Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-02-07, 15:43   #11
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Liria e kritikes ndaj politikaneve tane eshte nje nder me te arriturat e shoqerise kosovare ne dekaden e fundit, kjo sidomos kur e dijme se populli yne me shekuj eshte “domestikuar” nga sisteme te cilat mendimin individual e kan luftuar deri ne mosekzistence. Pra secili mundet te ndikoj me provojat dhe njohuritź e tij ne zgjidhjen e problemeve aktuale dhe ne ndertimin e mendimit shoqeror ne lidhje me nje ndodhi apo me ndonje personalitet aktual. Vetem se kritika per mendimin tim e kryen funksionin e saj vetem atehere kur edhe arsyetohet. Ajo nuk eshte vetqellim; pra nuk ben te kritikohet vetem pershkak te shkakut se duhet te kete kritike. Keshtu une e kam mendimin me ata persona te cilet pa e cekur asnje arsyetim jane ne gjendje te flitet per Rugoven si “pas vdekjes se tij e ka kuptu Kole Berisha se duhet mu nda prej shkive...”, apo Thaqin si “marreveshjet e Thaqit me shkije” apo per te u kthyer prap ne temź Kole Berishen si “Kola te shkon ne Beograd..”.

Keto mendime shprehin ne syte e mi me se shumti mungesen e pergjegjesisź te individit nga i cili keto dalin. Une personalisht jam “imun” ndaj tyre, pra nuk e le veten te keqinformohem nga njerez te cilet japin aktvendim pa e cekur asjne arsye. Por duhet te dini se ka njerez ne te cilet keto gjykime mbjellin keqkuptime dhe perqarje. Per ate shpesh here ndodhe qe politikanet te kene mendime shume me te mira per njeri tjetrin sesa “fanatiket” e tyre (p.sh. perderisa Rugova edhe Thaqi kishin maredhenie respekti me njeri tjetrin, “kembesoria” e ketyre te dyve i thejshin hundet neper tubime politike neper diasporź).

Per ate kisha deshiruar bile nje shembull apo arsyetim nese njeri nga ju ka nje gjykim mbi Rugoven, Thaqin e tj. Edhe ju garantoj se nese kemi discipline ne bisede, do te verejme se plotź nga ato “informacionet” qe secili prej nesh i kemi futur ne koke jane te pafiltruara e te gabueshme.

E per tu kthyer ne temź e kisha pse nje pyetje per ju: sa mendoni ju eshte Kole Berisha i detyruar te mendoj per nje flamur tjeter (ndaj atij “te Rugoves”)? Ma merr mendja se secili prej jush do kishit vepruar si ai, po te ishit ne posedim te unformationeve te cilat ai i ka. P.sh. une kam lexuar se diktati i Ahtisarit e detyron Kosoven t“i jep vetit nje flamur me simbole te cilat perfshijne edhe pakicat ne Kosovź. Pasi qe ky i Rugoves nuk i perfshinte pakicat, mund te ndodhe qe nuk “pranohet” nga nderkomebetaret. E nje konfrontimi me nderkombetaret ne gjendjen aktuale do e kishte parandaluar cdo politikan kosovar, perfshire edhe Rugoven. Nuk e di sa “hajgaregji” po mbetet Kole Berisha ne kete rast.

Pos nese ti Dilaver ke ndonje motiv tjeter - per mua te panjohur - qe te quash Kole Berishen “hajgaregji”(?)


Me nderime per te gjithe ju

Artoni
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė