Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-02-07, 23:35   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kosove, partia e Nexhat Dacit, nga LDK tani do te quhet LDD

--------------------------------------------------------------------------------

Partia Lidhja Demokratike (LD), e krijuar mė 12 janarin e kaluar nga Nexhat Daci, ish-kryetar i Kuvendit dhe njė prej ish-drejtuesve tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), nga dita e sotme do tė quhet Lidhja Demokratike e Dardanisė (LDD).

Ky ndryshim u bė sot nė konventėn zgjedhore tė kėtij subjekti politik, kryetar i tė cilit u zgjodh Nexhat Daci.

Nė fjalėn qė mbajti gjatė konventės, Daci mbėshteti paketėn e propozuar nga Kryenegociatori Martti Ahtisaari pėr statusin e Kosovės dhe kėrkoi nga qytetarėt qė tė ruajnė paqen.

“Ne gjithmonė e kemi pėrkrahur punėn e presidentit Ahtisaari, tė Grupit tė Kontaktit dhe bashkėsisė ndėrkombėtare.

Paqja i duhet mė tepėr se asnjė populli tjetėr, popullit shqiptar nė mėrgatė, nė rajon e mbi tė gjitha qytetarėve tė Kosovės”, tha Daci.

Konventa e LDD-sė, e cila po i zhvillon punimet nė sallėn e madhe tė Hotelit Grand nė Prishtinė, pritet qė tė zgjedhė edhe kryesinė dhe kėshillin kombėtar, i cili parashikohet tė ketė 101 anėtarė.

Themeluesi i kėsaj partie, Daci, nė kuvendin zgjedhor tė LDK-sė, mė 9 dhjetor 2006, humbi me njė rezultat tė ngushtė votash (160:189), nė garėn me presidentin aktual tė vendit, Fatmir Sejdiu, pėr postin e kryetarit tė partisė.

Daci me pėrkrahėsit e tij e pranuan humbjen, por shprehėn pakėnaqėsi ndaj pėrfaqėsimit nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė partisė, qė u zgjodh nė kėtė kuvend.

Emri fillestar i subjektit mė tė ri politik nė Kosovė - "LD", u kundėrshtua nga pėrfaqėsuesit e LDK-sė, pėr shkak tė ngjashmėrisė me emrin e partisė sė tyre.

Edhe sipas rregullores sė Misionit tė Kombeve tė Bashkuara mbi regjistrimin dhe veprimin e partive politike, dy parti me tė njėjtin emėr apo edhe me ngjashmėri mes emrave nuk mund tė ushtrojnė veprimtarinė e tyre.

FSH
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė