e dashunise', qe sapo ishte vene ne qarkullim nga shtepia botuese "Isamil Mal Osmani", dhe qe u shit habitshem ne kohe rekord......

* * *
Po sic ndodh rendom pas ditesh te vrejtura, me rrebesh e shi, qielli hapet dhe rrezet e shndritshme diellore ndricojne e ngrohin ne paqe e qetesi edhe shpirtrat e trazuar. Ne revisten "Nentori" Nr. 2 te vitit 1962 u befasova kur ne faqet e saj lexiva tregimet "Kukulla" dhe "Tut Huqi dhe hygjena", qe mbanin firmen e Mustafa Greblleshit.

Ndjehesha kaq i lumturuar ate dite sa qe gati nuk mbushesha me fryme nga emocionet. Me ne fund autorit te "Gremines se Dashunise" i qe dhene "visto" per te shkruar. Interesant qe, madje fakti qe tregimi "Tut Huqi dhe hygjena" ishte shkruar mbi motive reale te perjetuar nga autori, si edhe une ate dite tek u takova per here te pare me te, perpos personazhit kryesor te cilit ai i kishte qendruar besnik, jo vetem ne portretizimin fizik, por edhe ne ate shpirteror, cka e vertetonte me shume kete gje qe pikerisht emri i tij o vertete ne jete; Tut Huqi furrxhi i njohur me nam shume te mire edhe sot e kesaj dite ne Tirane. Dhe mbi te gjitha ky fakt, qe nje mesim tejet i vlefshem per krijimtarine time te mevonshme, qe me obligonte per te mos e marre kurre penen per te shkruar, nese ne thelb te ngjarjes nuk do te qe te pakten nje baze reale sado e vogel nga jeta.

Pas kesaj emrin e Mustafa Greblleshit e ndeshja dy apo tre here ne muaj neper faqet e "Drites", si autor tregimesh interesante apo reportazhesh shume terheqes, gje qe me bente te ndjehesha i lumturuar. Kulmi qe kur neper vitrinat e librarive tona u ekspozua kopertina e vellimit te tij me tregime "Albumi I nje bojaxhiu".

Ashtu si edhe ne rastin e romanit, u perserit po e njejta gje per ore te tera u zhyta neper faqet e librit derisa i dhash fund. Dhe s'kishte se si te ndodhte ndryshe, perderisa per mua ai tashme ishte i deklaruar: shkrimtari me i dashur shqiptar dhe aq me teper qe mjeshterisht nder ato faqe pershkruante jeten e qytetit tim te shtrenjte, me njerezit e thjeshte ne ato ambiente te magjishem te mgrohtesise tiranase.

Kur i tregova Nezit te nesermen ne klase, i meritova me te drejte kritikat per pavemendshmerine qe kisha treguar duke mos ia sjelle ate liber, cka me detyroi ne mbremje te shkeputesha nga trotuaret e Broduejit dhe t'ia coja, aty ku e kishim lene tek rrugica perballe poliklinikes qendrore. I pashlyeshem ka mbetur ne kujtesen time imazhi i asaj mbremjeje te larget tiranase, ndricuar nga argjendimi i rrezeve te henes, teksa Nezi e mbante librin shtrenguar ne kraharor, aty ngjeshur pas copes prej fanellate, te atij fustani te thjeshte, ku brishtesine e supeve ia mbulonte xhaketa e vjeter e babait, mbi te cilen i dallgezonin floket.

*********
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė