Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-06, 21:44   #2
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Dom Nikoll Kimza fillon tė shkruajė herėt. Disa shkrime publicistike i nėnshkruan me pseudonimin “Munella”, tė paktėn qė nga viti 1919. Dhe pse herė pas here pėrcjell kronika kryesisht pėr jetėn famullitare tė Mirditės ai nuk shquhet si publicit.

Pasioni i tij do tė ishte historia, ku fillon tė publikojė nė fillim tė viteve '20-tė e veēanėrisht nė vitet '30-tė kur ka arritur dhe pjekurinė e plotė tė historianit. Tribuna kryesore e publikimeve tė tij nė lėmin e historisė ėshtė revista e mirėnjohur “Hylli i Dritės”.

Objekt parėsor i studimeve tė Kimzės ka qenė treva e Mirditės (origjina dhe lashtėsia, kanuni dhe struktura vetėqeverisėse, gjuha, kultura, Gjomarkajt dhe prejardhja e tyre, figurat e luftėtarėve popullorė Dedė Gjo Luli, Kol Toma e tė tjerė, vjetėrsia e objekteve tė kultit me vlerė unikale), po edhe prejardhja e Kastriotėve, hershmėria e Tiranės etj.

Disa nga shkrimet historike tė Kimzės mė tė pėrmendura janė: Ē'na thotė gojėdhėna mbi vjetėrsinė e Mirditės (1933), Hetime mbi vjetėrsinė e rrjedhėn e derės Gjomarkaj e Mirditės (1937), Tirana (1937), Cika e pyetje historike (1939), Nji kumbonė e vjetėr nė ma t'vjetrėn famulli (1939) si dhe korrespondenca tė natyrės publicistike.

Njė nga temat shkencore kryesore tė Kimzės ėshtė se krahina e Mirditės dhe disa tė tjera i kanė pėrfituar “privilegjet” e njohura (tė drejtėn pėr tė mbajtur armė, mospagimin e taksave, ruajtjen e fesė katolike) qysh nė kohėt e para tė pushtimit turk.

Kėto krahina kanė marrė pjesė nė luftrat ngadhnjimtare tė kohės sė Skėnderbeut. Duke marrė shkas nga shkrimi i Sali Vuēiternit, nė tė cilin preken dhe probleme tė historisė sė Mirditės.

Kimza jo vetėm polemizon, po edhe thellohet nė argumentet historikė. Parapėlqen tė niset nga gojėdhanat e njohura pėr ngjizjen e fiseve tė Shqipėrisė sė Epėr (Malėsia e Gjakovės, Dukagjinit, Mirdita, Puka, Malėsia e Lezhės etj), por pa mbetur nė caqet e tyre.

Sa pėr periudhėn e mesjetės, “pėshtjellimin e madh fiseve shqiptare ua pru pushtimi otoman nė shekujt XV dhe XIV”, gjė qė bėri qė “shumica u pėshtjelluen e u harruen tue i'u ndėrhy tė tjera, e veē mbet Gjuha Shqipe, edhe kjo e taralangėzueme” nga turqizmat etj. Nji pakicė e popullit mbeti ndėr male, e kjo ma fort ruejti zakone, fise e gojdhana gati si i pat pėrpara, e kėtė e shohim qartė pėr shembull n'gjuhėn shqipe, qė e pastėr e krejt moēme, e pa fjalė tė hueja, gjindet ndėr disa qendra t'popullit tė Malsisė, ē'ka nuk mund tė thuhet pėr qendra tė tjera tė vendit.

Pėr tė ilustruar mė tej idetė e tij historiani i referohet posaēėrisht Mirditės: “Nji n'ma t'mdhanat qendra katolike ka kenė dhe asht populli i Mirditės, prandej ēka pru ky popull pėr gjuhė, zakone, fise e gojdhana, gjindet thjesht kombėtare e pėrkon me t'vjetrat shqiptare, e kndei n'ēdo pikpamje asht ma e besueshme”.

Pėrfundimet nė tė cilat arrin Kimza ishin fryt i njohjes sė thellė sė historisė sė Shqipėrisė dhe asaj tė Mirditės nė veēanti, i trajtimit tė problemeve pa anėsi. Nė se tek Zef Mark Arapi apo autorė tė tjerė shkrimesh historike pėr trevėn e Mirditės bie nė sy stili pėrshkrues e analitik, Kimza preferon sintezėn dhe jo shqyrtimin e ēėshtjeve konkrete.

Duket se historia si dije ishte akumuluar brenda tij nė tė gjithė raven e vet nėpėr shekuj duke i dhėnė mundėsi historianit tė gjykojė pa vėshtirėsi. Nuk ėshtė e rastit qė ai ėshtė ndoshta historiani mė i preferuar nė kohėn e vet. Kjo edhe mė vonė kur ka qėnė fjala pėr probleme dhe aspekte tė historisė sė Mirditės. Ndonėse jo tė shumta, shkrimet e tij paraqesin interes pėr traditėn e krishtenė tė Mirditės, me lėndė historike tė qėmtuara nga ai vetė, ku operohet mirė me gojėdhėnat.

Asnjėherė Kimza nuk shkruan pa patur pėr tė thėnė diēka. Ai ishte i pajisur me kulturė historike e stil konēiz. Ishte ithtar i sė vėrtetės.

Nė vitet '50-tė, nė moshėn 80-vjeēare prifti dijetar nuk e kishte lėnė mėnjanė lapsin. Pėrkundrazi tani shkruante e vetėm shkruante. Ka shkruar “Kujtimet e burgut” qė ka qėnė lexuar nga bashkėkohėsit nė mėrgim. Kurse nė Italisht shkroi veprėn historike “Apunti storici Albanesi-Mirdita e il suo principe” dhe “Albania e l'Occidente”, tė dyja nė dorėshkrim. Keto i kishte pėrfunduar deri nė vitin 1956, por ende nuk i dimė titujt e dorėshkrimeve tė mėvonėshme.

Njė autor qė shkruan me pseudonimin “LACI” nė artikullin “Dom Nikoll Kimza”, TRUTH (of the Indipendent National Block might), njė organ i diasporės nė mesin e viteve '50-tė, mė 20 korrik 1956 shkruan: “Dom Nikolli i asht shpėrvjelė punės nė kėt pleqni tė shqetėsueme dhe tue pėrdor shkndillin poetik po shkruan vjersha atdhetare, didaktike e fetare, origjinale ose tė pėrkthyeme prej latinishtes, gjithashtu pikpamjet e veta pėr unjisimin nė prozė.

Veprimtaria e tashme historike e letrave tė Dom Nikollit nuk mund tė ndahet prej prodhimtarisė sė tij tė hershme nė kėto lamije: mė 1915 bashkė me Xanonin boton nė ndėrmarrjen “Vepra Pijore” tregimin “ Dy pasqyra”, mė 1917 nxjerr nė dritė tregimin e pikėllueshėm “E vorfna e i verbti” qi qenė pėrdorė ndė shkolla.

Mandej nė “Kumbona e sė diellės”, nė “Lajmėtari i Zemrės sė Krishtit”, nė “Hylli i Dritės”, dhe nė “Leka” trajtonte vijimisht subjekte fetare, historike, kanuje e folkloristike.

Bashkėpunoi dhe nė pėrpilimin e fjalorit italisht-shqip tė “Padėr fq. Cordignano-s”.

LACI thotė se Kimza “personifikon jetėn e Shqipnisė” dhe se ėshtė me “trashėgimi tė sigurt”. Por trashėgimia e tij historiko-letrare ende nuk ėshtė mbledhur e botuar, aq mė tepėr qė nuk i dihet fati i dorėshkrimeve tė mėrgimit, qė pėrbėjnė dhe volumin mė tė madh shkrimor. Dom Nikoll Kimza nė vjershėn e gjatė testament “Lot Mėrgimi” shpreh besimin se Shqipėria do ta ndryshojė rrjedhėn e historisė ku ishte pėrfshirė dhe prapė do tė ishte ajo qė kishte qenė “Nanė herojnsh prej kohėve tė motit”.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė