Shiko Postimin Tek
Vjetër 07-02-07, 00:37   #4
arton bala
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazëvëndësueshëmarton bala i pazëvëndësueshëmarton bala i pazëvëndësueshëmarton bala i pazëvëndësueshëmarton bala i pazëvëndësueshëmarton bala i pazëvëndësueshëmarton bala i pazëvëndësueshëmarton bala i pazëvëndësueshëmarton bala i pazëvëndësueshëm
Gabim

Pershendetje.

Une mendoj se “pakoja” na jep mjaft arsye per nje protest.

MIRĘPO para se te flitet per arsyet, te cilat neve qytetaret e thjeshtę na bęjne te dalim ne rrugę, duhet rikujtuar disa gjera elementare. Pra ne e dijmę se ne te kaluaren e re te Kosovęs kemi patur edhe aso tubime, ku janę sulmuar njeręz qe kanę qendruar nen mbrojtjen e ligjit kosovar dhe demtuar objete te ndryshme ne pronen kosovare (“pogromi i marsit”). Shpresoj se te gjithę kemi mesuar sa energji u ka kushtuar vendimmarręsve tanę kjo sjellje e sa ne pyetje e kemi vęnę besueshmęrinę tone para botes. Pra vijne ne shprehje vetem protesta te qyteteruara e ne perputhshmeri te plote me ligjin dhe rendin kosovar. Kjo eshte e patjetersueshme dh eper tu marrę shumę seriozisht nga secili. Ligji qe momentalisht eshte ne Kosovę, eshte ligj yni, sepse kete ose e ka lęshu ose te pakten e ka pranu parlamenti kosovar si organi i vetem qe vendos per vlefshmeri apo mosvlefshmeri te nje rregulli. Thyerja e tij eshte krim ndaj shoqerisę tonę, jo asaj serbe, pa marrę parasysh kush eshte viktima e krimit ne rastin konkret. Duhet te gjejme forcen dhe te disciplinojmę energjinę tone politike dhe ta kanalizojmę ate ne rruge demokratike. Kete ja kemi borxh gjeneratave te ardhshme.

Pra vjen fjala, nese propozimi i Ahtisarit parasheh qe brenda 3 muajeve te miratohet nje kushtetutę nga parlamenti ynę, e nese parlamenti yne eshte vendosęs ne “sektorin ligjdhenie” (legjislativi), ateherę pse ka nevoję per protesta te qytetaręve? Mos mund te kuptohen protestat e qytetaręve si tentim per te “nenshtruar” parlamentin dhe kompetencen e tij? Mos eshte thyerje e parimit demokratik se “parlamentaręt jane te pavarur nga cdokush” apo “i nenshtrohen vetem dijęs dhe ndergjegjes se tyre”?

Ne kundershtim me ju une them jo. Per keto arsye:

Nese p.sh. ne kushtetuten kosovare shkruhet se bashkimi me Shqiperine ndalohet, atehere do te jemi terę jeten te lidhur ne kete vendim. Sepse kushtetuta eshte forma me e larte e ligjit. Ajo eshte zanafille e sistemit te vlerave dhe rregullave te cilat nje shoqerie i duhen per nje bashkjetim te qetę dhe te prosperueshem. Ligjet e “rendomta”, te cilat leshohen si konkretizim i normave kushtetutore, ato mund te nderrohen, kurse kushtetuta nuk nderrohet. Ne Shqiperi normal se kemi “mesuar” se nderrohet ajo, por nese kushtetuta jone “mbikqyret” nga te huajt, ajo nuk do te jete me vone e ndryshueshme. Pra futet pasusi: “populli kosovar i pranon kufinjtę momental si te perhershem dhe secili e ka te drejten kushtetutore te mbroj me arme cdo levizje te ketyre kufijęve”. Pastaj futet pasusi tjeter: “kjo kushtetutę mund te nderrohet vetem si korigjim gramatikor, mirepo brendia e normave perberese te saj eshte e paanashkalueshme”.

Nese ky skenario ndodhę, ne per mendimin tim behemi nje shoqeri artificiale. Behemi i vetmi popull me flamuj apo himna te dirigjuar. Nuk dua te fyej askend qe mendon se “flamuri i Rugoves” eshte yni, por ju lutem, flamuri e kryen funksionin e tij vetem nese ai shfaq nje rrjedhshmeri me te kaluaren, e ne nuk kemi lindur sot. E njejta vlen per himnin. Perndryshe ky lloj “populli i shtetit” per definicione te mia behet vic. Jam shume i interesuar te shoh si veprojnę politikanęt tane e si populli, shpresoj e kan ruajtur miqęsinę me te huajt per te ngulur kembę ne kete moment.

Pra duhet te dijme se nese keto rregulloret e Ahtisarit “kushtetutizohen”, keto ne nje farę meyre do te perjetęsohen. E se sa eshte ne perputhje me vullnetin e popullit te Kosoves p.sh. te “prodhohet” nje himn apo nje flamur i ri, per kętę kemi te drejtę dhe duhet te demonstrojmę. Sepse parlamentaret aktual nuk kane mandat qe te leshojnę ligje te pandryshueshme per ne. Ata e kanę mandatin e ligjdhenesit (brenda nje legjislature te kufizuar ne kohę), por jo te kushtetutędhenesit, ndaj vendimeve te cilit shoqeria jone mbetet per gjithmonę e obliguar. Dhe ata ne kete moment kanę nevoję per shprehjen e vullnetit te popullit te cilin ata e reprezentojnę. Demonstratat (e ligjshme!) janę e vetmja menyrę t´i perkrahim ata sokolat tanę ne rrugen ndaj nje kushtetute e cila vertetę e pasqyron vullnetin e shumices ne Kosoven aktuale. Se sa eshte me rendesi kushtetuta (ne kuptimin e termit kushtetute si ne perendim, jo si p.sh. ne Shqiperi), mund ta kemi verejtur ne referendumin ne France, ku u refuzua ratifikimi i kushtetutes se prbashket europiane. Pra Franca nuk ka fije problemi te jete anetare oficiale e BE-sę, por nuk don te “perjetęsohet” me ane te nje kushtetute ne sistemin e vlerave te perbashketa europiane. Kjo eshte gje shume legjitime dhe sa me qartę qe shprehet aq me pjekuri demokratike shfaqet.

Kaq nga une, me nderime
arton bala Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë