Tema: Enver Hoxha
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-02-07, 22:03   #39
Symbyllur
 
Avatari i Symbyllur
 
Anėtarėsuar: 27-02-07
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 60
Symbyllur i dashurSymbyllur i dashurSymbyllur i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Symbyllur
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga krijuesiii
...nje kenge e rrjedhshme dhe e bukur kendohej kesht
500 vjete Nana ka prite
Skenderbeut nje Vlla me ja rrit
Enver Hoxha emri i tij
50 vjet popullite ne ball
Lume si Shqipja qe e pate djale...


...Une vertet spajtohem me stilin e udheheqjes diktatoriale te Everit po nje gje smund te mohohet se ai me shoke shpetoi gjenezen e shtetit Shqipetare, dhe se ishte nje Nacionaliste i perbetuar...



tungiii


Enver Hoxha ishte para se gjithash nje nacionalist shqiptar

Jon Halliday


Shqipėria ėshtė i vetmi vėnd i Evropės Lindore ku ndjenja nacionale ėshte shprehur nėpėrmjet stalinizmit
Zhan Bertolino


Se treti: Sipas "analisteve te sotem", ai ja shiti pavarsine e vendit, komunizmit. Kjo eshte llogjika e tyre. Po argumentet e tyre cilat jane? Ata nuk japin argumente. Ata jane te bindur se keshtu eshte. Si shembull global te marrin Shqiperine e sotme te shkaterruar dhe te thone :"Ja Shqiperia e Enver Hoxhes". Shqiperia e sotme, lypese dhe e shkaterruar, nuk eshte Shqiperia e tij. Kush e beri te tille me nje skenar te perpunuar, do flasim me gjate ne nje kapitull tjeter. Tani do te mjaftohemi te themi se Shqiperia e Enver Hoxhes, i ngjante ne menyre figurative nje njeriu qe vertet nuk ka shume pasuri, qe vertete nuk ka shume rroba, por ato qe i ka, i ka te pastra dhe eshte shume dinjitoz ne karakterin e tij. Ndersa per ēeshtjen qe po trajtojme do te perdorim vetem argumentet. Eshte e vertete se Enver Hoxha besonte ne komunizem, eshte e vertete se ai luftoi per ta mbrojtur komunizmin si doktrine. Megjithate kjo nuk ishte ndonje herezi dhe nuk eshte baraz me tradheti. "Patrioteve", tane do tu kujtojme se dhe Romen Rolani, Bertold Brehti, Anatol Fransi, Frederik Zholio Kyri, Iv Montani, Federiko Garcia Lorka, Pablo Neruda, Pol Elyari etj etj figura te shquara te artit dhe kultures boterore, kane besuar ne komunizem. Eshte e vertete se ai kete doktrine dhe ideologji e zbatoi ne praktiken e Shqiperise. Eshte perseri e vertete, se pas viteve 1965-ne zbatimin e kesaj teorie u vune re gabime te medha qe renduan nivelin e jeteses se popullit shqiptar. Eshte perseri e vertete se ne zbatimin ne praktike, ndaj mjaft njerezve, u vune re shkelje te medha te lirive dhe te drejtave te njeriut. Eshte perseri e vertete se ketu pergjegjesine e ka dhe e mban me shume Enver Hoxha se ai ishte udheheqesi kryesor i Shqiperise. Dhe eshte nje gje normale qe vepren e Enver Hoxhes ne keto ēeshtje tja nenshtrosh kritikes per te bere me shume se ai. Por eshte anormale, qe duke u nisur nga gabimet qe u vune re ne zbatimin e Socializmit ne Shqiperi, apriori te nxjerresh konkluzione se Enver Hoxha gjate kohes qe ishte ne pushtet, nuk punoi per te mbrojtur interesat e popullit dhe te vendit qe udhehiqte. Me kete, pohim, tregon ose naivitetin per te mos kuptuar Enverizmin si komunizem dhe Enverizmin si shqiptarizem, ose thjesht urrejtje. Le ti referohemi historise.
Enver Hoxha besonte ne komunizem. Por komunizmi i Enver Hoxhes ishte komunizem deri sa atij nuk i kercenohej liria dhe pavarsia e vendit. Perballe ketij rreziku, ai pushonte se qeni komunist. Vendin e tij e zinte nacionalisti dhe atdhetari. Ja disa fakte.
Ne vitin 1947-jugosllavet duke pandehur se me ane te Koēi Xoxes dhe te tjereve e kishin ne dore Shqiperine, bene propozimin per te sjelle ne Shqiperi, dy divizione jugosllave. Propozimin e solli gjenerali Kupreshanin. Nen pretekstin e gjoja nje kercenimi te Shqiperise nga Jugu, nga monarkofashistet greke, te pushtohej Shqiperia dhe ushtarakisht nga Jugosllavet. Duan apo nuk duan sot nje pjese e shqiptareve, vetem trimeria, shkathtesia dhe zgjuarsia e Enver Hoxhes e shpetoi vendin nga nje tragjedi shume e madhe. Kjo ngjarje dhe ky qėndrim, kanė gjetur vėnd dhe nė literaturėn perėndimore. "Disa udhėheqės shqiptarė, ishin tė bindur se Titoja, donte ta bėnte Shqipėrinė republikė tė 7-tė tė Jugosllavisė. Udhėheqja e Partisė Komuniste shqiptare, vazhdoi mardhėniet e ngushta me Jugosllavinė gjer nė momentin kur nė fillim tė vitit 1948, Titoja, deshi tė vendoste nėn komandėn jugosllave, forcat e armatosura shqiptare dhe tė staciononte nė Shqipėri trupat e tij, pėr ta mbrojtur atė nga kėrcėnimet e monarko-fashistėve grekė. Enver Hoxha megjithė egzistencėn nė gjirin e Partisė tė njė fraksioni tė rėndėsishėm projugosllav, vendosi tė reagojė". (Histoire des Pays de l'Est, faqe 433). Njė nga udheheqėsit mė tė lartė tė Jugosllavisė se pasluftės. Millovan Gjilasi, pas 50 vjetėsh deklaron hapur se "Unė edhe sot mendoj se potezi jugosllav, pėr dėrgimin e divizioneve nė Shqipėri ishte gabim i madh, i cili ka mundur tė nxitė dyshimin tek shqiptarėt nė qėllimet e Jugosllavisė. Nė instancė tė fundit qėllime tė tilla kanė ekzistuar, qė Shqipėria t'i bashkohet Jugosllavisė, por me kushtet qė ne t'i diktonim. Eshtė me rėndėsi tė themi, se Shqipėria nuk u dorėzua, as para se tė ndėrhynin sovjetikėt.." (Millovan Gjilas, intervistė dhėnė "Zėrit", 9-10 Shkurt 1991).
Ne vitin 1960-te, nga shumica e shqiptareve dihet mire se Shqipėria, u prish me superfuqine e atehereshme te botes, Bashkimin Sovjetik. Sot kur flasin per kete ēeshtje "analistet" shqiptare, e trajtojne ate ne kuadrin e manise se Enver Hoxhes per te mbrojtur komunizmin, pra thjesht si lufte ideologjike. A kishte ne kete polemike dhe prishje, elemente te komunizmit. Padiskutim. Por ato nuk ishin shkaku kryesor. Ato ishin fasada. Historia dhe faktet, tregojne qarte se vetem per hir te devijimit nga komunizmi, Enver Hoxha, nuk kishte per tu prishur me ruset. Ne vazhdimin e miqesise me Bashkimin Sovjetik, Enver Hoxha kishte filluar te shikonte nje rrezik te madh per lirine dhe pavarsine e Shqiperise. Jane dy fakte qe na japin te drejte ta bejme nje pohim te tille. Ne vitin 1955-Nikita Hrushovi filloi rehabilitimin e klikes se Titos dhe titizmit, duke shkuar vete ne Jugosllavi dhe duke i kerkuar falje atij per gabimet qe ishin bere ndaj tij. Njekohesisht, ai kerkoi dhe nga te gjithe vendet e tjera te Kampit te atehershem socialist, te benin nje gje te tille, duke e shoqeruar kete me rehabilitimin e te gjithe atyre personave qe deri me perpara ishin denuar si agjentura te Titos. Ne kete veprim te Hrushovit, Enver Hoxha nuk pa rrezikun per veten e tij, por rrezikun per Shqiperine. Ai e dinte mire se ēfare planesh per gllaberimin e Shqiperise kishte ndermare titizmi. "Enver Hoxha-pohon Henri Bogdani- nuk kishte harruar synimet imperialiste tė Titos mbi Shqipėrinė" (Histoire des Pays de l'Est faqe 454). Ndėrsa Zhan Bertolino thekson se "P.P.Sh-ja, refuzonte tė rehabilitonte Titon. Kjo do tė kishte si pasojė dėshirėn e shprehur nga Moska: rehabilitimin e Koēi Xoxes. Kjo do tė thoshte gjithashtu se lufta kundėr ndėrhyrjes jugosllave si dhe lufta e zhvilluar pėr afirmimin e sovranitetit nacional tė Shqipėrisė kishin qėnė gabime politike" (Jean Bertolino. Albanie: La sentinelle de Staline, faqe 230). Ne kohen e luftes Nacional-ēlirimtare, duke besuar me sinqeritet dhe naivitet ne parimet e komunizmit, ai i dha besen, "vellezerve", jugosllave, sepse dhe ata i premtuan se nuk ishin si te paret, po te mire dhe do ta zgjidhnin pas luftes njehere e mire ēeshtjen kombetare. Koha provoi se ata u treguan te pabese. Jo vetem qe nuk paten ndermend te bashkonin Kosoven me Shqiperine, por donin te gllaberonin dhe Shqiperine. Ne keto kushte, tek Enver Hoxha si shqiptar qe ishte, veproi institucioni i bese-prerjes. Ata, per ate u shndrruan vetem si armiq dhe shkuar armiqve. Te tille mbeten gjate gjithe jetes se tij. Prandaj ai kurre nuk mund te pranonte te lidhte perseri dashuri me titistet, megjithe predikimet e Hrushovit. Andre Fonteni, nė librin e tij Historia e Luftės sė Ftohtė, vėllimi i dytė, e sqaron mė qartė arėsyet reale tė qėndrimit tė Enver Hoxhės dhe shokėve tė tij. Ai thotė se: "Tito, kurrė nuk e kishte injoruar qė rruga e pajtimit tė plotė tė tij me Hrushovin, kalonte nėpėrmes likuidimit tė kundėrshtarėve tė tij shqiptarė. Kėtė dhuratė(Domethėnė, likuidimin e udhėheqėsve shqiptarė-shėnimi ynė), Nikita Hrushovi, ishte i predispozuar tja bėnte mareshallit jugosllav dhe pėr tė arritur qėllimin e tij kishte vėnė nė pėrdorim duke pritur realizimin e njė puēi ushtarak, mjetet e presionit ekonomik" (Andre Fonten Histoire de la guerre froide vėllimi i dytė faqe 395). Ndėrsa Fransua Fejto thotė: "ata, shqiptarėt, kishin plotėsisht tė drejtė tė trėmbeshin se mos vėndi i tyre, nė kuadrin e
bashkėekzistencės paqėsore, pėrdorej si monedhė shkėmbimi pėr njė afrim tė Bashkimit sovjetik me Jugosllavinė dhe Greqinė" (Fransua Fejto. Historia e vėndeve tė demokracive Popullore faqe 167). Fakti i dyte. Qysh pas krijimit te "Traktatit te Varshaves", ne Shqiperi u krijua baza e fuqishme ushtarako-detare e Vlores, e cila ishte nje baze e perbashket. Ne kushtet e lidhjes se Hrushovit me Titon, per Enver Hoxhen, u be plotesisht e qarte se vazhdimi i metejshem, i miqesise me Bashkimin Sovjetik, do te kishte vetem rreziqe te medha per lirine dhe pavarsine e Shqiperise. Ne keto kushte, per te mbrojtur kete liri dhe pavarsi te fituar me gjak dhe sakrifica te shumta, ai zgjodhi rrugen e shqiptarizmit. Vendosi te prishej me superfuqine nga e cila trembeshin shtete shume te medhenj.
__________________
Enver Hoxha yll epoke,
Rreze drite vepra jote,
Si vigan nė shekuj rritesh,
I pavdekshėm n'zemėr t'Shqipes
Ēėshtja Kombėtare
Symbyllur Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė