Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 12:26   #8
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Sikurse u tha me njė mendim tė prerė se katėr popujt qė u pėrmendėn mė lart rrjedhin nga pellazgėt, poashtu, pa fije dyshimi, ėshtė konstatuar se ilirėt janė gjyshėrit e shqiptarėve tė sotėm. Janė ruajtur (regjistruar) me saktėsi ngjarjet qė kanė rrjedhė qe dy mijė vjet, kurse nė kėtė kohė nuk mbahet nė kujtesė se njė popull ka ardhur nga jashtė dhe ėshtė vendosur nė trojet e shqiptarėve (nė Shqipėri). Pėrveē kėsaj, marrė nė pėrgjithėsi, ka edhe mė shumė fakte e argumente qė provojnė se pellazgėt e vjetėr dhe shqiptarėt e tashėm janė tė njė race dhe kanė gjuhė tė njėjtė. Sidomos, historianėt e vjetėr grekė tregojnė se feja dhe besimet e grekėve tė vjetėr dhe tė romakėve janė marrė nga pellazgėt e vjetėr. Edhe emrat e perėndive romake e greke, sikurse ėshtė treguar qartė, janė tė pellazgėve, pra, tė shqiptarėve tė vjetėr.
Pra, pa u friguar se do tė pėrgėnjeshtrohem nga historia dhe, duke menduar se nuk do tė mendohet se kam dashur t'i zmadhoj gjėrat, meqenėse vetė i takoj racės shqiptare, mund tė them se populli shqiptar dikur ka qenė njė popull i madh qė shtrihej nga Trieshta deri nė Sivas, pra nė dy territore tė mėdha: nė Evropė dhe nė Azi. Mirėpo, duke qenė nė mes popujve dhe shteteve tė mėdha tė Iranit, Greqisė, Romės etj., dhe, duke rėnė nė dorė tė pushtuesve tė ndryshėm, pellazgėt u asimiluan dhe u zhdukėn nė Anadollinė e atėhershėm, pastaj, duke u tėrhequr edhe nga Trakija dhe nga anėt juglindore tė Maqedonisė dhe nga ana e Ilirisė, d.m.th. nga Bosnja dhe Hercegovina dhe, duke u nxjerrė nga ana e bullgarėve dhe sllavėve tė cilėt sulmuan vazhdimisht, janė ngjeshur nė pjesėn jugperėndimore tė Maqedonisė dhe nė pjesėn perėndimore tė Ilirisė, d.m.th. nė Shqipėrinė e sotme (lexo: nė kohėn e Samiut - M.P.).
Shqiptarėt nuk i kanė ndryshuar zakonet dhe vetitė qė i kanė pasur nga koha e ilirėve dhe pellazgėve. Gjithnjė kanė jetuar tė ndarė dhe tė vetmuar nga popujt e tjerė. Edhe nė mes veti kanė jetuar tė ndarė nė fise tė vogla dhe tė hasmuar njėri me tjetrin. Po t'i shikojmė tė dhėnat historike tė Strabonit, vėrejmė se - thotė Samiu - mėnyra e jetesės sė tyre qė ka qenė nė ato kohėra, vazhdon edhe sot nė Malėsinė e Dibrės dhe tė Shkodrės. Pėr kėtė arsye, duke mos qenė tė bashkuar, nuk kanė mundur tė formojnė njė shtet ose tė shkruajnė gjuhėn e tyre kombėtare ose tė krijojnė njė letėrsi kombėtare. Edhe njerėzit e mėdhenj (tė ditur) qė ka pasur ky popull, kanė qenė tė detyruar tė mėsojnė nė ndonjė gjuhė tjetėr dhe me atė gjuhė kanė qenė tė shtrėnguar tė gjenden nė punėt shtetėrore. Nė kėtė mėnyrė kanė mundur shumė pak tė shėrbejnė nė ngritjen dhe famėn e popullit qė i kanė takuar. Tė jetuarit nė kėtė mėnyrė, ka ruajtur nė gjendje tė vjetėr si gjuhėn, si zakonet vetitė e tyre dhe ka qenė shkak nė mospėrpjekjet e tyre pėr ndryshime.
Shqiptarėt prej kohėsh ishin tė ndarė nė fise-fise dhe, meqė janė udhėhequr nga kryetarėt e tyre dhe nga kėshillat pleqėrorė, nuk ėshtė dokumentuar historia e tyre. Sikurse ėshtė e ditur, kishin formuar tri shtete; njėri ishte nė Shkodėr, tjetri nė Epir, d.m.th. nė territoret e Janinės dhe, i treti nė njė qytet tė vjetėr Pella i cili ishte nė afėrsi tė Jenixhe-i Vardarit tė Maqedonisė. Ky i treti ėshtė i njohur si shtet i Maqedonisė, historia e tė cilit ėshtė dokumentuar plotėsisht (pėr Maqedoninė flasim tjetėrkund - nėnvizim i Samiut). Ky shtet u bė i njohur me ngjarjet shumė tė mėdha qė mund t'u thuhet madje tė jashtėzakonshme, si p.sh. pushtimi i menjėhershėm i shumė vendeve tė botės qė nuk ishin tė njohura dhe tė ditura nė atė kohė e deri nė Indi nga ana e Aleksandrit (Lekės) tė Madh (turq. Iskender Zülkarnejn) i biri Filipit. Vetėm se pėr shkak tė rrethanave tė njėjta qė u pėrshkruan pėr shqiptarėt, edhe Leka i Madh ka mėsuar nė gjuhėn greke. Megjithėse, ashtu siē ishin maqedonas tė gjithė ushtarėt qė merrnin pjesė nė pushtime, po ashtu, edhe ai vetė ishte maqedonas pėr nga origjina dhe gjuha. Madje, edhe pse ėshtė e ditur se ai nuk i ka dashur grekėt, i ka konsideruar popull tė madh. Mbreti mė i njohur i mbretėrisė sė Epirit ishte Pirroja, i cili dy herė i kishte mundur romakėt. Edhe pse kishte ngadhėnjyer dhe ishte zgjėruar deri nė Greqi dhe Egjipt, dhe, edhe pse kishte ambicie tė pushtojė edhe mė tepėr, kur vdiq, la pas vetes diēka mė tepėr se pasuria qė kishte gjetur nga babai i tij. Edhe nga mbretėrit e Ilirisė qė kishin fituar famė mė tė madhe, ishte mbretėresha Teuta dhe mbreti Genci i Parė (Gjenēoja) = kėshtu e pėrdor Samiu nė: “Shqipėria ēka qenė...” - M.P.).
Shqiptarėt, tė cilėt sė bashku me Lekėn e Madh kishin pushtuar botėn, nuk pranuan t'u nėnshtrohen lehtė romakėve. Ata u bėnė atyre njė qėndresė tė vendosur, saqė Paol Emili, pasi i mundi me forcat e tij tė mėdha, pėr hakmarrje i rrėnoi 85 qytete tė tyre dhe disa qindra mija njerėz i zuri peng dhe ashtu tė lidhur me pranga i dėrgoi nė Romė. Ja, qė nga ajo kohė filloi fatkeqėsia e kėtij populli. Nga njėra anė u gjendėn nėn romakėt, nga ana tjetėr, pėr tė mos u marrė nėpėr kėmbė nga avarėt, hunėt dhe popuj tė tjerė gjakpirės, shkatėrrimtarė dhe tė egėr, tė cilėt kohėve tė fundit u vėrsulėn dhe sulmuan nga anėt veriore, shqiptarėt u tėrhoqėn nė vende malore dhe tė sigurta, duke qenė tė detyruar tė lėshojnė vendet pjellore dhe tė rrafshta, kurse njė pjesė, duke braktisur nė tėrėsi atdheun e tyre, u detyruan tė ikin nė Greqi, More, nė ishujt e Greqisė deri nė anėt qendrore dhe nė ujdhesėn Marmara. Kėshtu, njė pjesė e shqiptarėve, afėr gjysma e kombit, mbeti nė Greqi dhe nė More, pėrgjithėsisht, nė ujdhesat greke dhe nė Marmara qė nga ajo kohė. Ndėrkaq, ata qė mbetėn nė Shqipėri u tėrhoqėn nė vende tė sigurta natyrore. Meqė gjithnjė jetonin me armė nė dorė, ndiqnin rrugėn e mbretėrve romakė dhe bizantinė. Nė tė vėrtetė, kėta udhėhiqeshin nė mėnyrė tė pavarur nga kryetarėt e vet, sikurse nė tė kaluarėn dhe kėta kryetarė dalėngadalė merrnin gradėn e princit ose mbretit. (...) Edhe disa qytete dhe kala qė ishin nė brigjet e Adriatikut, kaluan nė duart e venedikasve.
Ja pra, nė kėtė gjendje ishin shqiptarėt kur nė pjesėn e Rumelisė shkeli kėmba e sulltanėve Osmanė dhe luftėtarėve muslimanė. Sado qė disa prej princave deridiku rezistuan, shumė prej tyre, duke parė forcėn dhe potencialin ushtarak, u dorėzuan pa luftė, prandaj gati tė gjithė princat ende mbetėn nė vendet e tyre. Kėta kishin disa privilegje dhe tė drejta nė Shtetin Osman. Mirėpo, mė pastaj Skėnderbeu i mblodhi tė gjithė kėta princa, tė cilėt vetė e njohėn atė pėr prijės dhe komandant tė tyre. Duke qenė njė njeri jashtėzakonisht trim, i aftė dhe me pėrvojė luftarake, Papa dhe mbretėrit e tjerė tė krishterė tė Evropės, me qėllim qė ta prėdorin si mbrojtės, atė e trimėronin dhe e stimulonin tė luftojė kundėr turqve osmanlinj. Ndonėse i premtonin se do t'i shkonin prapa dhe se do t'i ndihmonin, kėtė nuk e bėnė kurrė. Skėnderbeu hyri nė luftė me Osmanlinjtė. Luftoi 40 vjet rresht . Duke u bazuar nė pozitėn strategjike natyrore tė vendit dhe, duke besuar nė premtimet e Papės dhe tė mbretėrve evropianė, ndonėse e shihte se ata dėshirojnė ta pėrdorin si njė mjet, tė futet nė zjarr, bėri qė Shqipėria tė gjendet nė zjarr e flakė plot gjysmė shekulli. Pastaj, me vdekjen e Skėnderbeut, tėrė Shqipėria ra nė duart e pushtetit Osman. Edhe gjatė asaj kohe disa qindra-mija shqiptarė u shpėrngulėn pėr nė Kalabri dhe Siqeli tė Italisė, e njė pjesė prej tyre u shpėrdanė nėpėr Venedik, Gjenevė, Marsej, bile edhe nė Spanjė. Vetėm se ata qė u vendosėn nė Kalabri dhe Siqeli, meqė formuan fshatra tė pastra shqiptare, kanė ruajtur deri mė tash gjuhėn racėn dhe fenė e tyre, numri i tė cilėve arrin pėrafėrsisht 250 mijė (dyqind e pesėdhjetė mijė).
Kėshtu, pasi shqiptarėt hynė nėn administratėn osmane, tė gjithė bejlerėt dhe njerėzit autoritativė menjėherė e pranuan fenė e drejtė islame. Pas pranimit tė Fesė islame nga ana e tyre, gradualisht edhe tė tjerėt filluan ta pranojnė, kėshtu, pėr njė kohė tė shkurtėr 2/3 e popullit shqiptar u bėnė muslimanė, kurse 1/3 qė mbetėn u ndanė, gjysma nė ortodoksė dhe gjysma nė katolikė. Shqiptarėt qė nuk iu bindėn shtetit romak dhe bizantin dhe qė deri diku nuk e dėgjuan Lekėn e Madh, i cili ishte bashkėkombės i tyre, u bėnė tė pėrbashkėt me osmanlinjtė, kaluan nė ngritjen dhe famėn e Shtetit Osman, u bėnė shumė dashamirės dhe nidhmės nė zgjėrimin e pushtimeve osmane dhe islame. Deri nė kohėn e formimit tė ushtrisė sė rregullt e tė organizuar tė gjithė shqiptarėt ishin pjestarė tė ushtrisė sė armatosur tė pėrhershme tė shtetit. Kur urdhėronin kėta, ashtu tė armatosur, ishin tė gatshėm tė shkonin deri nė shkretėtirat e Sudanit. Edhe shteti (Osman), duke i ēmuar lartė shėrbimet dhe miqėsinė e tyre, ua besonte pozitat mė tė larta shtetėrore. Shqiptarėt morėn pozita tė larta nė shtetin Osman; vetėm pashallarė, tė cilėt u bėnė sadriazema (kryeministra) ishin 25, madje, nė mesin e tyre kishte tė tillė qė nė kohėn e Sulltan Selimit tė parė dhe Sulltan Sulejmanit, arritėn tė bėhen sadriazema nga pesė herė. Sinan Pasha, i cili me flamurin osman arriti nė Jemen e Amman dhe nė Aēin e Sumatra, vende kėto tė panjohura deri nė atė kohė, e shpėtoi Shtetin Osman nga shkatėrrimet mė tė mėdha, pastaj, Qypėrli Mehmed Pasha me fėmijėt dhe nipėrit e tij, me ndihmėn e Zotit, patėn sukses tė ngadhėnjejnė nė rrethimin e Vjenės dhe Shtetit Osman t'ia kthejnė pėrsėri renomenė e mėparshme, pastaj, Ferhad Pasha e tė tjerėt, ishin personalitete tė kėtij populli trim dhe tė sinqertė (tė popullit shqiptar - M.P.).

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė