Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-02-07, 03:14   #71
Skofiar
Kemi lindur pėr qef!
 
Avatari i Skofiar
 
Anėtarėsuar: 10-08-05
Vendndodhja: Nė mbretėrinė e poezisė
Postime: 87
Skofiar i dashurSkofiar i dashurSkofiar i dashur
Gabim

RELIKTE E NJĖ SHĖN VALENTINI

Te fontana e vjetėr jam kthyer njė natė
Nėn shkėlqimin e hėnės te banka publike
Mes pishave tė dendura roje shtatlartė
I kėndova legjenda dashurisė mitike.

U shtriva mbi bankė si eremit
Nė heshtje kėndova historinė e njė ėndrre
Me fjalė tė ėmbla qė zbusin ēdo shpirt
Dashurisė sublime i thura ditirambe.

Histori tjera pashė mbi dėrrasė tė saj
Dashnorėt me kujdes i kishin skalitur
Disa shprehnin gėzime-tė tjera vaj
Disa tė lumtur, tė tjerė mėrzitur.

Hullitė e dėrrasave dėshmonin ngjarje
Tregonin sa shpesh aty t’kam pritur
Pėr puthjet tona pėr vajtje-ardhje
Shpesh tė fshira, mė shpesh pėrtėritur.
__________________
“Nė m’i pėlqefte Bota kėto poezi, Unė kam veē mundimin –lavdinė ti” Shakespeare.
Skofiar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė