Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-06, 16:35   #6
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Ēka nė lidhje me Plakun e Vitit tė Ri (Babadimrin apo Babagjyshin)?
Madje edhe Plaku i Vitit tė Ri nuk ka njė origjinė dashamirėse! Ky karanxholl i trashė dhe gazmor mund tė gjurmohet deri te legjenda e lashtė skandinave. "Enciklopedia Botėrore" pranon:
"Disa nga veēoritė e babadimrit janė tė vjetra me shekuj. Pėr shembull, besimi qė babadimri hyn nė shtėpi nėpėrmjet oxhakut ėshtė zhvilluar nga njė legjendė e vjetėr skandinave. Skandinavėt besonin qė perėndesha Hertha shfaqej nė vatėr dhe sillte fat tė mirė nė shtėpi".
Ndonėse shumica e njerėzve mendojnė qė babadimri origjinal ka qenė njė peshkop me emrin Shėn Nikolasi i Azisė sė Vogėl i shekullit tė katėrt, kjo nė fakt s'ėshtė e vėrtetė. Fjala "Nikolas" do tė thotė: i fuqishmi, i forti. Traditat e njė "zoti" qė jepte dhurata nėn njė bredh, i paraprijnė peshkopit tė Azisė sė Vogėl pėr mijėra vjet. Midis skandinavėve ka qenė zoti Odin apo Woden, i cili linte dhurata tė posaēme gjatė sezonės sė krishtlindjeve nėn bredh, drurin e tij tė shenjtė.
Tony van Renterghem shkruan nė "Kur Babadimri ka qenė Shaman: Origjina e Lashtė e Babadimrit dhe e Bredhit tė Krishtlindjeve":
"Nė rajonet rishtazi tė krishtėruara, ku keltėt paganė dhe kultet gjermane mbeten me ndikim, legjendat e zotit Woden u pėrzien me ato tė tė shenjtėve tė ndryshėm tė krishterė - Shėn Nikolasi qe njė prej kėtyre. Ka patuar rajone tė krishtera, ku shėn Nikolasi sundonte i vetėm; nė tė tjera rajone, ai ndihmohej nga Ndihmėsi i Errėt pagan (njė rob tė cilin e kishte trashėguar nga zoti pagan Woden). Nė tė tjera rajone tė largėta... gjepa tė lashtė traditash tė kontrolluara nga fetė e Vjetra. Kėtu Ndihmėsi i Errėt sundonte i vetėm, nganjėherė nė mėnyrė mė ngatėrruese, duke pėrdorur identitetin e rremė tė Shėn Nikolasit (apo Klausit), pa e ndryshuar nė asnjė mėnyrė pamjen e tij kėrcėnuese, i veshur me lesh. [Kjo qe figura qė mė vonė u pėrdor nga artisti Nest, si model pėr babadimrin e hershėm amerikan (ang. Santa Claus)]" [f.96].
Katoliku Shėn Nikolas po ashtu pati njė tė kaluar tė paqartė. Van Renterghem thotė:"Ai qe njė pėrmbledhje e dy shenjtėve tė ndarė (njė nga Mira nė Azinė e Vogėl, tjetri nga Pinora). Tė dy s'kanė qenė – siē pranon edhe Kisha sot - asgjė mė shumė sesa perėndi tė krishterė ujėrash (Me gjasė tė ndėrlidhura me zotin greko-romak Posejdon-Neptun)" [Ibid]. Nė 1970-tat, Kėshilli i Dytė i Vatikanit zyrtarisht pohoi qė kurrė nuk ka ekzistuar ndonjė peshkop katolik me emrin Nikolas. Vatikani II mė tej pranoi qė legjendat, tė cilat i janė atribuar kėtij "shenjti", nuk kishin origjinė tė krishtere dhe me gjasė erdhėn nga traditat pagane.
Vazhdon mė tej Van Renterghem:
"Nė Holandė dhe nė disa vende tė tjera evropiane, figura e Shėn Nikolasit ende vlerėsohet lart. Ai shfaqej si njė njeri i vjetėr, i gjatė, me mjekėr dhe me flokė tė bardha, i veshur si njė peshkop katolik, me pelerinė dhe me shkop baritor, nė dukje njė shenjt katolik i vėrtetė, por me shprehinė e ēuditshme tė kalėrimit nėpėr qiej mbi njė kalė tė bardhė, i ndjekur nga Ndihmėsi i Errėt i tij. Duket qė shenjti katolik ka trashėguar disa nga kėto zakone nga zoti pagan Woden, i cili po ashtu ka qenė njė plak me mjekėr dhe flokė tė bardhė, po ashtu i veshur me njė pelerinė dhe kapelė, bartte shkop (apo shtizė), kalėronte njė kalė tė bardhė, dhe tėrhiqte me zinxhir tė njėjtin ndihmės-rob tė errėt." [f.97].
"Sinterklaas" holandez u sjell dhurata fėmijėve tė mirė, ndėrsa tė kėqijtė keqtrajtohen nga "Ndihmėsi i Errėt", i quajtur Zwarte Pier, apo Pjetri i Zi, i cili vringėllon njė thupėr si fshesė. Si Shėn Klaus, edhe Sinterklaas poashtu kishte shprehi qė tė hynte nė shtėpi nėpėrmjet oxhakut. Ndihmėsi i tij, Pjetri i Zi, sot ende ėshtė me brirė, i veshur me lesh, i frikshėm, dhe mė pak i mirė me fėmijėt. Ndonėse i pėrshkruar si robi ndihmės i shėn Nikolasit, tė dy kėta, nė shumė fshatra, janė pėrzier nė njė figurė, i cili shpesh ka emrin Nikolas apo Klaus.
"Nė Gjermani, ndihmėsi i errėt i shėn Nikolasit ėshtė njė njeri i vogėl zeshkan, me brirė dhe i frikshėm, qė gjithmonė vringėllon fshesėn. Ai njihet me shumė emra: Knecht Ruprecht (shėrbėtori Rupreht), apo nė Bavari, Pelz Nickel, qė do tė thotė: Niku i veshur me lesh. Nė Tirol, imazhi ėshtė edhe mė i qartė: atje Ndihmėsi i Errėt ėshtė Kllaubau, njė krijesė me brirė e me fytyrė tė zezė, i lidhur me zinxhirė dhe i leshtė" [f.103-105].
Kush ka qenė ky farė Odini apo Wodeni, "babadimri" i vėrtetė? Ai ka qenė zoti suprem i mitologjisė skandinave, njė luftėtar i ashpėr i cili bartte njė shtizė si armė tė veēantė. Ai ka qenė i njohur si njė gjuetar i fuqishėm dhe pėr fuqitė magjike tė tij. Po ky autor deklaron mė tej, pėr sa i pėrket lidhjes mes Odinit-Wodenit dhe shėn Nikolasit:
"Woden-Odin: zoti-diell gjerman-skandinav; mik i njeriut, kalorėsi misterioz Schimmel. Duke e tėrhequr zvarrė me zinxhir robin e vet tė errėt e djallėzor Eckhart (Ekhart), ai kalėron nėpėr qiejt e stuhishėm. Ai udhėheq njė gjueti tė egėr, duke mėnjanuar, dhe pėrfundimisht nėnshtruar, fuqitė e sė keqes. Ai po ashtu bart njė kapelė tė gjerė me rreth, njė pelerinė tė gjerė, mban shtizėn e vet dhe kalėron nėpėr qiej (zėvendėsoni kapelėn e tij me njė kapelė peshkopi dhe shtizėn me njė shkop qė ka kryq nė fund, dhe do tė kemi shenjtin holandez Nikolas)" [f.111].

Marrur nga www.fjalaebukur.com e cila e ka marur prej www.mburoja.net

Pershendetje nga Kumanova Legjendare
Asketi SmArTs_WAY
Ebu Dawud AbdulMuhsin ibn Jahja el Albani el Darekutni
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė