Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:50   #15
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

SHOQĖRIA PARAISLAMIKE ARABE

P

as trajtimit tė gjendjes politike dhe fetare nė Gadishullin Ara­bik, tani tė themi diē shkurtimisht pėr rrethanat shoqėrore, ekonomike dhe sociale tė asaj periudhe.
Rrethanat shoqėrore

Arabėt kanė pasur disa shtresa shoqėrore me dallime tė theksuara ndėrmjet veti. Marrėdhėniet mes njerėzve tė parisė (tė fiseve) kanė qenė nė shkallėn e ngritjes dhe tė pėrparimit. Njerėzit kishin lirinė e tė shpre­hurit dhe vullnetin e lirė. Kur dikush dėshironte t'i lavdėronte virtytet arabe, bujarinė, trimėrinė, parėsinė etj. shprehej me vargje tė cilat i thurte aty pėr aty.
Gruaja ishte nė gjendje, vetėm nėse dėshironte, t'i paqėsonte fiset tė tėra, apo edhe t'i fuste nė grindje, nė ato pėrmasa, saqė mund tė shkaktoheshin gjakderdhje dhe luftėra.
Megjithatė, mashkulli ka qenė kryefamiljar dhe bartės i fjalės krye­sore nė shtėpi. Gruaja dhe burri kanė qenė tė lidhur me martesė, me lejen e prindit apo kujdestarit tė saj, ajo nuk ka pasur tė drejtė tė kun­dėrshtonte.
Tek shtresat e tjera mbretėronte zakoni i pėrzierjes sė mashkullit dhe femrės. Kjo nuk mund tė shpjegohet ndryshe, pėrveēse aty ka mbre­tėruar amoraliteti, paturpėsia, shfrenimi dhe prostitucioni.
Ebu Davudi transmeton nga Aishja r.a. se kurorėzimi nė periudhėn paraislamike ėshtė bėrė nė kėto mėnyra:
1. Ekzistonte martesa sikurse kjo e sotmja. Djalit i gjenin vajzėn, e lypnin pastaj kurorėzoheshin.
2. Burri i thotė gruas, pas pėrfundimit tė ciklit mujor, shko te filan njeriu dhe kėrko tė jetosh me te. Burri i saj nuk i afrohej derisa kon­sta­tohej se ka mbetur shtatzėnė me atė njeri. Nėse mbetej shtatzėnė, burri i saj pėrsėri e merrte prapa, nėse dėshironte. Kėshtu vepronte nė rast se tė gjithė fėmijėt i kishin vajza, e dėshironte tė kishte djalė. Kjo lloj martese quhej "nikahul-istibdai", nė pėrkthim nikahi keitus.
3. Mblidhej grupi prej tre gjer dhjetė personash dhe bėnin marrė­dhėnie me njė grua. Nėse mbetej shtatzėnė, pas lindjes, ajo i thėrriste tė gjithė pjesėmarrėsit nė kėtė akt tė turpshėm, e qė ishin tė obliguar tė vinin dhe ajo e zgjedhte atė qė dėshironte ajo, tė bėhet baba i foshnjės sė saj. Ky e pranonte fėmijėn dhe i jepte emrin familjar.
4. Tek gruaja vinin shumė njerėz, e ajo nuk guxonte ta refuzonte asnjėrin prej tyre. Kėto parimisht kanė qenė gra publike, nė dyert e veta i vėnin flamujt si shenjė njohjeje tė shtėpisė sė tyre. Ēdokush qė dėshironte tė shkonte te kėsi lloj grash e dinte se ku duhet shkuar. Nėse ndonjėra prej tyre mbetej shtatzėnė dhe lindte foshnjėn, atėherė tubohe­shin tė gjithė ata qė e kishin vizituar dhe e thirrnin ekspertin (njohėsin e mirė tė gjurmėve). Ai e merrte foshnjėn nė prehėr dhe e zgjidhte enig­mėn se cili prej tyre ishte baba. Pasi qė konstatonte se cili ishte babai i foshnjės, sipas dofarė normash tė tija, atėherė ky ishte i obliguar ta merrte foshnjėn, t'i jepte emrin e vet dhe tė kujdesej pėr tė.
Me ardhjen e Shpalljes, All-llahu xh.sh. i anulon tė gjitha kėto lloje martesash dhe lejon vetėm martesėn e sotme islamike.[1]
Tek arabėt paraislamik ekzistonte edhe njė mėnyrė tjetėr e marte­sės, pėrkatėsisht, mashkulli si fitues nė dyluftim e fitonte gruan e ardh­shme. Fėmijėt e lindur nga kėto lidhje nuk kanė pasur kurrfarė tė drej­tash atėsie, por kanė qenė tė turpėruar gjatė tėrė jetės.
Ėshtė e njohur se arabėt e periudhės paraislamike kanė pasur mun­dėsi tė kenė gra sa kanė dėshiruar. Madje njėkohėsisht bėnin kurorė me dy motra, si dhe me gratė e baballarėve tė tyre, nėse mbeteshin tė veja apo tė lėshuara. Nė lidhje me kėtė na flet Kur'ani nė ajetet 22 dhe 23 tė kaptinės ”En-Nisa”. Gjithashtu burrat kanė pasur tė drejtė t'u japin grave shkurorėzime me numėr tė pakufizueshėm.[2]
Amoraliteti dhe shfrenimi mbretėronin tek tė gjitha shtresat e shoqėrisė paraislamike arabe. Nuk mund tė veēohet asnjė shtresė e sho­qėrisė, pėrpos rasteve individuale, qė kanė ēuar jetė tė moralshme dhe qė lavirinė e kanė konsideruar si amoralitet dhe si turp tė madh.
Robėreshat e blera ishin nė situatė mė tė mirė sesa ato tė luftės. Arabėt nuk e konsideronin tė turpshme jetesėn me robėresha.
Ebu Davudi transmeton nga Amėr b. Shu'ajbi, e ky nga babai i vet, pastaj nga gjyshi, i cili ka thėnė: "Njė njeri ka thėnė: filan filani ėshtė djali im. Para Islamit ka jetuar me njė robėreshė, andaj Resulull-llahu a.s. i thotė: "Islami nuk pranon njė martesė tė tillė, koha e xhahi­lijetit ka kaluar, fėmija ėshtė i atij nė shtratin e tė cilit lindet, ndėrsa shkelja e kurorės ėshtė e ndaluar".
Tregimi mbi grindjen mes Sa'd Ibėn Vekkasit dhe Abd Ibėn Zum'a­tit rreth djalit tė robėreshės sė Zum'atit ėshtė i njohur. Djali ėshtė quaj­tur Abdu-r-Rahman Ibėn Zum'ah.[3] Raporti mes prindit dhe fėmijėve mund tė klasifikohet nė disa kategori. Ka pasur sish qė thonin: "Fėmijėt tanė janė mėlēitė tona tė cilat ecin nėpėr tokė", ndėrsa ka pasur edhe tė tillė qė i mbytnin vajzat e veta, apo i shtinin tė gjalla nė dhe, duke i drojtur turpit, e ka pasur edhe sish qė i mbytnin nė barkun e nėnės duke ju frikėsuar varfėrisė dhe turpit. Nė lidhje me kėtė na flet Kur'ani nė kėto ajete: 6, 151; 16, 58-59; 17, 31 dhe 81, 8.
Megjithatė, nuk mund tė themi se ky ka qenė aspekt dominant i etikės dhe moralit. Pėr arabėt ka qenė shumė e rėndėsishme qė tė kenė shumė djem, tė cilėt do tė luftojnė pėr atdheun e vet. Marrėdhėniet ndėrmjet vėllezėrve, nipėrve si dhe ndėrmjet kushėrirėve tė tjerė, kanė qenė tė bazuara nė lidhjet e forta tė gjakut. Kanė jetuar pėr patriotizmin fisnor, dhe pėr tė kanė vdekur. Fryma e bashkimit mbretėronte nė suaza tė njė fisi, e kjo edhe mė tepėr e rriste patriotizmin. Bazė e rendit shoqėror tė njė fisi ka qenė patriotizmi individual dhe atdhedashuria e gjakut. I pėrmbaheshin njė rregulli tė pashkruar: "Ndihmoi vėllait tėnd qoftė ai i drejtė apo jo". Natyrisht, ky parim nuk ka qenė nė pajtim me parimin e doktrinės islame qė thotė: "Ndihma e tiranit duhet tė jetė e tillė qė ta pengojė kryerjen e tiranisė".
Garimi nė origjinė dhe ndershmėri (mburrje) shpeshherė ka qenė shkas pėr shpėrthimin e luftėrave ndėrmjet veti, madje edhe nė mesin e atyre fiseve tė cilėt e kanė pasur babėn e pėrbashkėt. Kjo ka ndodhur mes fiseve Evs dhe Hazrexh, Abes dhe Zuhjan, si dhe Bekėr dhe Taglib, e disa tė tjerėve. Ndėrkaq, marrėdhėniet shoqėrore mes fiseve me ori­gjinė tė ndryshme nuk kanė qenė tė forta dhe tė fuqishme. Ato shkatė­rroheshin nė luftėra tė pėrgjakshme. Nė raste tė veēanta kryeparėt e fi­seve organizonin tubime publike nė tė cilat vinin fise tė ndryshme, si­domos nė muajt e shenjtė-muajt e haxhxhit. Kėta muaj kanė pasur rėn­dėsi tė madhe pėr arabėt, sepse gjatė kėtyre muajve ata rivendosnin ma­rrėdhėniet normale njerėzore dhe zgjidhshin shumė probleme jetėsore.
Thėnė shkurtimisht, rrethanat shoqėrore kanė qenė nė gjendje tė mjerueshme, e si mos tė ishte kėshtu, kur ndėr arabėt mbretėronte injo­ranca dhe bestytnia, kurse bota jetonte nė politeizėm dhe ideologji tė errėt. Gratė bliheshin dhe shiteshin. Ato trajtoheshin si ndonjė gjėsend, pėrderisa mashkulli nuk ka pasur kurrfarė kufizimesh, as njerėzore e as morale. Ka jetuar si ka dashur vetė dhe me kėnd ka dashur vet.
Pushtetin e ndanin pasanikėt, tė cilėt i mbushnin arkat me flori nė kurriz tė tė varfėrve, apo tė pushtetit, i cili gjithnjė ka qenė i gatshėm tė luftonte.
Gjendja ekonomike

Gjendja ekonomike gjithnjė ka qenė rezultat i rrethanave shoqė­rore. Kjo mė sė miri shihej nė standardin jetėsor tė njerėzve tė asaj kohe. Tregtia ka qenė burimi kryesor i sigurimit tė mjeteve materiale pėr jetesė, e ushtrohej vetėm atėherė kur rrugėt ishin tė sigurta dhe nė kohė tė paqes, kjo ka qenė gati e pamundur nė trevat arabe, pėrveē nė muajt e shenjtė. Gjatė kėtyre muajve organizoheshin panaire tė njohura tregtare. Vendpa­nairet e njohura kanė qenė ("suk" - ēarshi) Ukadh, Dhu-l-Mexhaz, Maxhne dhe shumė tė tjera.
Zejtaria dhe strukturat tjera prodhuese nuk kanė qenė tė zhvilluara dhe pėr arabėt kanė qenė diēka e huaj, bile mė e huaj se pėr ēdo popull tjetėr. Shumė lloje tė zejtarisė kanė lulėzuar nė Jemen dhe nė Hira, kurse mė tė njohurat kanė qenė: pėrpunimi i lėkurės dhe tekstilit, ndėr­sa banorėt e Arabisė qendrore merreshin me blegtori dhe me bujqėsi.
Gratė arabe tjerrnin lesh dhe thurnin veshmbathje, por mė sė tepėr­mi pėr nevojat e veta dhe tė luftėtarėve, sepse e tėrė kjo ka qenė e rrezi­kuar nga plaēkitja e sulmuesve, andaj as qė mund tė bėhej fjalė pėr ndo­njė prodhimtari. Ėshtė me rėndėsi tė pėrmendet se, kryesisht mbre­tėronte njė gjendje e tėrėsishme varfėrie, skamjeje dhe urie.
Etika e arabėve

Nuk mund tė themi se arabėt e periudhės paraislamike nuk kanė pasur disa norma shumė tė ulėta tė sjelljes, veprime tė turpshme dhe situata, tė cilat nuk mund t'i pranojė dot mendja e shėndosh e as natyra e vet njeriut, por, nga ana tjetėr, kanė pasur edhe vlera shumė tė ēmue­shme me tė cilat edhe ne sot do tė mburreshim dhe do tė befasoheshim. Vlenė t'i pėrmendim:
1. Kerem - nderi dhe fisnikėria me ēka garonin mes veti dhe i ndih­monin njėri tjetrit. Gati gjysma e krijimtarisė poetike paraislamike - nė ē'fushė kanė qenė mjeshtėr tė talentuar - i ėshtė dedikuar kėsaj vije tė karakterit tė tyre. Tė marrim njė shembull - papritmas arrinė njė my­safir, ėshtė dimėr, vit urie. Shtėpiakut pėrveē njė deveje, e cila ishte shpėtim pėr tėrė familjen, nuk i qėllon asgjė nė shtėpi. Pėr tė treguar mikpritje dhe pėr ta ruajtur nderin familjar, nikoqiri ēohet dhe pėr hir tė tij - ther tė vetmėn deve, ndez zjarrin dhe pėrgatitė gosti tė begatshme pėr nder tė mysafirit. Nė trajtė tė keremit arab numėrohet edhe pjesė­marrja e drejtpėrdrejtė nė pajtimin e familjeve dhe qetėsimin e gjakder­dhjes. Njeriu dinte qė nė interes tė paqes, tė merrte barrėn e huaj pėr tė paguar dėmshpėrblimin - vlerėn e gjakut, vetėm pėr ta qetėsuar situatėn nė momentin e dhėnė. Ka qenė me rėndėsi tė ndėrpritet gjakderdhja - e cila do tė kishte pasoja prej brezi nė brez - dhe tė shpėtohej njeriu.

[1] Ebu Davudi: Kitabu-n-Nikahi: Llojet e martesave tek arabėt paraislamike.

[2] Ebu Davudi: Vepra paraprake, kaptina: Mospranimi i kthimit pas "tre tal­keve" - tri pushimeve tė shkurorėzimit. Kėtė e cekun mufessirėt - komentuesit e Kur'anit si shkak pėr shpalljen e ajetit "Dy herė shkurorėzim".

[3] Ebu Davudi, kaptina: fėmija ėshtė i atij nė shtratin e tė cilit lind.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė