Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-11-06, 22:47   #4
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim

Landet federale gjermane duan t'u njohin tė drejtėn e qėndrimit tė huajve, tė cilėt kanė njė vend pune nė Gjermani
Kjo u vendos nė mbledhjen e ministrave tė brendshėm tė landeve, e cila pėrfundoi punimet e saj tė premten nė Nyrenberg. Kjo rregullore do tė hyjė menjėherė nė fuqi, njoftoi drejtuesi i konferencės, ministri i brendshėm bavarez Gynter Bekshtajn, i cili i tregua i kėnaqur me rezultatin e arritur.
"Tani pėrpara kemi njė dokument, nė tė cilin unė shoh shanse tė mira dhe ku vėrehet njė pėrkrahje unanime. Pėrkrahja unanime ėshtė e nevojshme pėrndryshe konferenca e ministrave nuk mund tė vendosė asgjė. Ne nuk nuk mund tė marrim vendime me shumicė absolute por me unanimitet", tha Beckstein.
Sipas tė dhėnave tė ministrit tė brendshėm tė Saksonisė sė poshtme, Uve Shyneman nga ky vendim pėrfitojnė rreth 20 mijė prej rreth 200 mijė tė huajėve me Duldung. Shkalla e parė parasheh qė kush fiton vet bukėn e gojės, gjashtė apo tetė vite jeton nė Gjermani dhe ėshtė integruar mirė mund tė fitoj tė drejtėn e qėndrimit. Uve Shyneman ėshtė i gėzuar mė nė fund qė landet arritėn tė vendosin pėr kėtė rregull:
"Fillimisht ne presim njė zgjidhje nga vetė landet dhe kjo do tė thotė qė do tė lejohėn tė qėndrojnė nė Gjermani tė gjithė deri mė 30 shtator tė vitit 2007 dhe nėse deri atėherė ata do tė gjejnė punė dhe do tė dėshmojnė se kanė njė kontratė pune atėherė mund tė fitojnė edhe tė drejtėn e qėndrimit. Kjo ėshtė me rėndėsi sė pari puna pastaj e drejta e qėndrimit", tha Shyneman.
Shkalla e dytė e modelit tė landeve parasheh qė refugjatėt tė cilėt nuk kanė punė, por janė integruar mirė nė shoqėri do tė lejohen deri nė fund tė vitit tė ardhshėm pa patur frikė se do tė dėbohen. Ata do tė kenė kohė deri atėherė tė gjejnė njė vend pune. Volker Bouiver nga Hesseni, i cili negocoi si ndėrmjetėsues i landeve tė Unionit nė natėn duke u gdhirė dita e premte, e quajti vendimin si njė akt faljeje dhe bujarie:
"Ne duam qė atyre qė nė fakt ėshtė dashur qė moti tė largohen nga ky vend por pėr shkaqe tė ndryshme ende ndodhen kėtu dhe nuk kanė asnjė borxh, tu ofrojmė njė qėndrim tė sigurtė nė Gjermani", tha Bouiver.
Pėr refugjatėt tė cilėt nuk kanė arritur tė integrohen mirė nė shoqėrinė gjermane nuk ndryshon asgjė. Ata duhet qė deri mė 30 shtator tė vitit 2007 tė fitojnė vetė bukėn e gojės, pėrndryshe do tė detyrohen qė ēdo tre muaj tė bėjnė kėrkesėn pėr vazhdimin e Duldungut.
Ministri i brendshėm bavarez Bekshtajn tha se landet me kėtė vendim, pavarėsisht nga njė rregullim federal duan tė shfrytėzojnė kompetencat e tyre. Ministri i brendshėm federal, Volfgang Shojble foli pėr njė rezultat tė mirė tė arritur nė takimin e ministrave tė brendshėm.
Megjithatė konflikti themelor me koalicionin e madh pėr tė drejtėn e qėndrimit pėr tė huajt pa njė vend pune nė Gjermani qėndron ende. Sipas pikėpamjeve tė Bekshtajnit pėr statusin e tė huajėve pa njė vend pune duhet tė gjindet njė zgjidhje nė rrafshin federal. Nė kėtė kuadėr duhet tė sqarohen ēėshtjet e diskutueshme mes landeve federale dhe federatės.




DW
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė