Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 08:11   #38
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kurejshitėt e vizitojnė Ebu Talibin
pėr tė dytėn herė


Kur shohin kurejshitėt se Resulull-llahu a.s. nuk ka ndėrmend tė heq dorė nga misioni i vet dhe se edhe mė tutje vazhdon me interpre­timin dhe pėrhapjen e Islamit, ndėrsa Ebu Talibi refuzonte ta braktisė atė, duke qenė i gatshėm tė ndahet prej tyre, vendosėn qė pėrsėri tė shkojnė tek ai. Me vete morėn edhe Amareh b. Velid b. Mugiren, dhe kur arritėn tek ai, thanė: "O Ebu Talib, ky djalosh (Amareja) ėshtė ndėr tė rinjtė kurejshit mė pėrparimtar dhe mė i bukuri. Ne ta dhurojmė ty! Merre atė dhe shfrytėzoje mendjen dhe fuqinė e tij, le tė jetė si djali yt. Por na dorėzo nipin tėnd, i cili u bė renegat i fesė tėnde dhe etėrve tuaj dhe nga feja e popullit tėnd. Ne dėshirojmė ta mbysim atė. Ta japim njeriun pėr njeri, kokė pėr kokė." Ebu Talibi u pėrgjigj: "Pasha Zotin, askush nuk do tė mund tė kurdiste diē kėshtu sikurse ju. Kjo qė propozoni ju ėshtė gjė e ligė! ma jepni fėmijėn tuaj pėr ta ushqyer atė e ju timin ta mbytni! Kurrė, pasha Zotin, kurrė nuk do tė ndodh kjo."
Atėherė u ngrit EL-Mut'im b. Adijj b. Neufel b. Abdi Menafi e tha: "O Ebu Talib, populli yt ka mbajtur qėndrim tė drejtė ndaj teje, janė pėrpjekur tė tė lirojnė edhe ty nga ajo qė ėshtė e urrejtur edhe pėr ty, por ti nuk pranove asgjė prej tyre." Ebu Talibi u pėrgjigj: "Pasha Zotin, nuk keni pasur qėndrim tė drejtė ndaj meje, por jeni bashkuar qė tė mė zhgėnjeni dhe ta ngritni popullin kundėr meje. Vazhdoni ashtu siē keni filluar."[1]
Shėnimet historike saktėsojnė kohėn e kėtyre dy vizitave, por, si duket kjo ka ndodhur pas qetėsimit tė ngjarjeve dhe tė personave, nė gjysmėn e vitit gjashtė tė pejgamberllėkut, ndėrsa intervali kohor mes dy vizitave ka qenė i shkurtėr.
Ideja e zullumqarėve pėr ta shkatėrruar
Resulull-llahun s.a.v.s.


Pas tentimit tė pasuksesshėm qė me dy vizitat e bėra Ebu Talibit ta zgjedhin problemin, kurejshitėt i kthehen metodave edhe mė tė rėnda, mė tė vrazhda tė trysnive se ato qė i bėnin mė parė. Atėbotė u bie ndėr­mend njė mėnyrė tjetėr si t'ia humbin kokėn Resulull-llahut a.s. Duhet tė zhduket nė mėnyrė shtazarake qė, gjer atėherė nuk mbahej mend. E mu kjo do tė jetė shkak qė dy heronj tė Mekės, me autoritet tė madh, tė kalojnė nė Islam, Hamza b. Abdu-l-Muttalibi dhe Umer b. El-Hattabi.
Nė mizoritė qė i kanė bėrė atėherė, bėn pjesė edhe kjo: Njė ditė tek Resulull-llahu a.s. erdhi Utejbeh b. Ebu Lehebi dhe i tha: "Unė nuk besoj nė atė qė thotė Kur'ani: "Pasha yjet kur ato dalin", e as nė atė "Pastaj u afrua dhe u kėrrus", e pastaj iu vėrsul Resulull-llahut a.s. pėr ta goditur. Ia grisi kėmishėn, e pėshtyu nė fytyrė, por nuk mundi ta godas. Gjersa i biri i Ebu Lehebit vepronte kėshtu, Resulull-llahu a.s. iu drejtua All-llahut xh.sh., duke iu lutur: "O Zoti im, dėrgoja atij njėrin prej qenėve Tuaj!" Lutja iu plotėsua. Njė ditė Utejbehu me njė grup kurejshitėsh niset pėr nė Sham. Arritėn nė vendin Ez-Zerka nė shkretėtirė ku vendosėn tė bujnė. Nė mbrėmje atypari kaloi njė lua, nga i cili u frikėsuan. Utejbehu briti: "I mjeri unė, o vėlla, pasha Zotin, do tė mė hajė siē e ka lutur Muhammedi a.s. All-llahun. Mė ka mbytur qė nga Meka, e unė jam nė Sham (Siri)." Luani e rrėmbeu pikėrisht atė mu nga mesi i grupit dhe e preu nė qafė.[2]
Nė mizoritė kurejshite bėnė pjesė edhe ajo kur Ukbe b. Ebu Muiti ia shtypė me kėmbė qafėn Resulull-llahut a.s. gjersa ky ishte nė sexhde, aq fortė, sa qė ai zgurdulloi sytė.[3] Se kurejshitėt me mizoritė e veta donin ta mbytnin Resulull-llahun a.s. flet edhe rrėfimi i Ibni Is'hakut nė njė version mė tė gjatė:
"Njė ditė Ebu Xhehli tha: "O popull Kurejshit, Muhammedi nuk heq dorė nga veprimtaria e tij. A nuk e shihni se kush na e poshtėron fenė tonė, kush na i pėrqeshė etėrit tanė dhe i rrėnon ėndrrat tona? Betohem dhe pėrgjėrohem me Zotin se do tė ulem nė gurin mė tė madh qė mund ta ēoj dhe me tė do ta shtypi Muhammedin. Kur tė bie nė sexhde me tė do t'ia shtypi kokėn. Nėse doni mė pėrkrahni, ose mė pengoni, mandej familja Abdi Menaf le tė bėj ēka tė dojė." Kurejshitėt thanė: "Nuk do tė lėmė pa tė pėrkrahur, vepro ashtu si dėshiron!"
Tė nesėrmen nė mėngjes, Ebu Xhehli mori njė gur ēfarė e kishte pėrshkruar dhe u ul mbi tė pėr ta pritur Resulull-llahun a.s. Ky erdhi, si zakonisht, nė kohėn e duhur dhe filloi tė falet. Kurejshitėt ishin ulur nė vendet e tyre tė zakonshme dhe prisnin se ēfarė do tė bėnte Ebu Xhehli. Kur Resulull-llahu a.s. ra nė sexhde, Ebu Xhehli deshti ta godaste me gur por, shih, nuk mundi as ta lėvizte. Provoi nga njė anė - nuk bėn, provoi nga tjetra - pėrsėri nuk bėn. Pastaj e ēoj pak, por guri i shpėtoi nga duart. Kurejshitėt u afruan dhe i britėn:
"Ēka tė ndodhi, o Ebu Hakim?" Ai tha "Kur fillova ta realizojė atė qė pata ndėrmend, siē ju thashė dje, dhe kur deshta ta ngris gurin, ky pėrnjėherė u shndėrrua nė njė deve mashkull ēfarė nuk mė kishin parė sytė gjer atėherė, me kėmbė tė gjata e tė forta, me kofshė tė fuqishme, me fulqi tė madhe dhe me dhėmbė tė shėndoshė. Kurrė nuk kisha parė njė dromedar tė tillė. Pasha Zotin, ai luante dhe kthehej kah unė pėr tė mė kafshuar."
Ibni Is'haku transmeton: "Mua mė kanė thėnė se Resulull-llahu a.s. ka deklaruar: "Ai ka qenė Xhibrili a.s. Sikur ta arrinte, do ta kaf­shonte dhe do ta brente gjer nė vdekje."[4] Pas kėsaj Ebu Xhehli i ka bėrė Resulull-llahut a.s. atė qė Hamzėn dhe Umerin i shtyri tė pėrqa­fonin Islamin, pėr ēka do tė flasim mė vonė.
Ideja pėr shkatėrrimin e Muhammedit a.s., nga dita nė ditė ngulitej nė kokat dhe nė zemrat e zymta tė zullumqarėve. Ibni Is'haku trans­meton nga Amėr b. El-Asi, i cili thotė: "Kam marrė pjesė nė tubimin e tyre nė Haxher (Haxhretul-esved). Duke folur pėr Resulull-llahun a.s., thanė: "Nuk e kemi tė njohur se dikush ka pasur aq shumė durim me tė sikurse ne. Kemi qenė tejet tė durueshėm, posaēėrisht kur kemi tė bėjmė me njė gjė aq serioze siē ėshtė kjo." Derisa ata flisnin kėshtu, ia behu Resulull-llahu a.s. dhe u nis pėr ta bėrė teslimin - shenjė me dorė kah qoshja e Ka'bes - pastaj kaloi para tyre duke bėrė tavafin rreth Ka'bes. Ata e pėrcollėn me fjalė tė shėmtuara. Kjo u shpreh nė fytyrėn e tij. Kur pėr tė dytėn herė kaloi pranė tyre, ata i pėrsėritėn ato fjalė, e kjo pėrsėri u shpreh nė fytyrėn e tij. Kėshtu ndodhi kur kaloi edhe pėr tė tretėn herė. Atėherė Resulull-llahu a.s. u tha:"
Mė dėgjoni, O kurejshitė, pasha Krijuesin tim, mund tė ketė vik­tima." Ata u trazuan. Secili prej tyre dukej sikur ta kishte mbi kokė njė shpesė rrėmbyese. Ai i cili mė sė tepėrmi e sulmonte, u qetėsua, u pėrqėndrua, dhe filloi t'i drejtohet me fjalė tė bukura. Ai i tha: "Shko, o Ebu Kasim, ti nuk je nga injorantėt."
Tė nesėrmen pėrsėri u tubuan dhe filluan tė flasin pėr tė, ndėrsa Resulull-llahu a.s. falej. Pa njė, pa dy, u ngritėn qė tė gjithė dhe e rre­thuan.
"E pash", rrėfen Ibėn Amėr b. El-Asi, "qė dikush prej tyre e kapi pėr pelerine, kurse Ebu Bekri u vėrsul mbi te. Fliste duke qajtur: "A thua, do ta mbytni njeriun vetėm pse thotė: "Zoti im ėshtė All-llahu?" Ata e lėshuan dhe ikėn. Kjo ishte gjėja mė e vėshtirė qė i kanė bėrė kurej­shitėt, e qė e kam parė unė."[5]
Nė traditėn e Buhariut transmetohet nga Urvete b. Zubejri, i cili ka thėnė: "E kam pyetur Amėr b. El-Asin tė mė tregojė pėr tė keqėn mė tė madhe qė ia kanė bėrė kurejshitėt Resulull-llahut a.s. e ai mė tha: "Deri sa Resulull-llahu a.s. falej nė njė qoshe tė Ka'bes, u paraqit Ukbet b. Ebi Muiti dhe mbėshtolli petkun e vet rreth qafės sė Resulull-llahut a.s. dhe e shtrėngoi me tėrė fuqinė. Atėherė u paraqit Ebu Bekri dhe me tėrė fuqinė e largoi nga Resulull-llahu a.s. e tha: "A thua, do ta mbytni njeriun vetėm pse thotė: "Zoti im ėshtė All-llahu?"[6] Sipas njė versioni tė Esmasė, vajzės sė Ebu Bekrit, thuhet: "Jehoi njė britmė gjer te Ebu Bekri dhe zėri i tha: "Shpėtoje shokun tėnd", ai doli me vrull nga shtėpia, e nė kokė i kishte katėr kaēurrela. Doli duke thėnė: "A thua, do ta mbytni njeriun vetėm se thotė: "Zoti im ėshtė All-llahu?" E lėshuan Muhammedin a.s. e iu kthyen Ebu Bekrit. Pastaj ai u kthye nė shtėpi."

[1] Ibni Hishami: I/266, 267.

[2] Tefhimu-l-Kur'ani: VI/522; Abdullah Nexhdi, f. 135.

[3] Muhtesar Siretu-r-Resul nga En-Nexhdi, f. 113.

[4] Ibni Hashim: I/298, 299.

[5] Ibni Hisham: I/289, 290.

[6] Sahihu-l-Buhari, kaptina mbi pėrjetimet e Resulull-llahut a.s. nga mushrikėt nė Mekė, ai dhe shokėt e vet: I/544.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė