Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-04-06, 17:55   #90
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim Sonte






NJE MIKU IM I VJETER ME THA:

Sonte jam i gezuar!
Sonte do e kaloi nje nate mikluese!
Sonte do ha darke TEK AJO,
fat te mire,te lutem me uro!


Sonte...nuk e dij,ndoshta definitivisht
do martohem!
U gezova per endrren e tij,
u gezova ,sa me nuk dij.

Shokun tim e njohe qe moti,
per ATE gjithmone, i shpetonte loti.
Sonte tha ,do jet si ne vere,
perseri AJO do me perkedhel.

Nje miku im i vjeter me tha:
dashuria or` mik keshtu e ka!



SHIU I PRANVERES


Dielli kish kohe qe kishte perenduar
u mblodhem te gjithe,radion per t`ndigjuar,
neser do bie shi,perulu ombrelles,
do bie shi,shiu i pranveres.

Nuk me gezon shiu,me ze dikush thirri,
nuk me gezon, as marsi as prilli,
memzi pres te vij, nxehtesia e veres,
jo s`me pelqen, shiu i pranveres!

Mua me pelqen,qe kur s`me kujtohet!
edhe e dashura ime,shiut i gezohet,
do e kerkojme shiun ne stinen e veres,
edhe shiun e dimrit,por dhe te pranveres!


E KISHA TE VESHTIRE...


Nuk me kujtohen fjalet qe mi the ate nate qe binte shi.
Jo e dashur,nuk me kujtohet qe kur duhemi une dhe ti!
Tash veshtroj oren,vone thote se ka shkuar
eja shkojme ne shtrat,pak e kem` tepruar!!!
Desha te te them por e kisha te veshtir
ne duhet te ndahemi,sa me pare,me mire!


Ti perseri syte i ngul ne rrudhat e ballit tim,
i numron te gjitha,thua qe s`kam guxim
te largohesha e kisha te veshtire,
fjala s`del nga goja...fjala LAMTUMIRE!
Desha te te them,por e kisha te veshtir
ne duhet te ndahemi,sa me pare,me mire!


E rende eshte ndarja kur dashuria s`ka mbarim,
do doja edhe pak te te dua,ty o shpirti im,
por ja qe koha nuk na premton tjeter,
vec se te ndahemi,gje me shume s`na mbetet!
Desha te te them,por e kisha te veshtir:
ne duhet te ndahemi,sa me pare...me mire.


NE MENGJEZET E SHPRESAVE TE HUMBURA


Ishte shume veshtire atyre diteve te zgjohesha nga gjumi.Vertet,gjumi me dilte heret,por nuk levizesha dot nga shtrati derisa dielli kishte kaluar mbi catine time.Ne mendjen time kujtoja endrrat e nates.Edhe shpjegimin e tyre lexoja,por prap nuk e kisha me lehte.Me kishte braktisur edhe ajo e cila e fundit vdes tek njeriu...shpresa.Atehere,dalngadal duke u zvarritur prane shtratit,mbi koken time ,nisja e bezdisesha radion e lodhur e raskapitur me muaj pa pushuar.Ne ditarin tim,perkujtohesha per ditet dhe mengjezet e para qe kishin lindur pa shpresa.Prane tij nje fletore rrinte e paprekur.Ne te kisha filluar enkas per ty te thurja poezi.Ishe bere inspirimi im i vetem atyre diteve.Pushimi vjetor sapo kishte filluar.Cdo hap tendin,fjale apo shiqim une e kujtoja me nostalgji dhe dhimbje ne shpirt.Me the se ne mes nesh cdo gje ka mbaruar dhe se dyshon ne nje nisme te re.Fole,fole por asnjeher nuk me shiqove ne sy.Kisha fituar bindjen se dikush te ka bindur kunder ndjenjave tuaja,te kane imponuar qendrim te kundert nga ai qe gjithmone kishe per dashurin tone.Me befasove mua por me duket edhe vehten tende.Fjalet ne ditarin tim i rrijne besnik asaj kohe.Aty nuk ka te vertet te shtremberuar,aty nuk ka hile e dashur!Sepse e verteta nuk vdes.Ajo jeton e gjalle,edhe pse koha mundohet ta ndryshoi sikurse edhe njerezit te cileve nuk iu pelqen.Une dhe ti me vone perfundimisht u ndame.Pas nje kohe jo te gjate une udhetova large,kurse ti mbete prane atyre qe sot nuk i sheh me shpesh se mua.Ceshte e verteta,ato te cilet na ndane sot nuk* jetojne me*,kurse te tjeret kane harruar se cka quhet lumturi.
Sot,pas shume viteve njeriu medoemos bene finalizimin e te te gjithave kahjeve te jetes,drejtimeve te gabuara dhe atyre qe sollen suksese,fat dhe lumturi.
Nuk me le te qete fakti se ne duheshim,ate mos u mundo ta mohosh sepse dashuria lexohet ne syte e atyre qe sinqerisht dashurojne.Ajo nuk mund te fshihet.Ce do,kur nga ajo gje nuk kemi dobi,as une e as ti.Kur te kujtoj ty,padashur me mbjelle paknaqesi kujtimi ne mengjezet e shpresave te humbura.Uroj qe njerezit e mire te kesaj bote kurr mos te i perjetojne.
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė