Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-03-07, 01:40   #30
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tre: shoku im i dashur. Namazi nuk ėshtė princip politik i ndonjė kryetarit diktatorial, i cili e detyron popullin e tij me vullnet ose pa vullnet t'i zbatojnė mendimet e tija. Namazi ėshtė zbatim i njė feje, tė cilėn e pranon njeriu nga bindja dhe dėshira, nuk ka detyrim e as pėrdhunim, sepse "s'ka pėrdhunim nė fe". Nuk ėshtė princip politik i cili ndryshon prej kohės nė kohė, ose mvaret nga mendimet e kryetarėve. Nuk ėshtė kanun njerėzor, i cili shkruhet sot dhe polemizohet nesėr, ndryshohet pasnesėr qė tė ē'rrėnjoset krejtėsisht ditėn tjetėr. Ose vonohet zbatimi derisa tė caktohen pėrgjegjėsit, ose derisa ta vėrteton pushteti mė i lartė. Eshtė njė rukėn (pjesė pėrbėrėse) i Islamit, ėshtė rukni mė kryesor i Islamit, pas dėshmisė. E ti o musliman, pasiqė je i kėnaqur me kėtė fe me vullnet tė lirė dhe dėshirėn tėnde, askush nuk tė ka detyruar, atėhere duhet ti zbatosh urdhėrat e kėsaj feje tėrėsisht. Sigurisht ti e di se secili njeri ėshtė i obliguar tė respektojė ligjet e vendit ku jeton, nėse nuk i respekton ėshtė mes dy gjėrave: ose do ta respekton me nėnshtrim, ose do tė jep dorėheqje nga nėnshtetėsia e atij vendi dhe do tė largohet nga ai vend.
Habitem, mund njė njeri ti frikohet policit e nuk i frikohet Zotit, Krijuesit tė qiejve dhe tė tokės?! Shiko me mua edhe njė herė. Nėse dhezet llamba e kuqe ndalen me dhjetra vetura, bile me qindra, e asnjė veturė nuk mund tė kalojė, edhe nėse nė ato vetura gjinden njerėz tė mėdhenjė. Vallė, si ka mundėsi njeriu mos tė kalon nė llambė tė kuqe tė semaforit, kurse kanė guxim tė thejnė ligjet e All-llahut dhe ti shkelin kufinjtė e Tij, ta sfidojnė me mėkate dhe harame?! Vallė, kjo ėshtė argument pėr plotėsinė e mendjes sė tyre?! Gjyko ti, dhe bėhu i drejtė!


Katėr: Namazi nuk ėshtė pėrkufizim i tė drejtave tė njeriut e as pengim nga zbatimi i lirive tė veta. Tė gjithė njerėzit janė tė pajtuar se ata nuk janė kafshė tė cilat jetojnė mbi ruzullin tokėsor, ashtu sikurse jetojnė edhe kafshėt nėpėr male, por kanė liri dhe liria e tyre ėshtė absolute, sikurse nė besim ashtu edhe nė vepra edhe nė fjalė, mirėpo janė tė kufizuara me ligj tė pėrgjithshėm, po sikur mos tė ishte ky ligj dhe kėto rregulla, kurrė nuk do tė rregullohej jeta, as qė do tė lindnin popuj, e as qė do tė rregulloheshin gjėrat nė bazė nė dobisė sė ndėrsjelltė mes njerėzve, bile as qė do tė vazhdonte gjinia njerėzore.
Edhe hipikėt, tė cilėt bėjnė ēdo gjė qė u bjer ndėr mend, tė cilėt jetojnė nėpėr rrugė sikurse qentė endacak, nuk kanė mundėsi t’i kundėrshtohen ligjit tė shtetit ose urdhėrave tė pushtetit. Bile edhe kafshėt nėpėr male kanė ligj, sipas tė cilin jetojnė. Po tė pyesish ndonjė tė specializuar nė biologji do tė sqaronte vėrtetėsinė e asaj qė jam duke e thėnė. Ndoshta shembulli mė i afėrt ėshtė shembulli i disa bletave tė cilat ndihmohen mes vehte dhe i mizave tė cilat i ndihmojnė njėra tjetrės nė mbledhjen e mbeturinave tė ushqimit.
Edhe ti, o musliman, je i lirė nė ēeshtjet e tuaja personale, hanė ose agjėron, flenė ose nuk flenė, udhėton ose nuk udhėton, blenė ose shetė, kurse kjo liri ėshtė e pėrshkuar me njė sistem hyjnor dhe e kufizuar me kufinj tė sherijatit. Prej lirisė tėnde ėshtė tė tėrhiqesh disa minutė nga puna jote qė tė pushosh nė xhami, ku do ta ktheshė forcėn dhe aktivitetin tėnd dhe tė dalish nga xhamia i mbushur me energji nga ndihma hyjnore e ta kryesh detyrėn dhe misionin tėnd.
Prej lirisė tėnde ėshtė qė tė jeshė i kufizuar me sistemin hyjnor, i cili ti ka ofruar tė gjitha shkaqet e lumturisė dhe komoditetit nė dynja dhe ahiret.
Prej lirisė tėnde ėshtė qė mos ti nėnshtrohesh asnjė fuqie tokėsore, pasiqė fuqia e All-llahut ėshtė me ty, e tė mbron dhe tė ndihmon.
Prej lirisė tėnde ėshtė tė thuash, tė duash, tė veprosh atė qė dėshiron, tė shkruash atė qė tė pėlqen, tė tregtosh me ēka dėshiron, me kusht qė mos tė kalosh kufijtė tuaja, sepse me kalimin e kufinjve tua, i mer nėpėrkėmbė tė drejtat dhe kufinjtė e tjerėve. Kėtė e ndalon Islami por edhe ligjet njerėzore.


Pesė: shoku im i dashur. Namazi nuk ėshtė gjė e lejuar, sikurse gjėrat e thjeshta tė jetės, nėse e vepron nuk shpėrblehesh dhe nėse nuk e vepron nuk denohesh. Pėrkundrazi, ėshtė gjė e prerė dhe rigoroze. Ka kohė tė caktuar, formė tė veēantė, metodė tė dalluar, plan tė vizatuar, nuk ke tė drejtė ta devijosh me shtesė ose pakėsim, ose ta ndryshosh me dhėnie pėrparėsi ose vonim. Eshtė mu sikur kafshata e cila vėndohet nė gojė e jo nė veshė. Eshtė mu sikur ajri, i cili depėrton nga hunda dhe goja nė mushkėri e jo nga kėmbėt. Nėse ti mund ta urdhėrosh rahjen e zemrės tėnde, ose punėn e mushkėrive tua, atehėre fol edhe pėr namazin.
Namazi i ngjanė kryerjes sė detyrės tėnde, nėse je nėpunės, ose shitblerjes, nėse je tregtar, nėse e kryen detyrėn tėnde dhe vazhdon punėn tėnde, nė fund tė muajit e mer shpėrblimin tėnd, rrogėn dhe e mbush xhepin tėnd me fitim. Kurse po mungove nga puna dhe nuk e kreve detyrėn tėnde, nuk do ta marish rrogėn e as nuk do tė fitosh.
Shumė herė jep llogari njeriu edhe pėr gjėrat e lejuara ashtu sikurse jep pėr gjėrat obligative. Nėse njė njeri nė mes nate, e hap zėrin e radios deri nė fund, ose fillon tė kėndosh me plotė gojė, sigurisht se do tu pengosh fqinjėve tuaj dhe do tė qortojnė, do ta trokasin derėn qė tia ndalish zėrin radios ose tė heshtish, pėrndryshe do tė denohesh! A nuk ėshtė dėgjimi i radios gjė e lejuar pėr ty, e dėgjon kur tė duash dhe si tė duash, atėherė, pse e kufizon lirinė tėnde?!
Do tė pėrgjigjeshim duke thėnė: t'i e ke pėrkufizuar lirinė tėnde me ligj tė veēantė ose tė pėrgjithshėm, tė cilin nuk guxon ta kalosh. Atėherė si do tė jetė puna me robėt e All-llahut, tė cilėt i kanė besuar Hyjnitetit dhe Zotėrimit tė Tij, janė tė kėnaqur me fenė dhe sherijatin e Tij, vallė janė tė lirė nė ibadetin dhe namazin e tyre, ose janė tė kufizuar me urdhėra dhe tė detyruar t'i zbatojnė?!


Gjashtė: Po. Namazi ėshtė nevojė e domosdoshme, tė cilėn e kėrkon jeta e njeriut, ashtu siē e kėrkon ushqimin dhe pijen. Ashtu sikurse ushqimi dhe pija janė lėnda e trupit dhe jetės, ashtu ėshtė namazi mbajtės i shpirtit dhe lėnda e qetėsisė, e ngritė pronarin e sajė nga gjėrat pa vlerė, saqė drejtohen tė gjitha gjėrat e tija ashtu sikurse ai drejtohet nė namaz.
Namazi ėshtė vija ndarėse mes besimit dhe mosbesimit. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Mes mosbesimit dhe besimit ėshtė lėnja e namazit".
Cka fiton Islami nga kėta musliman falsifikat, tė cilėt i kundėrshtojnė urdhėrat e tij?! A nuk i ngjanė fėmiut tė padėgjueshėm, i cili ėshtė me prejardhje nga ndonjw familje e ndershme, mirėpo aspak nuk u ngjanė atyre me sjellje?! A mund tw shpresojmė tė mira pwr njeriu, i cili aspak nuk shpreson pėr vehten e tij tė mira?!
Ne muslimanėt, nuk dėshirojmė tė jemi sikur shkuma, numėrojmė me qindra milion, kurse tė mirėt nė radhėt tona tw numrohen me dhjetra. Por njė plumb i mbushur me barut, me tė cilin mundemi ta vrasim armikun ėshtė mė mirė sesa tė kemi njė grusht me plumba pa barut. A ka mundėsi tė ngritet njė godinė me njėqind shtylla, nėse nė mes nuk ka shtyllė, kurse shtylla e mesme dhe kryesore ėshtė namazi.
Namazi ėshtė gjė e domosdoshme nė jetėn e njeriut, sepse ia pėrmirėson sjelljen, ia pėrsosė natyrėn, e pengon nga vendi i prishjes dhe devijimit dhe largon nga amoraliteti dhe punėt e kėqija. Si ka mundėsi tė bėjė mėkat ai njeri, i cili e di se do tė qėndrojė para All-llahut, kurse ky qėndrim nuk pranohet prej tij, nėse nuk ėshtė i pastėrt edhe nė shpirtė edhe nė zemėr edhe nė trup. A nuk keni parė se shumica e muslimanėve e lanė alkoolin kur zbriti ajeti:



يَاأَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَقْرَبُوا الصَّلَاةَ وَأَنْتُمْ سُكَارَى حَتَّى تَعْلَمُوا مَا تَقُولُونَ



"O ju qė besuat, mos iu afroni namazit duke qenė tė dehur, derisa tė dini se ē'flitni,..". (En-Nisa: 43).

Si ka mundėsi t'i afrohen namazit, kur ata janė ndotur me ndytėsirėn e alkoolit?! Ata doemos duhet t'i afrohen sepse duhet falur pesė herė nė ditė, pėr kėtė duhet larguar tėrėsisht nga alkooli, qė tė jenė vazhdimisht tė gatshėm pėr ta takuar All-llahun e Madhėrishėm.

Shoku im. Namazi ėshtė peshojė me tė cilėn njeriu i peshon veprat e veta qė i ka bėrė mes dy namazeve, ashtu sikurse e llogaritė mjeku temperaturėn herė pas here. Nėse veprat e tija janė tė mira i thotė: duro dhe vazhdo, e nėse i ka tė kėqija, i thotė: kthehu dhe pėrqendro. Kur ta dėgjojė muezinin duke thėnė: All-llahu Ekber, i kujtohet dhe kupton se All-llahu ėshtė mė i Madh se sa puna nė tė cilėn ėshtė, andaj largohet prej dunjasė dhe i pėrgjigjet ftesės sė All-llahut.

Tė jeshė i bindur, se njeriu qė falet, ėshtė njeriu nga i cili shpresohet mirėsi dhe fe, edhe pse mund ta gjeshė shpesh herė tė devijuar, mirėpo do tė vjen dita kur ky namaz do ta largojė nga punėt e kėqija, sepse ky njeri nė namaz lexon Kur'an, ai edhe pse shumė herė e lexon Kur'anin pa vėmendje, do tė vijė ēasti dhe momenti kur do tė jetė i vėmendshėm, e do tė lexojė ajete qė do tia dridhin zemrėn dhe do tė zgjohen emocionet e tė mirės te ky njeri. Kėtė e ndihmon ajeti:



وَأَقِمْ الصَّلَاةَ إِنَّ الصَّلَاةَ تَنْهَى عَنْ الْفَحْشَاءِ وَالْمُنْكَرِ



"…fal namazin, vėrtet namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat,…". (El-Ankebut: 45). Kurse ai qė nuk falet nuk lexon Kur'an, e ai qė nuk lexon Kur'an nuk pėrfiton nga Kur'ani, andaj mbetet nė devijim dhe lajthitje.

Shtatė. Vėllau im i dashur. All-llahu [subhanehu ve teala] nuk ka nevojė pėr namazin tėnd, por ne kemi nevojė qė t'i falemi, Ai ska nevojė pėr krijesat, kurse mbarė krijesat janė tė varfura pėr Te.



يَاأَيُّهَا النَّاسُ أَنْتُمْ الْفُقَرَاءُ إِلَى اللَّهِ وَاللَّهُ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ(15)إِنْ يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ وَيَأْتِ بِخَلْقٍ جَدِيدٍ(16)وَمَا ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ بِعَزِيزٍ(17)



"O ju njerėz, ju keni nevojė pėr All-llahun e All-llahu nuk ka nevojė pėr ju; Ai ėshtė i falėnderuari. Po tė dojė Ai, juve ju zhduk e sjell krijesė tė re. E pėr All-llahun ajo nuk ėshtė e vėshtirė". (Fatir: 15-17).

All-llahu [subhanehu ve teala] i ka krijuar njerėzit, tė xhveshur, tė zbathur, me duar tė zbrazta, me trup tė dobėt dhe me mendje tė ngurtė, nuk dinė tė bėjnė dallim me hurmės dhe gacės, nuk mund t'i bėjnė vetvetes as dėm e as dobi, i ushqen e i forcon, i pėrkrahė me shėndet, mendje e pasuri, ēdo gjė qė ka mbi tokė e qiej ia nėnshtron njeriut, i dhuron dhunti tė brendshme dhe tė jashtme, e a pas kėtyre dhuntive qė ia jep njeriut, Ai Mbreti i mbretėrve, nė Dorėn e Tij janė depotė e qiejve dhe tokės, ka nevojė pėr namazin tonė?!

Jo, ai aspak s'ka nevojė pėr namazin tonė, por namazi ynė ėshtė deklaratė e qartė pėr dashurinė tonė ndaj Tij, pranim i dhuntive qė na i ka dhėnė. Kurse ata qė e neglizhojnė namazin, edhe atyreve All-llahu u ka dhėnė dhunti po sikur neve, ndoshta edhe ma shumė se neve, mirėpo ne i konfirmojmė dhuntitė e All-llahut, kurse ata i mohojnė. Ata kanė haruar ditėn kur kanė lindur, atė ditė kur nuk posedonin asgjė, e kanė haruar ditėn kur do tė vdesin dhe tė gjithė pasurinė qė e kanė tubuar do t'ia lėnė pasardhėsve tė tyre, ata do tė kėnaqen me atė pasuri, kurse ata do japin llogari. Kėta njerėz janė treguar kryelartė ndaj adhurimit tė All-llahut dhe i kanė kalur kufinjtė e Tij, andaj fundi i tyre ėshtė nė xhehenem.



إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ(60)



"…e ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė Xhehennem". (Gafir: 60).

Pse mbetesh musliman, o ti qė nuk falesh, pasiqė je i panevojshėm pėr Islam?! Pse nuk falesh nėse je i bindur nė Islam?! A tė vjen keq tė tė thonė se je fetar dhe i frikohesh All-llahut?! A gėzohesh nėse tė thonė se je mėkatar dhe e sfidon All-llahun?! Vallė, si ka mundėsi tė respektosh kryetarėt tu, kurse nuk respekton All-llahun?! Vallė, kryetarėt janė mė tė vlefshėm te ti sesa All-llahu?! All-llahu ėshtė mė i larti dhe mė i madhi.

Husejn ibn Ubejdi erdhi te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr ta qortuar ate pėr shkak tė sfidimit tė mushrikėve kurejshitė, qortimin e ėndėrave dhe idhujve tė tyre. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e la pa tekst, i solli argument tė fuqishėm dhe e kundėrshtoi tė kotėn me fjalė tė vėrtetė, e cila e detyroi t'i nėnshtrohet dhe tė pranon tė vėrtetėn edhe pse mė parė e kishte zemrėn e ngurtė. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Husejn, sa zotėra beson? Tha: shtatė nė tokė dhe njė nė qiell! Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Kur tė vijnė vėshtirėsitė, kujt i lutesh? Tha: Atij qė ėshtė nė qiell. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Kur tė shkatėrrohet pasuria kujt i lutesh? Tha: Atij qė ėshtė nė qiell. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: O Husejn, vetėm Ai qė ėshtė nė qiell tė pėrgjigjet, kurse ti Atij i bėnė ortak. Husejn bėhu musliman qė tė shpėtosh".

Unė tė tham ty, o njeri qė nuk falesh, qė ke haruar se All-llahu tė kontrollon dhe se vdekja tė pret: falu nėse dėshiron tė shpėtosh nga denimi i All-llahut, ėshtė turp pėr ty, t'i lutesh All-llahut nė vėshtirėsi e ta harosh nė bollėk.

Tetė: vėllau im i dashur. Ajo qė e fiton nga namazi ėshtė krejt mirė, nga namazi fiton ti edhe vėllezėrit tuaj musliman. A nuk ke dėshirė qė tė t'i falė mėkatet All-llahu qė i ke bėrė nė tė kaluarėn?! Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: "A tu tregojė gjėra me tė cilat shlyhen mėkatet dhe ngriten shkallėt? Thanė: po, gjithsesi, o i dėrguar i All-llahut. Tha: Marja abdest nė vėshtirėsi, hapat e shumta pėr nė xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo ėshtė sikur gatishmėria e xhihadit". Nėse All-llahu t'i falė mėkatet, gėzohen vėllezėrit tuaj musliman, sepse ata tė dėshirojn ty atė qė i dėshirojnė vetvetes.

Vazhdon
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė