Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-10-06, 22:59   #143
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Thumbs up

U THEMELUA FORUMI MUSLIMAN I KOSOVĖS

Me datė 06.10.2006(ditė e premte) nė Prishtinė u mbajt kuvendi themelues i Forumit Musliman tė Kosovės (FMK), datė e cila do tė mbetet e shėnuar nė historinė mė tė re tė Kosovės si njė ngjarje historike e njė rėndėsie
tė veēantė pėr Kosovėn. Nė praninė e anėtarėve si dhe mysafirėve tė shumtė hapjen e kuvendit e bėrė Halil Ibrahimi i cili i pėrshėndeti tė gjithė tė pranishmit dhe iu shprehu falėnderim pėr kohėn e ndarė e tė ēmuar pėr pjesėmarrje nė kėtė ngjarje me rėndėsi historike. Pas saj propozoi kryesinė e punės nė pėrbėrje Halil Ibrahimi, Fuad Ramiqi dhe Qeram Telqiu dhe mė pastaj propozoi rendin e ditės i cili u pranua nga anėtarėt e pranishėm tė Forumit Musliman tė Kosovės.
Nė fjalėn e tij Halil Ibrahimi pėrveē tjerash ceku "se tė vetėdijshėm pėr realitetin tonė kosovar, pėr zhvillimet e fundit nė bashkėsinė tonė nė tė gjitha fushat e jetės, duke e parė gjendjen dhe pozitėn e myslimanėve nė tėrėsi si dhe tendencat e faktorėve tė ndryshėm qė tė ndėrhyjnė nė kėto zhvillime e
sidomos nė aspektin kulturor e fetar, pa i nėnvlerėsuar fushat tjera, tė vendosur qė tė marrim njė pėrgjegjėsi e cila na takon, por edhe si obligimi ynė si mysliman , pas shumė kėshillimeve me njė spektėr tė gjerė tė mendimeve tė individėve tė profileve tė ndryshme, grupi i pėrbėrė nga Fuad Ramiqi, Halil Ibrahimi, Faik Miftari, Adem Rama dhe Qeram Telqiu formuan kėshillin nismėtar pėr themelimin
e Forumit Musliman tė Kosovės si organizatė joqeveritare. Tė ballafaquar me mendime dhe propozime tė ndryshme, si dhe duke elaboruar iniciativėn tonė, pas njė kohe tė kaluar dhe pėrgaditjeve tė bėra, kėshilli nismėtar mori vendimin
qė sot mė kėtė ditė 6 tetor 2006, nė muajin e bekuar tė Ramazanit,tė thėrret kuvendin themelues tė Forumit Musliman tė Kosovės. Para vetit i keni tė paraqitura qėllimet dhe aktivitetet programore tė FMK,por mė lejoni qė para jush tė shpalosi qėllimet tona programore". Forumi Musliman i Kosovės synon tė jetė njė organizatė joqeveritare me qėllim tė afirmimit dhe avancimit tė vlerave
tė kulturės dhe traditės islame nė Kosovė. Organizata do tė veprojė kryesisht nė aktivitetet e poshtėshėnuara:

do tė promovojė si nė mjedisin kosovar ashtu edhe atė ndėrkombėtar kulturėn Islame dhe vlerat e saj si fe e paqes, tolerancės, mirėkuptimit, mirėbesimit dhe humanizmit tė ndėrsjellė civilizues njerėzor. do tė mbrojė imazhin e qytetėrimit Islam nė Kosovė dhe nė botė, tė drejtat e besimit dhe demonstrimit tė lirė
tė bindjeve fetare, sipas Kushtetutės sė Kosovės dhe Kartės Ndėrkombėtare tė Mbrojtjes sė tė Drejtave tė Njeriut.
do tė luftojė tė gjitha format e islamofobisė dhe diskriminimit pėr shkak tė besimit tė lirė islam dhe praktikimit tė tij qė mund tė shfaqen nė shoqėrinė tonė dhe mė tė gjerė.
do tė avancojė nėpėrmjet komunikimit me opinionin e gjerė kosovar dhe ndėrkombėtar imazhin historik, kulturor dhe fetar tė myslimanėve tė Kosovės.
do tė afrojė rreth veti me vetėdėshirė tė lirė qytetarėt e Kosovės tė proveniencės Islame, pa dallim etnie apo gjinie.
do tė posedojė organet e veta mediale elektronike dhe tė shkruara.
do tė shėrbejė si qendėr koordinimi pėr studime tė ndryshme qė kanė pėr qėllim hulumtimet shkencore lidhur me kulturėn Islame nė Kosovė dhe mė gjerė.
do tė kumtojė kumtesa mediale publike nė media elektronike dhe tė shkruara pėr tė pasqyruar nė mėnyrė tė drejtė kulturėn Islame dhe pėr t'iu kundėrvėnė ēfarėdo tendence antiislame nė Kosovė.
do tė merr pjesė nė simpoziumet e ndryshme kombėtare dhe ndėrkombėtare qė organizohen lidhur me kulturėn islame.
do tė organizojė tribuna publike dhe simpoziume shkencore
do tė afirmoje dhe avancojė tė drejtat dhe liritė njerėzore duke konsideruar si tė drejtė themelore edhe stilin e veshjes, ushqimit, pijes, muzikės, folklorit etj.
Nė emėr tė Forumit Musliman tė Shqipėrisė kuvendin e FMK e pėrshėndeti z.Fisnik Kruja i cili pėrveē tjerash ceku se" kjo ėshtė njė ditė e madhe historike qė ka
pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e vėllezėrve tė juaj nga Shqipėria. Feja jonė Islame ėshtė njė fe e lavdishme hyjnore e zbritur nga Allahu u madhėruar. Unė jam i sigurte se me kėtė pjesėmarrje ne si mysliman i pėrshtatemi kohės dhe jemi sfidė e re tė lėvizjeve tė ndryshme shoqėrore qė do tė sjell avancime tė reja. Ne do tė arrijmė qė tė krijojmė njė pozicion mė tė mirė dhe mė tė avancuar nė shoqėri. Forumi Musliman i Shqipėrisė me reagimet e tija tė guximshme arriti tė frenojė shumė nga sulmet agresive mediale kunder islamit. Ne duhet tė kemi guxim dhe vullnet tė mbrojmė interesat e fesė Islame".
Mexhid Yvejsi e pėrshėndeti kuvendin duke thėnė:"
kėtu nė kuvend erdha nga Gjakova e cila gjendet nė skaj tė Kosovės, por nė mes tė Shqipėrisė, jo kjo qė ėshtė sot por ajo qė duhet tė bėhet nesėr....

Volteri nė kohėn e pleqėrisė ka thėnė"mė tregoni njė njeri qė nuk beson nė Zotin do ta pyes pėr se? E pėrshėndes themelimin e Forumit Musliman tė Kosovės tė cilin e paramendojė do tė ketė pėrballje jo vetėm ma ata
qe nuk besojnė por ndoshta ma tepėr ma ata qė besojnė..Sidoqoftė dalshim faqebardhė.."
Nė letrėn pėrshėndetėse tė Olsi Jazexhiut dėrguar kuvendit themelues tė FMK-sė pėrveē te tjerash shkruhej:
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė