Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-08-06, 16:49   #133
Bom-Boni
 
Avatari i Bom-Boni
 
Anėtarėsuar: 15-08-04
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 67
Bom-Boni i vlerėsuar jo keq
Gabim

Sa e kuptova une tema e kesaj bisede eshte "Mendimi personal mi kete Lufte" e jo ciles ane i takoni.

Asnje popull nuk mundet te quhet i mire ose i keq ose i afte e i paafet. Te mbijetoj nje popull me shekuj nuk mund te karakterizohet me dobesi apo paaftesi. Secili popull i ka kalu sfidat e tij.

Te thuhet per arabet se jane popull i flliqet dhe i padijshem eshte nje e pavertet e madhe. Ata kane pasur te zhvilluar shkencen dhe letersin para "grekeve" (ne thojza se e kam mendjen per greket e vjeter). Shume zbulime aritmetike dhe gjeometrike si dhe ne lemin e fizikes jane bere atje.
Perveq tjerash ne Liban si guvernator ka sherby Pashko Vasa.

Per izrailitet te mos flasim. Se paku 1/3 e shkencetareve jane me prejardhe ebreje (evropjane). Edhe keta jane nje popull qe kane dite te sakrifikohen dhe te mbijetojne.

Kjo vetem sa per informim.

Sa i perkete Luftes kisha mu ndal vetem ne disa momente:

1) Politizimi i femijeve eshte tragjedi. E ardhmja i perket brezit te ri. Si do te mund te arrihet nje paqe e qendrushme nese femijet izrailit ju dergojn femijeve libanez mesazhe me bomba pa marre parasysh permbajtjen e tyre.

2) Vrasja e femijve libanez nuk duhet te behet objekt i zgjidhjes se konfliktit. Fotot e ekspozuara ne faqet me pare te femijeve te vrare duhet te jene nje sinja per udheheqesit e te gjitha paleve qe te ulen ne tavolinen e bisedimeve. Per ato foto nuk kam koment, eshte tragjedi per gjithe boten.

3) Bombardimi i nderteses se punetorve te OKB eshte edhe nje akte i rend i shkeljes se konventave nderkombetare.

4) Shkaterrimi i infrastruktures civile (ura, ujesjelles, rruget e furnizimit me ushqime, etj) nuk eshte e arsyetushme se aty po behet luftimi i terrorizmit.

Ma larte nje postus ne kete forum tha se Izraeli eshte i vetmi vend demokratik ne rajon. Nese eshte keshtu atehere keto pikat qe i permend une me larte nuk kane te bejne asgje me demokraci.

Per fund edhe diēka. Rrenja e fjales Terrorizem e ka burimin ne shqipe dmth terr, dicka e erret. Ne erresir nuk ka as kushte te jetes-pajetesi. Kisha kerku qe tash e tutje qe kjo fjale shqipe te mos keqinterpretohet nga asnje person duke fillu nga lideret boteror deri te ata lokal kudo qofshin.

Une ne keto te beme te keture diteve nuk po shofe drite.
Bom-Boni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė