Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-07-06, 22:56   #3
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PREKJE LIRIKE

JAM AI QĖ JAM (Jackues Prevert,1905)

Vazhdimi.......................................... .................................................. ........

Tragjika e gjėllimit qet krye me fjalėn e tij. Na ėshtė e afėrt. Mbase ka mbirė mbarė ndėr zemra. Ndėr zemrat qė mbajnė dhenė. Nė synė e parė s’besohet. ”Se mjerisht ėshtė shumė e saktė, se babai ėshtė i jati i kėsaj fėmije tė fėmijės”. Herėherė na qaset fort mendjes. Perėndimi, Lindja, mbarė Dheu, mjerimi qė ther, qė vret, qė mbyt. Tė ēon atje ku asnjėherė s’e ke ėndėrruar. Mjerimi mbi dhe. Kėshtu tė del vetja hujit. Mos i tha dikush kėto pak fjalė tė buta. Farė shpirt ferishtje, i padjallėzi e qė kupton mirė. Qetė rėnkon. Qetė e me gjembosje rėnkon:

E varfėria
nė qerret e veta tė thata
qė i heqin tri fėmijė bardhoshe
gėrmadhat kapton
dhe kah deti shkon

Mjerimi s’humbet. Gjithherė del. Mbin. Dhe sė pasmi, po, nxin. E bajnė mjerėsorėt nė shpirt, nė krahė. U shihen ndėr buzė. Ua qet trupin copė. Nuk ka dorė tė pėrkėdhelisė. Tashi kjo ėshtė gjetur. E dinė tė gjithė. Sidomos kush ia ndien peshėn. Varfėria...luksi...dicka e prishur, e qelbur. Ēdo gjė e fituar me krahė tė huaj ėshtė qelbėsi. E mirė pėr disa sy cipėtrashė. Kush nuk sheh asgjė. Jeton! Tė shikoj. Tė mos shikoj. Tė mos vėrehet? Si ta marrėsh. Mllefi i atij qė thyen kėngė e shpirt, tė pushton. T’i pėrshkon damarėt. Tė kujton siē e di ai, siē e pa, siē e ndjeu. E ky ėshtė i butė. Nuk e ka zėrin si tė atyre qė pėrpėliten nėpėr dhe natėn e ditėn. I qeti ėshtė mė i thellė. Tė merr me ngadalė e s’kthehesh prapa dot. Po u zhyte nė tė. Do tė dalėsh mė i thellė. Mė i fortė. Tė zė vetvetiu. Tė kapėthen. Tė ngjesh me veten. Me kė e do dhe e pėrkėdhel. Ja zbut zemrėn. E bėn tė ecė pas Tij. T’ia dėgjojė fjalėn me ėndje. Tė qetin mė vėshtirė e ndalojnė. Sepse i rrėmben edhe tė dorės tjetėr, tė dorės qė e zė pėr gjoksi. Atė qė s’duhet. Djall o punė. Si tė pagėzohet? Gjithkush dhe si tė dojė. Kushdo mundet. Prapėsori kungon tė mbarin. Nuk thuhet ndryshe. Ua dredh: “Gomari, mbreti dhe unė, nesėr do tė vdesim”. E dikush vdes nga uria. Dikush nga mėrzia. E nga ēka jo. Ngjyrat e vdekjes janė tė shumta, aq tė shumta sa dhe vetė njerėzit, sa dhe krejt ajo qė kap drita. Secilit i pėrket nga njė ngjyrė. Nga njė vdekje. Parajsa nuk prehėron askė.Edhe tash ėndėrrohet pėr parajsa. Shpresa e mban ėndėrrtarin. Ėndėrrtarė s’duam. Duam njerėz tė tokės. Parajsė e tokės. Vetėm ajo na ėshtė pėr gjallje. Pa shaka. Ca vdesin gomarė. Ca tė “mėdhenj”. Ca tė urritur. Para saj tė gjithė i marrin shenjat e barazimit. Nė jetė: ato tė dallimit. Pėrgihet ndėrsa e di se pėr ēfarė e vras mendjen. Atė timen. Tė marrėn. Punė qejfi; i marri dhe i ndrituri bashkė. Kurrsesi. I marri ik! Pėrse tė ikė? Secili nė vend tė vet. Palla i ndanė. Ua qet mėkatet nė peshojė. Ndėr ne. Ndėr tė mbarėt. Nė ē’kohė bindja: mendjen tė mos e vrasim me ēkado, me kėdo? Pėr kėdo. Njėmend. Veten e ėmbėlson me kujtime, me pikėllime. Njėpasnjė i sjell tė rrojturit. Me gjirin, me shtjellėn e dashurisė i vijnė shumė tė mira dhe tė goditura. E qėrrojnė dhe e vrazhdėsojnė. Herė e ngrisin nė qiell, e herė e flakin nė humnerė. Qan e qesh. Plandoset e kreshpėrohet. Vėshtirė. Kėshtu e ka. E ndien ashtu, e ndien kėshtu, si t’i vie. E lut, e urren e zhbin.
Vazhdon........................................... ...........
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė