Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-04-07, 18:04   #19
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Personalisht kam simpati te vecante per hebrejte. Njoh edhe personalisht disa, por nuk eshte kjo arsyeja. Mendimin tim per kete popull dhe historine e tij e bazoj ne informacionet ne shoqerine gjermane ku jam shkolluar. Ketu kam mesuar se nje numer i madh i shkenctareve, poeteve, filozofeve, si dhe “dijetareve” tjere, te cilet bota i njeh si “gjermanet e shkathtź”, jane me prejardhje hebreje. Vleresoj (dhe me kete vleresim i bashkangjitem nje profesori tim) se kjo begati intelektuale e tyre ka qene arsyeja e perndjekjes se tyre ne shume shoqeri (p.sh. gjate Luftes se Dyte Boterore). Mendimi negativ ndaj hebrejeve ne pergjithesi per mua eshte nje shprehje zilie.

Se si eshte e mundur kjo begati, kisha deshiruar ta kuptoj saktesisht, por sigurisht qe edhe pergjigja ime mbetet vetem nje tentim per spjegim, i cili nuk eshte me pak kontroverz sesa mendimet e shprehura me larte apo ne vijim.

Pasurine me te madhe ne kulturen hebreje e shoh tek “roli” qe ky popull i percakon vetit simbas syve e Zotit (simbas religjionit te tyre). Pra keta edukohen me bindjen qe jane “popull i zgjedhur” prej Zotit. Kjo zgjedhje e Zotit eshte njekohesisht urdher apo obligim i tyre ndaj tij. Ky lloj botekuptimi e mban individin hebrej ne “garime” permanente, por (per dallim me popuj tjere) me urdher dhe pergjegjesi transcendentale apo hyjnore. Edukimi i tille sjelle vetebesim shembullor, te ben te shohesh veten si nje pjese te vecante te botes. Si i tille, sigurisht mund te respektosh te gjitha kombet dhe religjionet tjera, por dashurine dhe pergjegjesine ndaj kombit te vet e ke te rezervuar apo urdheruar nga Zoti. Ne kete menyre qendron permbi cdo influencim te pamireseardhur nga jashte, qofte ky religjioz apo ideologjik.

Poashtu karakteristike dhe fascinuese per mua eshte shkalla e larte e arsimimit te tyre si dhe definimi i perkatesise ne kombin hebrej: nese e ke nenen hebreje, je edhe vet i tille (nuk mjafton te jete “vetem” i ati hebrej). Pra nena si monopoliste e edukimit apo bartese e vlerave shoqerore si porte hyrese ne kombin hebrej.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė