Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-08-06, 18:45   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Miniera e parave
Sahadete ZOGAJ




PRISHTINĖ 29 GUSHT - Sipas tė dhėnave nga njė studim i kryer nga Agjencia Evropiane, nga projekti “Ndėrtimi i minierės sė re tė linjitit dhe kapacitetit tė gjenerimit dhe bartjes sė energjisė elektrike tė lidhur me tė, si dhe rehabilitimin e gjeneruesve ekzistues”, Kosova pėrfiton rreth 2.7 miliardė euro, 1500 vende tė punės, qarkullim vjetor prej 650 milionė eurove dhe pėrafėrsisht 150 milionė euro tė hyra vjetore nė Buxhetin e konsoliduar tė Kosovės. Kėshtu u tha, gjatė prezantimit tė kėtij projekti nga Ministria e Energjisė dhe e Minierave (MEM), para punėtorėve tė KEK-ut ku prezentė ishin edhe pėrfaqėsues nga USAID, Banka Botėrore, AER dhe KFW.
“Sot ėshtė fillimi i njė epoke tė re pėr Kosovėn, ėshtė fillimi i njė dite tė rėndėsishme, tė njė pasurie qė del nga kombinimi i pėrvojės, historikut dhe zėrit tonė nė ndėrtimin e njė tė ardhme me tė mirė pėr Kosovėn dhe qytetarėt saj”, pohoi ministri i MEM, Ethem Ēeku pėr tė shtuar se MEM-i, nė pajtim me politikat e saj, tė Qeverisė dhe tė Kuvendit nė emėr tė komunitetit drejtues tė projektit, ka publikuar njė shprehje tė interesimit ku pėrmblidhet projekti pėr zhvillimin e sektorit tė energjisė.
Ēeku tha se nė kėtė projekt janė tė pėrfshira tri komponentė, ndėrtimi i termocentralit tė ri “Kosova C” dhe kapacitete tė instaluara 1500- 2100 MW, ndėrsa pėr fazėn e parė 900-1000 MW, qė pritet tė fillojė nė vitin 2008 dhe tė pėrfundojė nė vitin 2012.
“Zhvillimi i minierės sė re tė thėngjillit nė fushėn e Sibovcit do tė pėrdoret pėr furnizimin e termocentralit elektrik nė vend dhe rehabilitimi i njėsive tė vjetra tė “Kosovės A” me kapacitete prej 800 MW”, tha Ēeku.
Ai mė tej tha se shprehja e interesit trason rrugėn pėr kapitalin shumė tė nevojshėm pėr tė zhvilluar sektorin e energjisė dhe minierave tė Kosovės, pėrmes njė procesi ofertues tė hapur dhe transparent, i cili lejon investitorėt, tė cilėt tashmė kanė shprehur interesimin e tyre pėr zhvillimin e minierave tė linjitit dhe gjenerimin e energjisė tė Kosovės, qė tė aplikojnė zyrtarisht.
“Kosova si gjenerues i fuqishėm ka potencial qė tė zhvillojė lidhje tregtare nė mes tė Kosovės dhe Evropės Juglindore. Kontribuon nė sigurimin e rajonit, ofron njė burim tė qėndrueshėm afatgjatė tė tė hyrave pėr tė paguar programe zhvillimore dhe shėrbime shumė tė nevojshme pėr popullatėn e Kosovės”, tha ai, duke shtuar se ky projekt, sipas ekspertėve, mund tė shndėrrojė Kosovėn nė njė rajon tė fuqishėm, tė stabilitetit politik dhe ekonomik, qė do tė ndikojė edhe nė Evropėn Juglindore.
Ndėrsa, Pranvera Dobruna, zv/drejtoreshė nė KEK, tha se duhet ta njohė strategjinė e MEM-it, e cila e sheh zhvillimin e sektorit tė energjisė nė njė periudhe afatgjatė, afatmesme dhe afatshkurtėr.
“KEK-u, nė kuadėr tė saj, ka paraparė nevojėn e investimeve. Prandaj, strategjia e pėrfunduar, e aprovuar nga Parlamenti, ka paraparė nevojėn e investimeve private nė sektorin e energjisė”, tha Dobruna. Sipas saj, KEK-ut i nevojitet energji edhe nga “Kosova C”, nė mėnyrė qė t’i pėrbushė obligimet pėr furnizimin publik tė konsumatorėve, dhe se KEK-ut i nevojiten investimet e reja nė infrastrukturė pėr t’u shndėrruar nė njė kompani tė vetė qėndrueshme.
Kanton Shankar, pėrfaqėsues i Bankės Botėrore, tha se strategjia e pėrgjithshme ėshtė nė pėrputhje me strategjinė e participimit nė sektorin privat tė energjisė qė ėshtė nė rritje.
Ndėrsa, Thierry Bernard Guele, pėrfaqėsues i AER, tha se pėrparėsitė e Kosovės janė asetet, pasuritė e saj tė vlefshme. “Qė nga viti 1999 kemi hasur nė vėshtirėsi, si rrėshqitja e tokės nė minierat e thėngjillit etj. Por, pėrkundėr vėshtirėsive, kemi bėrė fondet qė janė nė dispozicion. KEK-u duhet tė punojė mė shumė nė furnizimin e energjisė si dhe ka nevojė tė zhvillojė informatat mbi konsumatorėt”, tha Guele.
Sipas kėtij projekti, linjiti ka rėndėsi tė veēantė pėr prodhimin e energjisė, pasi qė 97 % tė energjisė nė Kosovė prodhohet nga linjiti.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė