Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-04-07, 00:09   #3
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Krahas mu`xhizeve qė i Lartmadhėruari i ndihmoi, si dhe pėrpjekjeve pėr t`i udhėzuar bashkatdhetarėt e tij nė rrugė tė drejtė, nė rrugėn e sė Vėrtetės, ata prapė mbesin armiq tė tij tė hapur.
Ata qė mbetėn nė kufėr thonin: kjo nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse djallėzim i vėrtetė.

Isai a.s. pas tė gjithave shkon nė Jerusalem nė Mesxhidul-Aksa pėr tė marrė pjesė nė manifestimet fetare me rastin e kremteve fetare. Atje shfrytėzon rastin pėr tė rėnė nė kontakt me delegacione tė ndryshme tė qyteteve dhe fshatrave dhe t`i ftojė nė rrugė tė drejtė. Nė kėto tubime pėrfitoi shumė njerėz. Ky sukses i hidhėroi shumė armiqtė e tij. Kishin menduar se si tė ēliroheshin nga Isai a.s. . Jo, All-llahu xh.sh. i kishte premtuar Isait a.s. qė do ta mbrojė dhe ndihmojė, kurse premtimi i Zotit ėshtė i Vėrtetė.
Isai a.s. i vizitonte qytetet dhe fshatrat, i thirrte njerėzit qė t`i kthehen fesė sė All-llahut, duke u mbėshtetur nė rregullat e librit tė All-llahut – Inxhilit. Ishte i pėrgatitutr tė durojė ofendime tė ndryshme dhe dhunė mbi tė. Kudo qė shkonte e pėrcillnin ndihmėsit e Havarijjunėve, qė ishin nderuar tė jenė nė shoqėrinė e tij.
Isai a.s. nuk kishte familje tė fortė qė do t`i qėndronte nė mbrojtje. Kundėrshtarėt e tij i flisnin pėr ato qė ia kishte thėnė populli Shuajbit a.s. : “Ne nuk tė kuptojmė, e as qė duam tė tė kuptojmė. Ne e shohim qė ti je pa pėrkrahje nė rrethin tėnd.” Prandaj, All-llahu i madhėruar i urdhėroi Havarijjunėt qė t`i bėjnė shoqėri dhe t`i bėhen mbrojtje.
“Dhe kur i frymėzova Havarijjunėt (i urdhėrova): “Tė mė besoni Mua dhe tė dėrguarin Tim.” E ata thanė: “Ne besuam, e ti dėshmo se ne jemi muslimanė”. (el-Maide; 111).
Pėr shkak tė pėrkrahjes qė i bėnin Isait a.s. shpeshherė kanė pėrjetuar mundime tė ndyrshme. Sprovat nė tė cilat janė vėnė vetėm e forconin fenė e tyre dhe pėrkushtimin Isait a.s. . Havarijjunėt qė ta forconin besimin e tyre i thanė Isait a.s. :
“Dhe (pėrkujto) kur Havarijjunėt thanė: “O Isa, bir i Merjemes, a mundet Zoti yt tė na zbresė njė tryezė nga qielli?” (Isai) Tha: “Kini frikė All-llahun nėse jeni besimtarė.” (Ata) Thanė: “Ne dėshirojmė tė hamė nga ajo dhe tė na binden (edhe mė shumė) zemrat tona dhe tė vėrtetojmė bindshėm se na e tregove tė vėrtetėn e bėhemi dėshmues tė saj.” (el-Maide; 112-113).
Kėrkesa e tyre nuk ishte drejtuar pėr shkak se dyshonin nė fenė e All-llahut, por shprehin dėshirėn sikurse Ibrahimi a.s. .
Isai a.s. habitet me kėrkesėn e Havarijjunėve dhe frigohet nga dėnimi i All-llahut xh.sh. , andaj Atij i drejtohet:
Isai, bir i Merjemes, tha: “O All-llah, Zoti ynė, zbritna nga qielli njė tryezė, qė tė jetė festė (gėzim) pėr ne dhe pėr ata (qė vijnė) pas nesh, tė jetė argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi mė i mirė.” (el-Maide; 114).
All-llahu xh.sh e lėshon tryezėn me ushqime tė llojllojshme pėr ta pėrkrahur dhe ndihmuar tė dėrguarin e tij.
All-llahu tha: “Unė atė ua zbres, e kush prej jush mohon pastaj, Unė atė e dėnoj me njė dėnim qė nuk e dėnoj asnjė nga njerėzit”. (el-Maide; 115).
Isai a.s. u thotė: “Kjo ėshtė tryeza qė e keni kėrkuar, e tė cilėn ua ka lėshuar All-llahu i lartmadhėruar. Ushqehuni nga kjo, sepse kėtė e keni kėrkuar dhe falėnderoni All-llahun xh.sh. , qė na i shton tė mirat.” Havarijjunėt hanin nga tryeza, duke e shtuar gjithnjė e mė shumė besimin e tyre.

Vdekja e Isait a.s.

Isai a.s. ishte luftėtar i palodhur nė realizimin e misionit tė tij pėr tė cilin e kishte dėrguar All-llahu xh.sh. . Nė jetėn e Jevrenjėve kishte shumė idolatri. Qėllim jetėsor kishin pasurinė, kurse jeta fetare ishte nė plan tė dytė. Njė grup prej tyre nė pėrgjithėsi u largua nga rregullat e Tevratit. Isai a.s. bėnte ēdo gjė pėr t`i kthyer nė rrugė tė drejtė. Qėndrimi i tij i paluhatshėm dhe pėrpjekja pėr thirrje nė fenė e vėrtetė u ndesh nė rezistencė tė Jevrenjėve, ashtu qė lindi konflikt i hapur ku Jevrenjtė nuk zgjidhnin mjete pėr ta pamundėsuar ēfardo kontakti tė Isait a.s. me masėn. Shkaku kryesor i kėsaj ishte kundėrshtimi i fesė sė tyre nga Isai dhe rreziku qė kanosej pėr pozitat e tyre. Pėr ta penguar Isain a.s. nė pėrpjekjet e tij vetėmohuese e pėrcillnin nė ēdo hap. Pėr muxhizet e tij pohonin se ato janė mjeshtri, magji qė Ai i realizon nė bashkėpunim me ndokend. Mė atė rast, janė shėrbyer me intriga tė ndryshme me qėllim tė pengimit ose, nė instancė tė fundit, luhatjes nė misionin e tij.Kur u bindėn se asgjė nuk mund ta pengonte, e as ta sprapste nga detyra qė ia kishte besuar All-llahu xh.sh. vendosėn pėr ta mbytur. Pėr ta arritur qėllimin e tyre, e akuzojnė Isain a.s. te mbreti Romak Kajseri, duke pohuar se Isai a.s., pėrmes fesė qė predikon, dėshiron pėr ta shuar pushtetin e tij. Isait a.s. All-llahu xh.sh. i dhuron menēuri pėrmes sė cilės e zbulon kurthin pėr likuidimin e tij. Prandaj, largohet nga territori i tyre. I fshehur, nė vetmi, kohė pas kohe lajmėrohej, por pastaj tretej shpejt. Paria Jevreje mblidhet nė Mesxhidul-Aksa pėr t`u kėshilluar pėr mėnyrėn e kapjes sė Isait a.s. Derisa biseda vazhdonte njėri nga shokėt e Isait a.s. u ofron t`u tregojė se ku fshihej ai. Jehuda ishte ai qė e tradhėtoi Isain a.s.Tė pranishmit e pyesin Jehudėn se pėr ēfarė arsye ėshtė kundėr Isait a.s. Ai u pėrgjigjet: “Edhe mua mė mundon po ajo ēka u mundon edhe juve.”

Jehuda e merr pėrsipėr qė t`i dėrgojė deri te vendi ku Isai a.s. gjendej i fshehur. Pasi qė pranuan pėr t`i pėrcjellur Jehuda deri nė vendin ku ishte i fshehur Isai a.s., shkojnė nė fiset e tyre pėr tė mbledhur ushtri. Tubuan ushtri tė madhe qė udhėhiqej nga Jehuda dhe marshuan pėr ta rrethuar vendin ku gjendej Isai a.s.

“E ata (jehuditė) i kurdisėn njė dredhi (mbytjen e Isait), por All-llahu iu kundėrvu dredhisė sė tyre, All-llahu ėshtė asgjėsuesi mė i fuqishėm kundėr atyre qė bėjnė dredhi.” (Ali Imran; 54).

vazhdon..
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė