Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-06, 19:48   #329
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidenti Rugova pėrkujtohet nė Tiranė si ikonė e pavarėsisė dhe Shqiptarizmės

Tiranė, 29 shtator- Presidenti dhe lideri historik i shqiptarėve Ibrahim Rugova, ėshtė pėrkujtuar nė njė simpozium nė Tiranė kushtuar figurės sė tij, si politikan, studiues, shkrimtar, pėr figurėn e tij prej intelektuali, pėr vizionet ekonomike e integruese brendashqiptare, nė kuadėr tė muajit tė kulturės Kosovė-Shqipėri, tė organizuar nga dy ministritė pėrkatėse.

Ky ishte njė takim si sprovė pėr tė prezantuar figurėn komplekse tė intelektualit tė madh, Presidentit Rugova, e cila ėshtė vlerėsuar nga folėsit si ikonė e shqiptarėve dhe e pavarėsisė, ku morėn pjesė akademikė, shkrimtarė, politikanė dhe personalitete tė kulturės dhe figura tė tjera.

Kolė Berisha, kryetar i Kuvendit tė Kosovės, tha se 40 vjeēari Rugova, nė fund tė viteve tė '80-ta, sapo kishte pėrfunduar librin, "Strategjia e kuptimit", po vazhdonte tashmė ta ndėrtonte filozofinė kombėtare tė strategjisė sė mbijetesės dhe pavarėsisė.

Berisha, si njėri nga bashkėpunėtorėt shumėvjeēar tė Presidentit Rugova, ka pėrkujtuar edhe momentet e njohjes me Rugovėn dhe mė pas me pėrshkrimin e figurės sė tij nga kjo njohje.

"Ai qėndronte mbi meskinitetet e ditės, ndiqte yllin e vet dhe nuk luhatej si atėherė kur e shanin, si atėherė kur e lavdėronin, si kur e pėrkėdhelnin, si kur e akuzonin. As dehej nga lavdėrimet, as brengosej nga shpifjet e trillimet; as entuziazmohej nga fama - nga himnizimi...", Berisha.

Ai tha se madhėshtia e Presidentit Rugova nuk pėrkulej as pėrballė vlerėsimeve, si Ikonė shqiptare, Ikonė e pavarėsisė. Dr.Rugova, tha mė tej Berisha, nuk tundohej nga asgjė qė mund tė provonte ta shmangte nga qėllimi parėsor.

"Ai kishte synim shtigjet e gjata. Nuk kishte energji tė humbiste kot, Ai e dinte rolin e tij. E njihte vetveten. E dinte pėrcaktimin e tij. Ai ecte drejt cakut. Nuk ndalej. Ecte ngadalė, por sigurt. Ai merrej me ēėshtjet madhore.

Pos Kosovės, tė gjitha tė tjerat ishin ēėshtje tė vogla pėr tė. Vetėm Kosova pėr tė ishte e madhe", tha Berisha. Duke pėrkujtuar saktėsinė e politikės sė Rugovės ai tha: "Tė gjithė jemi dėshmitarė me sa saktėsi kishte parashikuar ngjarjet dhe zhvillimet nė Kosovė. Ibrahim Rugova ishte aq modern, sa edhe tradicional".

Berisha pėrkujtoi edhe figurėn prej intelektuali tė I.Rugovėse, qė dėshmohej me diskutimet pėr historinė, pėr gjeografinė, pėr etnologjinė, pėr etnografinė, pėr folklorin, pėr pedagogjinė, pėr metodikėn, pėr astronominė, pėr tradicionalen dhe pėr modernen.

Berisha kujtoi se sa i veēantė ishte Rugova nė komunikim, nė takimet me miqtė, me politikanė e me diplomatė tė ndryshėm. "Nė biseda me ta, ai pėrpiqej tė gjente pika tė pėrbashkėta, pika ofruese, sepse i duheshin miqtė, kryesisht nga Perėndimi: 'Unė jetoj nė Evropė dhe, nė kėtė kontekst, tė mirat apo tė kėqijat mund t'i kem nga Evropa', iu pėrgjigj, nė njė darkė pune pėr personalitetet mė tė larta tė Malajzisė", tha Berisha.

Ndėrsa, ministri i Kulturės, Astrit Haraēia, Presidentin Rugova e pėrshkroi si njeri qė fliste pak dhe shkurt, ndėrsa fjalinė "Pavarėsi pėr Kosovėn", e kishte shndėrruar nė sentencė, si njė fjali qė ngėrthen tėrė pėrpjekjen shekullore tė shqiptarėve pėr liri, tha Astrit Haraēia.

Nė njė kohė, tha ai, pjesa mė e madhe e eminencės shqiptare kalkulonte opsione tė llojllojta pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės. Pas gati dy dekadave, sot tė gjithė e pėrfaqėsojnė opsionin e Rugovės tė pėrmbledhur nė fjalin e tij tė thjeshtė "Pavarėsi pėr Kosovėn".

"Me skarifica tė mbinatyrshme i ndejti pranė dhe realizoi programin e Presidentit Rugova, duke luftuar dhe rezistuar kundėr robėrisė, duke e pėrkrahur me shpirt dhe sakrifica tė jashtzėzakonshme punėn dhe veprėn politike tė Presidentit Rugova", tha Haraēia.

Nė kėtė simpozium kanė diskutuar edhe akad.Rexhep Ismajli, prof.Sabri Hamiti, Dr.Ali Aliu, Resul Shabani, Bujar Leskaj, ministri i Kulturės sė Shqipėrisė, Masimo Januēi, ambasador italian nė Tiranė, Luan Malltezi, Florian Mima, Ndriēim Kulla, Marengelen Vergli e Fahri Balliu.

QIK-u
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė