Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-04-07, 19:38   #1
kastrati
 
Anėtarėsuar: 02-04-07
Postime: 16
kastrati i vlerėsuar jo keq
Gabim Bahtir Hamza,”Kohė qė lane gjurma”

Me aforizma kundėr paradokseve shqiptare


Bahtir Hamza,”Kohė qė lane gjurma” ,Shtėpia botuese “Arbania”,Prishtinė,2004.

Abdullah KONUSHEVCI,

Bahtir Hamza, u paraqit me libra letrarė nė letėrsinė shqipe nė fillim tė viteve nėntėdhejetė:”U rritsh me lulet e botės”(poezi,1991) dhe “Jeta troket nė derė”(1993)kurse nė fillim tė shekullit tonė botoi edhe tre libra:”Gojėt e luleve”(2001),”Jeta nė peshojė”(2002)dhe “Vdekja nis nga Brenda”,(2002).
Liri qė do tė paraqesim nė kėtė pėrurim ėshtė vepra e tij e gjashtė.
Vepra mė e re”Kohė qė lanė gjurma”e Bahtir Hamzės, poetit tė mėrgimit, ėshtė njė vėllim aforizmash a gnomesh,mendimesh a sentencash nga mė tė ndryshmet, tė cilat veēohen me tematizmin dhe pėrzgjedhjen e veēantė tė pėrditėsuar, duke prekur probleme e tema tė ndryshme etnopsikologjike, politike, shoqėrore,morale, letrare,familjare,dashurore nga mė tė ndryshmet.

Libri aforistik”Kohė qė lanė gjurma”sajohet nga njėsitė mė tė mėdha tematike:”Unė,atdhu im”,”Kėshtu pleqėroj”,”Udhėtimi I ēdo njeriut”(pėrbėhet nga nėnnjėsitė :”Poetėt”,”Poezia”,”Testamenti I” dhe “Tesatmenti II”,)”Njerėzve qė nuk u vdes fjala” dhe “Kohė qė lanė gjurma”.Mbyllet me poezinė enumeracion”Nuk jam”,sikundėr qė hapet me formėn mikste nė poezi e prozė”Formula e panjohur”dhe po ashtu njė forme mikes me titull”a…..!..
Foramt e shkurta a mikrostruktuart letrare vetėm nė tė parė duket s enuk kanė madhėsin dhe madhėshtinė e formave tė gjata a tė makrostrukturave letrare.Ēėshtė e drejta, fare pak, pėr tė mos thėnė aspak, kemi ndonjė vepėr, e cila, nė fund tė fundit, nuk vjen e rrudhet nė njė formė tė shkurtė ose qė nuk e ka si pikėnisje njė formė tė shkurtė letrare,e cila mund tė vihet re,qoftė si ajtmotiv I saj,qpftė si mesazh, qė pėr shkon fill e pėr pe strukturėn e saj.

Kultivimi I formave tė shkurta,sidomos I aforizmave,mund tė thuhet se ėshtė njė prurje e re letrare, e cila ka marrė hov sidomos kėto dekadat e fundit, sado qė jehona e saj nė mendimin tone kritik e letrar ėshtė shumė e vogėl: ato sikur shikohen si diēka e “vogėl”, e paranėsishme dhe e pavlerė.Ky paragjykimduhet tė rrėzohet a tė hidhet poshtė pikesėpari nga kritika jonė letrare, e cila duhet tė bėjė vlerėsimin e tyre tė drejtė,qoftė si zhanėr letrar, qoftė si realizim artistic. Tekefundit, pėr peshėn e randėsinė e tyre a nuk flet mjaft fakti se nė biseda dhe nė shkrime letrare, sa here qe ndihet nevoja pėr t’I dhėnė force njė mendimi a njė qėndrimi vetjak, ne I drejtohemi akėcilės thėnie a maksimė tė akėcilit dijetar, shkencėtar,artist, madje dhe tė akėcilit poletikan,afarist tė botės ė tj.

Ėshtė tė theksohet se nė ciklin e pare “Unė atdhu im”.pas paradoksit tė vėnė re nė “Formulėn e panjohur”, B.Hamza sikur porosity se individi ėshtė njė mishėrim, njė njėtėsim me atdheun, prandaj, me t’u shpėrngulur nga ai, sukr humb peshėn dhe rendėsin qė ka.Ėshtė ky njė subli, I pėrvojės sė gjatė dhe tė hidhur tė autorit nė dhe tė huaj,Por, edhe ky kthim nė atdhe e bėn tė ballafaqohet me paradokset e ndryshme tė jetėa sonė shoqėrore.
Shqiptarėt, pavarėsisht nga prespektiva e tyre mjaft e paqartė historike. Megjithatė I karakterizon njė megalomanidhe njė vetėkenaqėsi e pashpjegushme – ata vazhdimisht e mbajnė plisin mbi njė sy,madje edhe atėhera kur, ng martesat e pėrziera, I shtrohen procesit tė asimilimit kombėtar.Paradoksi e arrin kulmin me averzionin, qoftė ndaj ushtrisė, qoftė ndaj policisė sė vet dhe prandje nė kėtė pikė sikur veēohet nga mbarė popujt e Ballkanit, qė kanė njė traditė shumė mė tė gjatė shtetėrore.Prandej,ai kėrkon qė tė respektohen tri parimet themelore tė njė shoqėrie tė qytetėruar, duke u shprehr fjalė pėr fjalė se janė tri gjėra qė nuk fallen: Ushtrimi I dhunės dhe dhuna mbi fėmijėt, marrja a trupi mbi nderin e shtėpise dhe tradhtia kombėtare.

Mbase ėshtė kjo arsyeja pse ai apelon nė ciklin e dytė”Keshtu pleqėroj” qė shqiptarėt tė kthejnė nga mėrgimi, tė martohen me atdheun, t’I heqin maskat, ta lėnė rrugėn e krimit, pėr t’u flijuar nė altarin e atdhedashurisė,sepse ,sikundėr shprehet autori:Vetėm liria ėshtė fat I gjithė njerėzimit;Kapitali mbi capital e ka emrin Liri;Vetėm liria nuk ėshtė luks I askujt dhe Liria kurrė nuk kthehet prapa.
Pjesa e tretė”Udhtimi I ēdo njeriut”pėrmbledh kryesisht refleksionet e utorit pėr poetėt,poezinė si dhe shoqėrohet nga dy testamente, duke pasur kėshtu, do tė thoshim, njė notė mė idividuale, mė personale.

Nė ciklin e katėrt”Njerėzve qė nuk u vdes fjala” lexuesi mund tė gjejė aforizma tė njerėzve tė ndryshėm, shqiptar,me tė cilėt autori ka pasur marrėdhenie afrie dhe nga tė cilėt ka zgjedhur ndonjė mendim, sentencė, qė atij I ėshtė dukur e bukur,kumptimplote dhe shprehėsė,kurse nė ciklin e fundit hasim afarizma nga dijetarėt, poletikanėt,shkrimtarėt,afaristėt,artistėt botėrorė.

Nė pėrmbyllje tė kėtij shrimi, mund tė themi se gjejmė nė kėtė libėr pothuajse tė gjitha farėt ė formave tė shkurta,si:epigramin,kur autori shpreh shpesh njė qėndrim fshkikullues ndaj dukurive tė kėqija shoqėrore,moto,gnomėn,setencėn,fjalėn e urtė popullore,proverbin,thėnien, kufijtė e tė cilave ėshtė bukur e vėshtirė tė caktohen saktėsisht, sado qė vetė fjala”aforizėm” do tė thotė pėrcktim I njė kufiri,kufizim.
Megjithate,sikur e provojnė farėt e ndryshme, kėto forma tė shkurta shprehin nė mėnyrė tė ngjeshur njė porosi, njė tė vėrtetė, njė aksiomė jetėasor, e cila mund tė jetė edhe njė moto e njė vepre, e njė pėrcaktimi a ndėrmarrjeje.

Nė PANARIN E LIBRIT.
Prishtinė Maj.2004 Abdullah KONUSHEVCI,

Shkrimi letrar ėshtė marr nga gazeta “PENA SHQIPTARE”,
1 Tetor.2004. faqe.14.
___________________________________________
Selia dhe redakėsia e “PENĖS SHQIPTARE”nė Prishtinė ėshtė perskutuar,ėshtė dhunuar,ėshtė palqkitur dhe stafi ėshtė rrahur fiziksht dhe brutalishtė nga bandat kriminele me 19-Prill-2005 dhe
me 4-qershor-2005.

__________________________________________________ _____
Ndėrsa nė librin “Kohė qė lanė gjurma”
pjesa e dytė,2006.
z.Dukagjin Hata, (kritik letrar) shkuran kėtė RECENSION,pėr librin e Bahtir Hamzės, qė i ATDHEUT,
KOMBIT,KULTURES,dhe EDUKATES....

__________________________________________________ ____________




Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg ekspozita+artistike+jpg.jpg (10.4 KiloByte, 1 shikime)
kastrati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante