ARABAXHI ALI PASHA
Ėshtė nga vezirėt qė arriti postin e sadriazemit nė kohėn e Sulltan Ahmed Han-it tė Dytė. Ishte nga Ohri. Nė fillim ishte i angazhuar si imam dhe kadi nė disa krahina. Ishte i njohur si Ali Hoxha, mirėpo, mė vonė, duke ndryshuar veshjen (qėndrimet), hyri nė shėrbim tė Koxha Halil Pashės. Duke qenė anėtar nė ministrinė e Ibrahim Pashės nė Edrene, i bashkangjitet Qyprili-zade Mustafa Pashės, i cili ishte muhafiz nė Baba-Dag, ku mė vonė u bė ket-huda. Nė ministrinė e tė sipėrpėrmendurit mbeti njė kohė tė konsiderueshme nė kėtė funksion. Mė 1101/1689 arriti tė bėhet aga i bektashive; mė 1102/1690 u bė kajmekam i oborrit tė sulltanit; mė 1103/1691, me dėshminė (dokumentin) e Qyprili-zade Mustafa Pashės, kaloi nė postin e vezirit tė madh (sadriazem). Pasi qė nė kėtė funksion qėndroi gjashtė muaj, pėr shkak tė veprimeve jo tė mira, u dėbua pėr nė Rodos. Pas njė viti nė siujdhesėn e sipėrpėrmendur, u dėnua me vdekje. Meqė nė kohėn e tij si vezir i madh u bė adet qė njerėzit qė i dėbonin t'i ēojnė me karrocė (turq. araba), kėtij iu dha ofiqi arabaxhi .
|