Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-07-06, 13:01   #38
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

HAMZA BEU
Ishte nga burrat mė tė zgjedhur tė Sulltan Murat Hanit II. Ėshtė vėllai i shqiptarit, Bajazit Pashės, i cili ishte shok besnik nė internim i Ēelebi Sulltan Mehmed Hanit. Edhe ky, biografia e tė cilit po shkruhet kėtu, ka qenė nė shėrbim tė tre pashallarėve, d.m.th. nė shėrbim tė Ēelebi Sulltan Mehmedit, tė Sulltan Muratit II dhe Ebu-l-Fet'h Sulltan Mehmedit II. Nė kohėn e Ēelebi Sulltan Mehmedit ishte komandant i Labiskisė dhe i pengonte venedikasit tė dalin aty. Bėnte edhe shėrbime tė tjera. Nė kohėn e Sulltan Muratit II, ishte bashkė me vėllain e tij, Bajazit Pashėn e lartpėrmendur, i cili veproi kundėr Dyzme Mustafait. Nė humbjen qė e patėn te lumi Sazli, qė tė dy u zunė rob dhe ky i dyti (Bajazit Pasha - M. P.) iu dorėzua pėr hakmarrje Izmiroglli Xhynejdit, i cili gjendej nė vend tė vezirit tė Dyzme Mustafait. Bajazit Pashėn e vranė, kurse Hamza beun e patėn lėshuar. Qė atėherė tėrhoqi simpatinė dhe dashurinė e padishahut, Sulltan Murat Hanit II. Kur u urdhėrua pėr zhdukjen dhe likuidimin e Xhynejdit, i cili pėrsėri organizoi kryengritje nė Izmir, pėr njė kohė shumė tė shkurtėr e kreu kėtė detyrė nė favor tė vet . E vrau Xhynejdin, ndihmėsit dhe tė afėrmit e tij, ndėrkaq, kokat e prera tė tyre i dėrgoi nė Edrene. U caktua tė shėrbejė nė sanxhakun e Galipolit nė kohėn e Sulltan Mehmedit II. U vu nė krye tė detyrės pėr t'i pushtuar ujdhesat me ndihmėn e flotės, mirėpo, meqė flota osmane ende nuk ishte nė rangun e flotės sė Venedikut, kėtė herė nuk pati aq sukses. U kthye nė Edrene dhe iu nėnshtrua padishahut. Padishahu, duke i respektuar shėrbimet qė ia bėri babait tė tij, e fali dhe e dėrgoi nė detyrė tė re, nė sanxhakun e Antalisė. Pastaj, u urdhėrua tė shpėtojė kalanė e kojunėve qė kishte rėnė nė duart e Uzun Hasanit . Nė kėtė betejė doli fitimtar. Pėrsėri tėrhoqi vėmendjen e padishahut, i cili e bėri bejlerbe tė Rumelisė. Pastaj u urdhėrua ta eliminojė Is'hak beun, beg i Karamanit. Kėtė e mundi plotėsisht dhe e detyroi tė ikė. Pas kėsaj, meqė nuk haset emri i tij nė historinė osmane, merret vesh se nuk ka jetuar edhe shumė kohė. Ka njė xhami (camii sherif - xhami e ndershme) shumė tė bukur nė Brusė si dhe medrese e bibiliotekė. Edhe pse ishte trim i jashtėzakonshėm, nė histori pėrmendet se ishte, pėr nga natyra, njė personalitet shumė i qetė dhe i butė .

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė